• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Del VIDEO e atentatit ndaj biznesmenit grek, çfarë e lidh me vrasjen e Alfons Ndocit në qeli

15:59 : 06/08/2024
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE, RAJONI

Media greke “Protothema” ka publikuar pamjet e atentatit mafioz të regjistruar më 2 Korrik, ku u ekzekutua topografi grek Panagiotis Stathis brenda makinës së tij në Neo Psychiko.

Në videon e mëposhtme, autori i krimit është me motor, i cili shfaqet i veshur me rroba të zeza dhe me një skafandër të bardhë në kokë. Ai afrohet tek makina e biznesmenit nxjerr armën dhe qëllon në drejtim të 54-vjeçarit përmes xhamit të shoferit.

Pas të shtënave të para, atentatori e mbush sërish karikatorin dhe vijon të qëllojë drejt biznesmenit, duke u siguruar që ai kishte ndërruar jetë. Më pas, largohet nga vendi i ngjarjes.

Autoritetet greke kanë arrestuar një 44-vjeçar si autor të dyshuar të krimit, megjithatë, ai ka mohuar akuzat.

Policia ka zbuluar se i dyshuari kishte bërë kërkime të detajuara rreth jetës së viktimës. Autori raportohet se ka kërkuar në lidhje me vendbanimin e Stathis, nëse do të shpërngulej dhe ku (në atë kohë thuhej se kishte ndërruar shtëpinë). Ndërsa dyshohet se po kërkonte edhe adresën e saktë të kompanisë së viktimës.

Lexo edhe:

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

Misteri i vrasjes së Martin Çeços, dëshmia e motrës: Policia po fsheh të vërtetën

Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, në celularin e të arrestuarit dyshohet se është gjetur një fotografi me armë, që ngjan me atë të përdorur në krim.

Gjithashtu një nga celularët e 44-vjeçarit është gjetur një foto e Panagiotis Stathis, që dyshohet se është bërë nga vetë autori i dyshuar pas një takimi që ka pasur me një biznesmen në Mykonos.

Hetimet e policisë greke për vrasjen e biznesmenit Panagiotis Stathis kanë zbuluar një lidhje të mundshme me një tjetër krim të rëndë, vrasjen e shqiptarit, Alfons Ndoci.

Të dyja viktimat, Stathis dhe Ndoci, duket se kanë pasur bashkëpunime në disa “punë”. Alfons Ndoci ishte akuzuar më parë se ishte përdorur nga biznesmenë të ndryshëm për të kryer veprime kriminale, për shkak të konflikteve pronësore në Mykonos.

35-vjeçari Alfon Ndoci u vra me thikë mesditën e 26 Qershorit në sektorin numër 4 të burgut të Koridhalos, ku qëndroheshin të dënuarit për vepra të rënda penale. Në atë ngjarje mbeti i plagosur dhe Vokrri 46 vjeç nga Gjakova e Kosovës, teksa dyshohet se krimi ka ardhur pas një përleshje mes shqiptarëve.

Në pamjet e publikuara më herët nga mediat greke në lidhje me këtë ngjarje, shihej se dy të burgosurit, Julian Halili dhe Etem Hoxha, dalin nga zyra e gardianit Lambropulos të armatosur me thika dhe shkojnë e sulmojnë Ndocin.

Juliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy shqiptarëve babë e bir, ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes dhe plagosjes së ndodhur në burgun e Koridhalos.

Ndoci konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Në vitin 2014 gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina vrau pronarin, të cilin e ekzekutoi me gjakftohtësi sepse thjesht guxoi të rezistonte gjatë grabitjes. Në vitin 2018, gjatë transferimit në Kretë, ai arriti të arratisej.

Gjithashtu, në qershor të vitit 2023 Ndoci u arrestua së bashku me shtetasin Gerald Jaho, pasi u kapën me 2 pistoleta, marijuanë, 16 mijë e 207 euro dhe kartmonedha të tjera të shteteve të ndryshme, gjatë një ndjekjeje policore në Athinë. Ata ishin pikasur në një qendër tregtare nga biznesmeni Tonin Preka, i cili i kishte identifikuar si personat që i kishin grabitur 40 mijë euro në Mykonos. Policia mbërriti në vendngjarje dhe kreu një ndjekje episodike të tyre, ku Ndoci hipi në një automjet për të shpëtuar dhe përplasi disa mjete deri sa u kap.

Ndaj Ndocit kishte ndërkohë urdhër arreste në fuqi për “grabitje në bashkëpunim” dhe dy dënime me në total 3 vjet burg për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe “vjedhje”.

Etiketa: Alfons NdociatentatiBiznesmeni greklidhjapamjetPanagiotis Stathisvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Misteri i vrasjes së Martin Çeços, dëshmia e motrës: Policia po fsheh të vërtetën

22:42 : 10/05/2026
AKTUALITET

Detaje nga vrasja e çiftit Mujeci, autorët dolën nga makina dhe qëlluan sërish. Dinamika e atentatit

20:48 : 05/05/2026
AKTUALITET

Rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, GJKKO konfirmon “arrest me burg” për 4 të ndaluarit

16:33 : 13/04/2026
AKTUALITET

Misteri Ervis Martinaj/ “Lufta” për pasurinë, i gjallë në dosje, i zhdukur në jetë

11:48 : 06/04/2026
AKTUALITET

I biri akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit, babai i Sabah Nuzit e mohon: S’ka gisht, zotohem sipas Kanunit!

14:55 : 23/03/2026
Para

Ushtria amerikane teston armën e re, shkatërron luftëanijen (VIDEO)

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom