• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Killeri” i Çopjave/ Ky është Arben Lamçja, me rekorde kriminale edhe në Itali

16:32 : 05/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Personi që shihni në foton e mësipërme është Arben Lamçja alias Dobrova nga Elbasani, i cili është një prej 3 personave për të cilët SPAK lëshoi urdhër-arreste në kuadër të aksionit për goditjen e grupit kriminal të dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.

Lamçja ishte strehuar në një apartament në lagjën “Emshir” të Prishtinës, teksa ditën e djeshme u kap nga njësia policore “FAST Kosova”.

Ai akuzohet nga SPAK për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Lamçja dyshohet se shtë përfshirë në 5 krime të porositura nga Çopjat, mes të cilave edhe disa vrasje.

Ditët në vijim priten procedurat për esktradimin e tij drejt vendit tonë, për t’u njohur më pas dhe ai me akuzatr nga SPAK.

Arben Lamçja alias Dobrova rezulton një emër i njohur për drejtësinë, si dhe një person me rekorde kriminale në Itali.

Lexo edhe:

Dëshmia e Erion Alibejt, gazetarja jep detaje: Vrasje në seri për hakmarrje

Tronditëse në SHBA/ Babai akuzohet për vrasj*n e tre vajzave të tij të mitura

Fillimisht emri i tij del në regjistrat e dënimeve të gjykatave Italiane, pasi në muajin Mars 2011, ai është dënuar nga gjykata e Breshias me 12 vite burgim për akuzën e Shfrytëzimit të prostitucionit dhe “Bashkëpunimit kriminal”.

Por ky dënim është rritur dhe me dy vite të tjera nga Gjykata e Apelit të Breshias, duke e dënuar Lamçjan me 14 vite burgim.

Arben Lamçja, është ekstraduar në Itali me qëllim vuajtjen e dënimit, por për shkak të një amnistie, ai ka vuajtur vetëm 3 vite burgim.

Ndërsa një vendim tjetër dënimi i marrë nga gjykata e Bolonjës është mohuar se ekzekutuari nga autoritetet italiane, pas ekstradimit të tij në atë vend. Fakti i njëjtë, i gjykuar në të dy vendimet, konsistonte në shfrytëzimin si prostitutë të një shtetase të huaj gjatë periudhës nëntor-dhjetor 1999 deri në shkurt 2000.

Më datë 8 nëntor 2011, Sektori Kundër Krimit të Organizuar dhe të Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Elbasan, ka kryer arrestimin e Arben Lamçja, mbi bazën e urdhër arrestit nr.6559/00 R GIP, datë 26 mars 2011, të lëshuar nga Gjykata e Brescia, Itali.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka regjistruar procedimin pasuror te vitit 2011 ndaj shtetasit Arben Lamcja, duke hetuar për pasuritë e tij dhe te afërmeve te tij, për periudhën 2000-2011 e ne vijim.

Mbi bazën e material të referuara nga policia kriminale, në vitin 2011, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hapur një hetim pasuror dhe ka rezultuar se për Arben Lamçja alias “Dobrova”, janë identifikuar pasuri të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohej se rridhnin nga veprimtaria kriminale e këtij personi, i cili rezulton se është dënuar nga autoritetet Italiane të drejtësisë, për veprën penale të “Bashkëpunimit kriminal” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Paralelisht me Krimet e Rënda që nisi hetim pasuror përmes ligjit “Antimafia”, për këtë rast nisi dhe një hetim prokuroria e Elbasanit për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, duke hetuar për pasuritë e tij dhe të afërmeve te tij, për periudhën 2000-2011 e në vijim.

Në këtë hetim Arben Lamçja është marrë i pandehur për veprën penale të mësipërme, duke bërë që prokuroria të kërkojë gjykimin e çështjes.

Por në 30 Maj 2013 Gjykata e Elbasanit, ka vendosur të pushojë çështjen me pretendimin se nuk ekzistonin elementët e veprës penale që i atribohej Arben Lamçjas.

Nga ana tjetër Krimet e Rënda, vendosën të sekuestronin një seri pasurish në emër të Arben dhe vëllait të tij Sokol Lamçja në Elbasan. Pasuritë e sekuestruara në 28 korrik 2016 ishin një truall 120 m2 në Tiranë, një truall 340 m2 në Tiranë, një dyqan 46 m2 në Elbasan, një dyqan 97 m2 në Elbasan, si dhe dy bizneset të quajtur “Elba Beton” me administrator A.O dhe “Elba Import” sërish me administrator A.O.

Sekuestrimi i këtyre pasurive është lënë në fuqi dhe në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Por ky vendim është prishur pjesërisht në 5 prill 2017 në Gjykatën e Lartë, e cila ka vendosur të lirojë pasuritë “Elba Beton” dhe “Elba Import”.

Sipas Gjykatës së Lartë, këto pasuri kanë qenë fillimisht të hapura nga Arben Lamçja dhe më pas përmes kontratave të rregullta ai ja ka shitur kundrejt 170 milion lekëve, dy biznesmenëve nga Elbasani A.O dhe B.R.

Por disa vite më pas edhe hetimi për pasuritë e tjera tek Krimet e Rënda, është mbyllur duke liruar të gjitha pronat e sekuestruara Arben Lamçjas.

Etiketa: Arben LamçaCopjaItaliprishtineprostitucionspakvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëshmia e Erion Alibejt, gazetarja jep detaje: Vrasje në seri për hakmarrje

21:26 : 05/06/2025
BOTA

Tronditëse në SHBA/ Babai akuzohet për vrasj*n e tre vajzave të tij të mitura

17:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
BOTA

Lirohet autori i masakrës ku u vra kryeprokurori Giovanni Falcone, familjarët e viktimave: E dhimbshme

15:39 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
Para

Protestat vdekjeprurëse, kryeministrja e Bangladeshit arratiset nga vendi

TË GJITHA

Sanksionet e SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:25 : 06/06/2025

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

16:15 : 06/06/2025

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025

“Robin Hudi izraelit”/ Misteret e beduinit të armatosur nga Izraeli për të luftuar Hamasin

15:49 : 06/06/2025

Efektet e kremit mbrojtës, dermatologët rrëzojnë mitet, si dhe sa duhet aplikuar

15:46 : 06/06/2025

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com