• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si e humbi qeveria brenda vitit dekoratën “10 milion turistë”

08:51 : 18/08/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Doriana Musai

Kjo verë ka ngjallur shumë diskutime rreth pyetjes “Ka apo nuk ka turistë në Shqipëri”? Turizmi është bërë një temë qendrore në vend, sidomos në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm, ku sektori pritet të përdoret si kalë beteje nga ana e mazhorancës.

Qeveritë shqiptare, njëra pas tjetrës, kanë investuar shumë në nxitjen dhe promovimin e vendit për turistët e huaj. Projekte të dekadës së fundit si “Rilindja Urbane“, apo “Akademia e 100 fshatrave“, që ridizenjojnë sheshet e qyteteve dhe rikonceptojnë fshatin drejt agro-turizmit, janë pjesë e strategjive për ta transformuar vendin në një destinacion turistik deri në vitin 2030. Ndërsa, shumëçka shkruhet në dokumenta, të ashtuquajtura PPP, dhe Investime strategjike ndër më të fundit, Aeroporti i Vlorës, Autostrada Thumanë-Kashar, dhe rishtazi tuneli i Llogarasë, apo “fshatra turistikë” përgjatë Jonit, janë investime që po orientojnë sektorin drejt turizmit të modelit elitar, i dizenjuar të tërheqë klientë me fuqi blerëse më të lartë, në një zonë apo kohë të caktuar.

Shqipëria, është ndër të fundit vende të Europës që e bëri pjesë të ekonomisë këtë sektor. Turizmi në Europë u zhvillua menjëherë pas luftës së Dytë botërore edhe si një formë e re shkëmbimi mes kulturash pas genocidit të ndodhur në zemër të kontinentit. Vitet 50-70, njihen edhe si vitet e revolucionit kulturor, gjatë të cilit vendet e Europës perëndimore prodhuan muzikën, artin, arkitekturën dhe kulturën politike mbi të cilat ndërtuan themelet e Bashkimit Europian. Promovimi i Shqipërisë, në një destinacion turistik, nisi menjëherë pas rënies së komunizmit, me ngritjen e Republikës së re post-diktatoriale. Ligji i parë për Turizmin, në vitin 1993, synonte të nxiste investime në modelin e “fshatrave turistikë” dhe hoteleve, kryesisht përgjatë Adriatikut dhe në zona me potencial turistik. Më tej, sektori u nxit me fushata mediatike për atraksionet turistike të Shqipërisë, në 2007 dhe 2015, shoqëruar me ligje të reja (2007; 2018) për të ardhur tek strategjitë e ndërtuara për turizmin, 2015-2019, dhe 2019-2023.

Lexo edhe:

Mos nisja e fluturimeve në aeroportin e Vlorës rrezikon kontratat me garanci të turizmit

Tabaku: PS kërkon të uzurpojë institucionet e pavarura, KLSH denoncoi vjedhjen e 8 mld eurove

2020-ta, ishte viti më i keq për sektorin e turizmit në të gjitha vendet, si pasojë e mbylljes globale nga pandemia e COVID-19. Por, ndryshe nga shumë shtete të tjera të Europës, vendi ynë u hap më herët për turistët ndërkombëtarë. Duke shfrytëzuar kështu mbylljen e vendeve të tjera, zbutja e masave mbrojtëse dhe kontrolluese, i dha shtytjen sektorit, për ta nxjerrë nga rënia prej -59% nga 2019, në plus 114% brenda 2021. Operacion ky, që nga njëra anë avantazhoi vendin në thithjen e lëvizjeve të para turistike post pandemike, por nga ana tjetër rriti në maksimum rrezikun e ekspozimit ndaj virusit, për popullatën vendase (të prekur mbi 75% e popullsisë). Ndërsa në Europë turizmi pa një rënie prej 74%, në Shqipëria, referuar INSTAT, rënia ishte vetëm 58.5%.

Fushata mediatike promovuese e vendit, e njohur tashmë si “Ksamili – Maldivet e Europës”, menjëherë pas pandemisë (2021), rezultoi të tërheqë vëmendjen e miliona turistëve ndërkombëtarë, duke bërë që në vetëm tre vjet nga pandemia, 2023 të shënohet si viti i turizmit, duke arritur në 10 milion vizitorë të hyrë në vend nga porta ajrore. Sektori kishte kapur një tendencë rritëse vit pas viti dhe gjithçka dukej se po ecte me sukses. Turistët vërshonin në aeroportin e Rinasit, i shihje të shëtisnin nëpër sheshin Skënderbej, dhe të vozisnin anembanë vendit. Vera u mbyll me sukses. Shqipëria kishte mundur të tërhiqte vëmendje ndërkombëtare dhe për këtë arritje, qeveria i vendosi vetes në gjoks dekoratën “10 milion turistë”.

Por, a është 10 milionshi i mjaftueshëm për t’u konsideruar vend turistik?

Referuar të dhënave nga INSTAT, për të njëjtin muaj, (qershor), trendi i hyrjeve të shtetasve të huaj në aeroportin e Rinasit është në rritje që nga 2017 (Grafiku 2).  Në publik filloi të artikulohej se sezoni veror i 2024, do të sillte edhe më shumë turistë, duke “premtuar” deri 40% rritje të sektorit, nisur edhe nga entuziazmi i etheve të 10 milionshit dhe pritshmërisë se fushata marketuese do të japë efekt sërish.

Hyrja e verës, ndryshe nga çfarë deklarohej mediatikisht nga kreu i qeverisë, shfaqi në terren një panoramë tjetër. Bazuar në të dhëna të mbledhura në mënyrë empirike, bizneset e sektorit, restorantet, bujtinat dhe dyqanet e suvenireve raportojnë një rënie të ndjeshme të turistëve, duke e cilësuar madje këtë vit si më të dobëtin që nga pandemia?! Sektori që punon në vijën bregdetare, (kryesisht përgjatë Jonit) nisur nga pritshmëria për më shumë klientë, planifikoi më shumë burime njerëzore dhe logjistike, por u përball, dhe vijon të përballet, me mungesë të turistëve. Fotografitë e plazheve të jugut të braktisura, shëtitën nëpër mediat sociale duke shtuar panikun për një sezon të trishtë.

“Mos shkoni në jug, është shumë vapë, është shumë shtrenjtë dhe bregdeti është i betonizuar” – katër francezë në anglisht orientonin 2 holandezë në një bujtinë në fshatin Lin, të Pogradecit.

Po t’i ballafaqojmë të dhënat empirike, të mbledhura në terren, me ato sasiore të siguruara nga INSTAT, na qasen dy realitete të ndryshme. Sipas INSTAT, sektori ka vazhduar në trend pozitiv, dhe kurba pas “boom” të 2021, ka ardhur në stabilizim, duke e mbajtur rritjen në mbi 30%, për tre vite në vazhdimësi! Atëherë nëse numri i turistëve është më i madh se një vit më herët, pse shfaqen plazhe bosh dhe biznese që ankohen për klientë?

Më kanë thënë, që jugu është shumë i dendur me njerëz dhe ujërat nuk janë të pastra, është shumë pis dhe ka shumë ndërtime. A ia vlen për të pushuar disa ditë? – pyeste një grup tjetër francezësh, një gazetar të televizionit publik gjerman që po zhvillonte një dokumentar për Shqipërinë dhe kishte shëtitur gjithë vendin.

A jemi para një fushate keqinformimi publik me dashje, siç kryeministri shprehet, apo përpara faktit se realiteti turistik është tjetër nga ai i cili raportohet nga zyrat e burokratëve të shtetit? Apo, ndoshta, turistët, si çdo klient, njëherazi të pakënaqur nga çfarë i trumbetohet, zhgënjehen, dhe me fuqinë e fjalës që shëtit në “gjuhën” e turistëve, mund të rrëzojnë brenda një vit mijëra euro propagandë mediatike?

/Citizens

Etiketa: 10 milion turistëbusullaEdi RamaHumbiqeveriaturizmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mos nisja e fluturimeve në aeroportin e Vlorës rrezikon kontratat me garanci të turizmit

10:08 : 21/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: PS kërkon të uzurpojë institucionet e pavarura, KLSH denoncoi vjedhjen e 8 mld eurove

09:48 : 21/05/2025
AKTUALITET

A është supermazhoranca e Partisë Socialiste rrezik për demokracinë?

08:17 : 21/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama nuk ikën nga ndërkombëtarët, por vetëm me lëvizje popullore nga shqiptarët

21:36 : 20/05/2025
RAJONI

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

21:35 : 20/05/2025
AKTUALITET

FOTO/ Zgjerohet dyfish “pika e voçkël” e Kumbaros në plazhin e Manastirit për resortin e “AlbStar”

20:31 : 20/05/2025
Para

Shtetet e pasura po revoltohen kundër emigracionit

TË GJITHA

Eksplozivi te “Veliera” në Durrës, policia: Ishte lidhur me një celular të ngjitur me natriban

10:25 : 21/05/2025

Pas humbjes më 11 Maj, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar

10:20 : 21/05/2025

Mos nisja e fluturimeve në aeroportin e Vlorës rrezikon kontratat me garanci të turizmit

10:08 : 21/05/2025

VIDEO/ Ngjitja në Superligë e “shfrenon”, presidenti i kampionëve shijon suksesin krah balerinës

09:55 : 21/05/2025

Tabaku: PS kërkon të uzurpojë institucionet e pavarura, KLSH denoncoi vjedhjen e 8 mld eurove

09:48 : 21/05/2025

Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve

09:45 : 21/05/2025

Jennifer Lopez paditet për një shkelje të rëndë! Çfarë ka ndodhur me këngëtaren

09:33 : 21/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com