Policia e Korçës ka arrestuar 56-vjeçarin me iniciale N. Zh., pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me dy vajza të mitura.
“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin N. Zh., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me dy shtetase të mitura.”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.