• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Toka në Vuno/ Berisha: Rama pohoi se nuk ekziston asnjë dokument kadastral se i përket fisit Koleka

21:03 : 05/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e sotëm është ndalur edhe tek denoncimi i opozitës ku pretendon se fisi Koleka ka marrë përmes një ligji special nga kryeministri Edi Rama 224 mijë metra katrorë tokë në Vuno, ku mes dy përfituesve janë edhe dy vëllezërit Edi dhe Olsi Rama.

Në lidhje me reagimin e sotëm të Ramës, Berisha tha se ai me një gjuhë që shpreh në mënyrën më autentike edukatën, moralin dhe formimin e tij, u përpoq të fajësojë të tjerët dhe të lajë duart për vete. Sipas Berishës, Rama pohonte të gjitha ato që i kanë thënë mediat këto ditë dhe se pohoi se nuk ekziston asnjë dokument kadastral se ajo tokë i përket fisit Koleka.

Berisha hodhi akuza dhe për përfitime të tokave të tjera nga kryeministri Edi Rama dhe vëlllai i tij Olsi Rama, ku sipas tij, ky i fundit ka marrë 38 mijë metër katror tokë për ndërmarrjen e tij private, tokë të familjeve Liçaj.

Sali Berisha: Në emër tuaj do t’i them disa fjalë hajdutit të Gjipesë, i cili sot me një gjuhë që shpreh në mënyrën më autentike edukatën, moralin dhe formimin e tij, u përpoq të fajësojë të tjerët dhe të lajë duart me 224 mijë metër katror që klani i tij Koleka, e ndjera mama e tij, kanë marrë në pjesën më panoramike, më turistike të të gjithë Bregut, në Gjipe. Miqtë e mi, në atë paçavure që kishte shkruar, ai pohonte të gjitha ato që i kanë thënë mediat këto ditë. Ai pohoi se nuk ekziston asnjë dokument kadastral. Se ajo tokë i përket klanit të tij. Natyrisht po të ekzistonte, gjënë e parë që bën çdo njeri, nxjerr atë dhe u thotë atyre që bëjnë akuza, ju qofshi që doni të mohoni tokën e regjistruar në kadastrat e shtetit. Por ato nuk ekzistojnë. Ajo tokë, për atë tokë ai nuk paraqiti sot para shqiptarëve asnjë dokument jo vetëm të pronësisë me regjistra shtetërorë, por as të shpronësimit të saj nga ndonjë qeveri. Edi Rama u tha të tjerëve se Eneo dhe Endrin Koleka kanë paraqitur këtë dhe atë. O mashtrues, po a nuk je ti që ke deklaruar se unë dhe nëna ime e ndjerë nuk kemi kërkuar kurrë një metër katror tokë? Po a nuk është nëna jote e ndjerë palë në gjyq së bashku me Enean dhe Endrinin kundër autoriteteve shtetërore që refuzuan të njohin pronësinë e tokës klanit Koleka se nuk kishin asnjë dokument të besueshëm. Çfarë të të them unë ty tani? Ti ke përdorur shumë epitete aty, unë nuk do e prish gojën, por ti të gjitha i meriton.

Do të më lejoni t’u lexoj një fragment nga paçavurja, nga e cila ai pohon indirekt çdo gjë. “Ky shpjegim nuk është për ta, po vetëm për atë shumicë shqiptarësh që prej 11 vjetësh, më kanë bërë nderin e jashtëzakonshëm të besimit të tyre për të udhëhequr Shqipërinë, të cilëve besoj se u vlen historia e kësaj prone, si një provë e besnikërisë sime ndaj tyre në kryerjen e një detyre kaq të lartë, ku kurrë, në asnjë rast, nuk kam marrë e nuk do të marr asnjë përfitim material përmes pushtetit që ushtroj, e prej ku familjarët e të afërmit e mi nuk kanë marrë kurrë, në asnjë rast, as edhe një trajtim të veçantë falë pushtetit që ushtroj”. Çfarë të të them unë ty, ti meriton mor hajdut çdo lloj epiteti. Po sarajet e Surrelit nga të dolën ty në Surrel? Me çfarë parash i ndërtove ti ato mo, që sapo filloi hetimin kryeinspektorja e deklarimit të pasurive, e shkarkove në mënyrë antikushtetuese? Po zonja jote, pallatin pesëkatësh të familjes, si e ndërtoi mo? O hajduti jo i Gjipesë, jo i Surrelit, i Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, i Ballkanit dhe mbarë Europës. Na thuaj pak, thuaju shqiptarëve pak, po ai Olsi yt, peshkaqen njëlloj si ti, do ndalem edhe tek ajo që the për pronësinë, do t’i tregoj mirë gjërat, ai Olsi yt që merr 38 mijë metër katror tokë për ndërmarrjen e tij private, tokë të familjeve Liçaj dhue të një familje tjetër të nderuar, e cila në të gjitha ligjet e vendit nuk mund të prekej, por u jepej pronarëve, kurse ti e jep me firmën tënde dhe vendimet e tua, vëllait tënd, sipërmarrjes së tij për aktivitet privat. Po ku ke besë ti? Ti nuk ke Zot, nuk ke asgjë. Po mafia nuk ka atdhe, nuk ka fe, mafia nuk ka moral. Po si mund t’u thuash ti shqiptarëve se familjarët e mi nuk kanë pushtuar asgjë nga pushteti yt. Po nga se i përfitoi Olsi hajduti 38 mijë metër tokë, 5100 metër ndërtime zyrash? Kujt ia tha këto mo? Ti meriton për të të kapur për zverku dhe për të të varë në shtyllën e turpit në mes të sheshit Skënderbej. Për cilin popull flet ti mor hajdut që thua nuk kam përfituar kurrë nga pushteti im? Po sarajet e Surrelit 720 metra themele të gjata i ndërtove me fitimet kur flije nën urat e Senës në Paris? Me se i ndërtove ti ato? Apo me përqindjet që merrje si kryetar bashkie të tjerëve. Ku shkuan o hajdut ikonat e ekspozitës në Gjermani me një vlerë mbi 15 milionë euro? Ku u zhdukën? Ti mor që nuk ke përdorur pushtetin, po ti e ke përdorur pushtetin më shumë se kushdo tjetër për t’u pasuruar. Nuk ka hajdut më të shpërfytyruar se ti. Ndaj dhe mos dil, mos u beto. Le që ty nuk të beson njeri, ti fyen shqiptarët kur betohesh. Ti vjedh çdo ditë, çdo natë, në gjumë, zgjuar, kudo që ndodhesh. Ti je vetëm hajdut, hajdut, hajdut!

Lexo edhe:

Standard i dyfishtë! Rama sulmon Britaninë për emigrantët, por mbron Italinë

VIDEO/ 36 mijë euro fluturimi, Rama shkon me charter në samitin e NATO-s. Mister kush ia pagoi

Etiketa: Edi Ramafisi KolekaSali Berishatokatvuno

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Standard i dyfishtë! Rama sulmon Britaninë për emigrantët, por mbron Italinë

19:13 : 26/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ 36 mijë euro fluturimi, Rama shkon me charter në samitin e NATO-s. Mister kush ia pagoi

14:47 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Petron e nxorën kartelet nga Parlamenti”, Berisha përplaset me Koçin

11:32 : 26/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Troplinët e paguan 10 milion euro emërimin e ministrit të Brendshëm

11:09 : 26/06/2025
AKTUALITET

Berisha përplaset me PS-në në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

10:42 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gazeta gjermane: Kullat e Tiranës fasadë për pastrim parash

19:38 : 25/06/2025
Para

Oficerja e forcave të armatosura zgjidhet Miss USA

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com