• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një “opinion” i gjyqtarit Dhimitër Lara mund të hedh në erë “gjyqin e inceneratorëve”

16:18 : 21/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Për Gjykatën e Lartë, është i pavend opinioni i shprehur nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Dhimitër Lara, i cili, gjatë shqyrtimit të masave të sigurimit për personat e dyshuar si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës, ka shprehur konsideratën se ata duhet të hetohen si “grup i strukturuar kriminal”.

Sipas Gjykatës së Lartë, vlerësimi mbi akuzën jepet nga gjyqtari i seancës paraprake, në momentin kur Prokuroria dërgon çështjen për gjykim. Ndërkohë që opinionet e dhëna nga gjyqtarët gjatë shqyrtimit të masave të sigurimit, pra kur çështja është ende nën hetim, janë të palejueshme sipas Kodit të Procedurës Penale.

Në Dhjetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesat e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për caktimin e masave të sigurimit për disa zyrtarë e ish-zyrtarë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “korruspsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim gjatë procedurave për miratimin e kontratës koncesionare me kosto paraprake 128 milionë euro për ndërtimin e landfillit të Sharrës, në Tiranë.

Në 27 Janar 2024, Gjykata e Apelit të Posaçëm, në përgjithësi, la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Lexo edhe:

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

Personat e dyshuar ushtruan rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkonin ndryshimin e masës së sigurimit. Edhe Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e gjykatave më të ulta, me një vendim të marrë në 23 maj 2024.

Në vendimin e zbardhur gjendet edhe një situatë, e cila ngre dyshim për të gjithë veprimtarinë e institucioneve të reja të drejtësisë në trajtimin e aferës së inceneratorëve.

Personat nën arrest, ndër të tjera, kanë pretenduar në Gjykatën e Lartë se një anëtar i trupës gjykuese në Apelin e Posaçëm (Dhimitër Lara) ka shprehur opinione, duke kërkuar rëndimin e pozitës së tyre proceduriale.

Gjyqtari Lara ka shprehur opinionin se personat e dyshuar “nuk duhet të hetohen për bashkëpunim të thjeshtë, por për bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”.

Gjykata e Lartë shprehet për këtë moment se “…lidhur me evidentimin nga ana e gjykatës së apelit, se vepra penale mund të jetë kryer jo në bashkëpunim të thjeshtë, por në atë të grupit të strukturuar kriminal, duke e lënë orientim për prokurorin hetimin në drejtim të saj, Kolegji nuk pajtohet me këtë pjesë të arsyetimit të vendimit të bërë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke e orientuar këtë të fundit se është kompetencë e gjyqtarit të seancës paraprake kontrolli i veprimtarisë së prokurorit në lidhje me hetimin paraprak të çështjes”.

Në terma më të thjeshtë, Gjykata e Lartë ka pranuar se opinioni i shprehur në seancë mase sigurimit nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Dhimitër Lara, nuk vjen në frymën e procedurës.

Dhimitër Lara, si qytetar, si individ, mund të ketë të drejtë të dyshojë se zyrtarët e përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës kanë vepruar si “grup i strukturuar kriminal”.

Por, si gjyqtar, opinioni i tij në seancën e masave të sigurimit, kur prokuroria në atë kohë ende nuk kishte mbyllur hetimet dhe formuluar akuzën, duke plotësisht si një paragjykim.

Dhe, një paragjykim i tillë nga ana e gjyqtarit mund të përbëjë shkas më vonë për të ngritur pikëpyetje mbi vendimmarrjen e tij.

Në rastin e Larës, situata bëhet akoma më e rëndë. Ai është anëtar i trupave gjykuese që po gjykojnë çështjet e “inceneratorit të Elbasanit” dhe “inceneratorit të Fierit”, ku, në përgjithësi, të akuzuar janë thuajse të njëjtët persona që janë nën masë sigurimi edhe për “inceneratorin e Tiranës”.

“Opinioni” i dhënë prej tij se personat e përfshirë në “inceneratorin e Tiranës” janë grup i strukturuar kriminal, ndërkohë që hetimet nuk ishin mbyllur dhe nuk i takonte asaj séance për të përcaktuar kualifikimin ligjor për veprave penale, tregon bindjen e Larës mbi fajësinë e këtyre individëve.

Kjo do të thotë se edhe vendimmarrja e tij për të njëjtët individë, por që janë në proces gjyqësor për “inceneratorin e Elbasanit” dhe “inceneratorin e Fierit”, duket se është paracaktuar dhe ata i ka konsideruar “fajtorë”, ende pa nisur shqyrtimi gjyqësor në Apel.

Është për t’u ritheksuar se, si person, ai mund të ketë këtë bindje. Por, si gjyqtar, nuk mund t’i lejojë vetes të japë opinione ekstra-gjyqësore, të cilat mund të përbëjnë shkak më vonë për goditjen e vendimeve në Gjykatën e Lartë dhe, me shumë mundësi, edhe zvarritjen e tyre.

A mos ndoshta është ky qëllimi i Larës, pra nëpërmjet “opinionit të pafajshëm” të tentohet zvarritja e proceseve gjyqësore të inceneratorëve?

Ky dyshim forcohet akoma më tej, kur, Dritan Prençi, prokurori i “inceneratorit të Tiranës”, i cili është edhe prokurori që ndjek në Apel “inceneratorin e Fierit”, nuk ka ngritur deri më tani asnjë pretendim mbi “papajtueshmërinë” e gjyqtarit Dhimitër Lara për shkak të opinioneve që ka dhënë për individët e përfshirë si tek njëra aferë, ashtu edhe tek tjetra.

Etiketa: BashkiaDhimiter LaraGJKKOgjykata e posacmeGjyqiinceneratorkorrupsionopinionqeveria edi ramaspakTiraneVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026
AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026
AKTUALITET

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026
Para

Vendim që dëmton talentet vendase, FSHF heq limitin për lojtarët e huaj në Superligë

TË GJITHA

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom