• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vodhën 140 mijë € përmes mashtrimit në një ‘exchange’ në Shkodër, arrestohet në Turqi një nga autorët

13:03 : 11/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Është arrestuar në Turqi një nga autorët që mashtruan pronarin e një pike këmbimi valutor në Shkodër dhe i morën 140 mijë euro. 40-vjeçari me inicialet K.J. është deportuar në Rinas mesditën e sotme.

Në momentin e kapjes në aeroportin e Stambollit, Policia Turke, gjatë kontrollit fizik, i gjeti me vete një shumë prej 7500 euro.

Po ashtu është bërë i mundur edhe lokalizimi i dy autorëve të tjerë, shtetasit gjeorgjianë G. T., 45 vjeç dhe B. T., 36 vjeç, dhe po bashkëpunohet ngushtësisht me homologët për kapjen e tyre.

“Gjatë operacionit të përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe asaj Turke i koduar “TRACKING”, u kap në Stamboll dhe u deportua ne Shqiperi shtetasi gjeorgjian Kakha Joua, si i dyshuar për kryerjen e veprës “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të veprimeve të thelluara, Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH, nëpërmjet strukturës së specializuar në varësi të tij, bëri të mundur zbulimin e itinerarit të autorit kryesor të dyshuar për këtë ngjarje, i cili po lëvizte nga Sarajeva në Stamboll me destinacion kryeqytetin e Gjeorgjisë.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Laç–Patok, humb jetën 37-vjeçari

Miku i Ramës, Ron Yeffet fle te vila qeveritare, dhjetëra biznesmenë e kërkojnë për mashtrim, non grata në disa vende

Informacionin e siguruar për vendndodhjen e autorit kryesor të kësaj ngjarjeje, Departamenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSH, nëpërmjet Interpol Tiranës e ka shkëmbyer në kohë reale me Interpol Ankaranë.

Në kuadër të operacionit policor “TRACKING”, policia turke, bazuar në informacionin e marrë nga Policia Shqiptare e cila kishte ndjekur lëvizjet e autorit të dyshuar, bëri të mundur kapjen e shtetasit K. J., 40 vjeç, i cili është deportuar në Rinas mesditën e sotme. Në momentin e kapjes në aeroportin e Stambollit, Policia Turke, gjatë kontrollit fizik, i gjeti me vete një shumë prej 7500 euro.

Po në vijim të hetimeve të thelluara nga Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet strukturës së specializuar në varësi të tij, në bashkëpunim me DVP Shkodër, është bërë i mundur edhe lokalizimi i dy autorëve të tjerë, dhe bashkëpunohet ngushtësisht me homologët për kapjen e tyre.

Më datë 09.08.2024, rreth orës 18:00, në sheshin Zdrale, Shkodër, këta shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë pronarit të një pike të këmbimit valutor, shtetasit E. I., shumën prej 140 000 euro dhe më pas janë larguar menjëherë nga Shqipëria.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër, pas kallëzimit nga pronari i një exchange, se 3 shtetas e kishin mashtruar në exchange, duke i marrë një shumë parash në euro, u bë i mundur identifikimi i 3 autorëve të dyshuar.

Në vijim të veprimeve, janë shpallur në kërkim edhe dy autorët e tjerë të dyshuar, shtetasit gjeorgjianë G. T., 45 vjeç dhe B. T., 36 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.”– njofton policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Etiketa: arrestimexchangegjeorgjianemashtrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Laç–Patok, humb jetën 37-vjeçari

19:58 : 02/06/2026
AKTUALITET

Miku i Ramës, Ron Yeffet fle te vila qeveritare, dhjetëra biznesmenë e kërkojnë për mashtrim, non grata në disa vende

18:01 : 31/05/2026
AKTUALITET

Furnizonte grupin me kokainë, arrestohet në “Fresk” 51-vjeçari

11:20 : 31/05/2026
AKTUALITET

Një i arrestuar/ Kush janë rojet e “Major Security” që dhunuan protestuesit në Zvërnec, hetim zinxhirit drejtues të policisë

09:06 : 31/05/2026
AKTUALITET

Shanset e Erion Veliajt për liri, 50-50. Kulisat në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese

19:14 : 27/05/2026
AKTUALITET

Krijuan një skemë mashtrimi me faqe false të Postës Shqiptare, arrestohet francezi, në kërkim një gjerman

14:31 : 25/05/2026
Para

Pamundësitë ekonomike për pushime! Shqiptarët nuk parashikojnë më shumë se 50 € shpenzime ditore

TË GJITHA

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom