• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lëreni Olta Xhaçkën, por merruni me gjykatësit sharlatanë

15:47 : 27/08/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Ajo që po shitet si një krizë e stërgjatur institucionale mes një Gjykate Kushtetuese që e urdhëron parlamentin të votojë për t’i sjellë për shqyrtim çështjen e imunitetit të Olta Xhaçkës dhe shumicës parlamentare që pretendon se deputetët e zgjedhur nga sovrani nuk mund t’i urdhërojë askush se si të votojnë, është në fakt, një farsë për t’i hedhur hi syve publikut. Ajo do thjeshtë të ruajë faqen e fëlliqur në shërbimet ndaj qeverisë të trupës më të rëndësishme të dalë nga reforma në drejtësi.

Problemi nuk është fare në pikën për të cilën po diskutohet sot; pra, nëse ka ose jo të drejtë kushtetuesja të urdhërojë kuvendin që ti dërgojë për shqyrtim mandatin e ish ministres që pretendohet se ka përfituar titullin e investitores strategjike nga qeveria ku bënte pjesë.

Sepse, nga e drejta që po kërkon me këmbëngulje sot, përmes një vendimi të marrë në fillim të këtij korriku, pra atë për të shqyrtuar në themel çështjen e Xhaçkës, kushtetuesja hoqi dorë vetë me vullnetin e saj për ti shërbyer qeverisë Rama. Gjithçka u vendos në shkurt të 2023, kur Olta ishte ende ministre e jashtme. Atëherë nuk kishin kaluar as dy vite nga zgjedhjet e shkuara dhe ndërprerja e një mandati për mos respektimin e tij, kishte një farë peshe në lojën politike. Por atëherë Kushtetuesja, si ajka e drejtësisë së re, vendosi të luajë kartën e sorrollatjes. Ajo e shpërfilli trajtimin e kërkesës të 1 / 5 të deputetëve (28 mbështetës të Berishës) që i kërkuan të shprehej nëse Xhaçkës i takonte ose jo mandati. Ata, të ndihmuar edhe nga një kërkesë e grupimit opozitar Alibeaj- Basha, që asokohe ishte shumë më i madh në numra, vendosën të merren me formën jo me thelbin, pra nëse duhet detyruar ose jo kuvendi ta përcjellë kërkesën e opozitës për heqjen e një imuniteti. Ata e shpërfillën në mënyrë flagrante kërkesën e obligueshme të 1 / 5 të deputetëve dhe kjo nuk ishte një harresë e rastësishme. Atëhere Olta ulej ende në krah të kryeministrit në mbledhjet e kabinetit, atëhere ajo kishte përpara vetes edhe plot 29 muaj si deputete. Dhe ndihma më e mirë që i bënë asaj gjykatësist kushtetues ishte që të luanin shejtan budallain, për të shmangur shqyrtimin e dosjes së saj në thelb. Ata frikësoheshin pasi parardhësit e tyre “të drejtësisë së vjetër”, i patën lënë në dorë pataten e nxehtë të precedentit të heqjes së imuniteteve të Ilir Beqes dhe Koço Kokëdhimës, për çështje të ngjashme. Kështu, në vend që ta shpëtonin drejtpërdrejt, ata e “falën” duke i dhuruar kohë ish ministres.

Sot, kjo çështje e ka humbur rëndësinë dhe rrezik kushtetuesja nuk do ta shqyrojë do më kurrë atë. Por edhe nëse e bën, vendimi që do të marrë do të jetë qesharak, pasi kur ai të shpallet, Olta Xhaçka do jetë futur në listën e re të partisë për në parlementin e ardhshëm.

Lexo edhe:

Dekreti i Begajt/ “Shpërthen” Bushati: Vendosën ta bajgosnin, kemi futur një lopë në Presidencë

Sokol Hazizaj: Dekreti i Begajt jokushtetues dhe kundër ligjit për vetëqeverisjen vendore

Këtu mbaron dhe fabula e mandatit të Olta Xhaçkës bashkë me polemikën shterpë, nëse do të detyrohet kuvendi ta shpjerë dosjen e saj për shqyrtim. Por ama këtu fillon një çështje shumë më e mprehtë: ajo e asgjesimit së Gjykatës Kushtetuese, që nuk ka humbur asnjë rast për ti shërbyer Edi Ramës. Ky institucion i sapo dalë nga reforma, është ai që ka legjitimuar në këtë vend zgjedhje moniste me një parti të vetme dhe pa dekretimin e kreut të shtetit. Kjo është gjykata që ka refuzuar të shprehet nëse shembja me fadroma nga Veliaj e ndërtesës së Teatrit Kombëtar ishte apo jo e ligjshme. Në fakt ajo ka shpërfaqur trajtat tipike që përftojnë ata të cilëve u duhet të bëjnë arbitrin në regjime autokratike. Ata heqin dorë nga dhënia e vendimeve. Ashtu si na rastin e Xhaçkës, kur i’u shmang gjykimit të thelbit, kushtetuesja ka refuzuar ta bëjë këtë për çështje të tjera të nxehta. Ata nuk kanë pranuar të marrin në shqyrtim koncesionin e dhënies së Portit të Durrësit për Alabarin, ata kanë votuar kundër futjes në seancë plenare të papajtueshmërinë e zgjedhjes së Skënder Gjinushit, njësoj janë sjellë kur janë vënë para dilemës nëse ishte i ligjshëm apo jo izolimi i Sali Berishës, dhe të njëjtin standart kanë aplikuar kur i’u është kërkuar të shprehen për mosngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike. Pa përmendur këtu rastin Beleri, për mos lejimit e betimit të të cilit gjyqtarët kushtetues u renditën përkrah kamikazëve të partisë në drejtësinë e re.

Pra, konkluzioni është se për çështjet e mëdha, ata ose kanë dhënë vendime në favor të qeverisë ose kur e kanë pasur të pamundur ta bëjnë këtë, kanë refuzuar të shprehen duke lejuar që sërish përfituesja të jetë ajo. Pikërisht për këtë është tani i rëndësishëm debati rreth imunitetit të ish-ministres strategjike, për të kuptuar se deri në ç‘pikë kanë përfunduar korifejtë e drejtësisë së re. Dhe ta mendosh se për të arritur deri këtu, u desh të asgjesohej plotësisht Gjykata “e vjetër”, që në tetë vite i kish kthyer pas Berishës kryeministër një dyzinë vendimesh si anti kushtetuese (mes tyre marëveshjen e famshme të detit) dhe që vazhdoi më të njëtin ritëm të sprapësonte shkelejt e pasardhësit të tij Rama. Boll dhe kaq mjafton për të kuptuar se ku kemi mbërritur./ Lapsi.al

Etiketa: Andi BushatiBushatiGjykata Kushtetuesemandatixhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekreti i Begajt/ “Shpërthen” Bushati: Vendosën ta bajgosnin, kemi futur një lopë në Presidencë

21:33 : 02/10/2025
AKTUALITET

Sokol Hazizaj: Dekreti i Begajt jokushtetues dhe kundër ligjit për vetëqeverisjen vendore

19:35 : 02/10/2025
AKTUALITET

Votimi i dyshimtë për Kushtetuesen/ Naureda Llagami kërkon dosjen në Gjykatën e Lartë

10:43 : 02/10/2025
AKTUALITET

Një president lolo

19:54 : 01/10/2025
AKTUALITET

Juristi Jordan Daci: Presidenti Begaj ka konsumuar një shkelje të rëndë kushtetuese

18:28 : 01/10/2025
AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese pas dekretit të presidentit Begaj për Tiranën: Nuk kemi koment

17:09 : 01/10/2025
Para

Aksidenti me motor nxjerr zbuluar shqiptarin, policia i gjen kokainë dhe e arreston

TË GJITHA

Sulmet ndaj Drejtësisë, Rama nuk tërhiqet: Do merrem prapë, është çështje personale!

13:15 : 03/10/2025

Kopshte publike me shpenzime private! Prindërit denoncojnë abuzimet/ Ku është Zhaneta Beqiri

13:15 : 03/10/2025

PD kërkon debat parlamentar për abuzimet me fondet IPARD: Propozim për Komision të Posaçëm

13:05 : 03/10/2025

Dëshmon gruaja e ‘Manecit’, përplaset me Plaurent Dervishajn në GJKKO: Burri jot ishte vrasës me pagesë

13:00 : 03/10/2025

Gjenden mbetje kockore në Tërbaç, dyshohet për kafkë njerëzore

12:58 : 03/10/2025

Rama “u mbyll gojën” gazetarëve: Duhet të më pyesni vetëm për këtë që dua unë

12:48 : 03/10/2025

“Burg kush bën parkim të paligjshëm”, Rama paralajmëron edhe inspektorët bashkiakë

12:46 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com