• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama e ktheu Kushtetutën në letër pa vlerë”/ Berisha: Heshtja e Begajt dëshmi e pushtetit absolut të tij

14:35 : 03/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë këtë të shtunë në një deklaratë për mediat ku u shprej se Kushtetuta e Shqiperisë ka rënë për të shumtën herë, pasi sipas tij, ajo është kthyer thjesht në një leter pa vlerë apo në statutin e Partisë Socialiste, u Rama i interpeton nenet sipas vullnetit të tij malinj personal.

Berisha deklaroi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese zbatohen në narkoshtetin e Edi Ramës vetëm në rastin kur ato shprehin vullnetin e këtij të fundit dhe narko-mazhorancës së tij. Sipas liderit demokrat, në rast të kundërt këto vendime kurrë nuk zbatohen, por hidhen në kosh si leter pa vlerë.

Kreu i opozitës përmendi disa raste kur Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Ramës apo ky i fundit nuk i ka zbatuar vendimet duke nisur nga Teatri Kombëtar tek mandati i Olta Xhaçkës. Sipas Berishës, heshtja e Presidentit të Republikës, i cili është garant i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është dëshmi tjetër e pushtetit absolut të Edi Ramës.

Berisha theksoi se këto akte dëshmojnë se qytetarët shqiptarë janë të pashpresë në paditë e tyre.

DEKLARATË E SALI BERISHËS

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Kushtetuta e Shqiperisë ka rënë dhe kjo për të shumtën herë. Ajo është kthyer thjesht në një leter pa vlerë apo në statutin e Partisë Socialiste, nenet e të cilës zbatohen dhe interpretohen nga kreu i narko-shtetit shqiptar Edvin Kristaq Gjipea sipas vullnetit të tij malinj personal.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas nenit 124 të Kushtetutës zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës zbatohen në narkoshtetin e Edi Ramës vetëm në rastin kur ato shprehin vullnetin e këtij të fundit dhe narko-mazhorancës së tij. Në rast të kundërt këto vendime të cilat në doktrinë kanë vlerën e normës kushtetuese, kurrë nuk zbatohen, por hidhen në kosh si leter pa vlerë dhe së bashku me to de-facto hidhet vetë Kushtetuta dhe rendi i bazuar në librin themelor të shtetit.

Kjo ndodhi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për prishjen Teatrit Kombëtar, i cili nga Edi Rama nuk u zbatua, por u hodh në koshin e plehrave. Ky precedent i rrezikshëm i cili faktoi se mbi Gjykatën dhe Kushtetutën qëndron Edvin Gjipea me interesat e tij mafioze, çeli rrugën për akte të tilla të tjera të ngjashme. Kjo ndodhi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës, te cilin perseri Edi Rama per intersa te tij mafioze e hodhi ne kosh te plehrave dhe nuk e zbatoi. Ai urdhëroi Lindën e tij të parlamentit të mos zbatojë vendimin e gjykatës për t’i dërguar asaj për shqyrtim legjimitetin e mandatit të saj pasi deputetja dhe ministria Xhaçka kishte lumturuar burrin e vet me 11,000 m2 në Himarë dhe e kishte shpallur me firmën e Edvin Gjipese në kundërshtim të hapur me nenin 70 të Kushtetutës investitor strategjik.

Ky vendim i Edi Ramës është një grusht shteti brenda shtetit në të cilin në aparencë narko-mazhoranca, por në fakt Edi Rama, marrin pushtetin gjyqësor në ratin konkret pushtetin e Gjykatës Kushtetuese duke bërë kështu në vend të saj interpretimin përfundimtar të neneve të Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese pra duke rrëzuar Kushtetutën dhe marrë pushtetin e Gjykatës Kushtetuese. Ky akt anti-kushtetues shënon përseri zëvendësimin e shtetit ligjor dhe rendit kushtetues me kodin e mafies dhe rendin e narko-shtetit në vendin anëtar të NATO-s dhe qe pretendon te antaresohet ne BE.

Heshtja e Presidentit të Republikës, i cili jo në gërmën e Kushtetutës, por në doktrinën kushtetuese është garant i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është dëshmi tjetër e pushtetit absolut të Edi Ramës.

Por ky akt është gjithashtu dëshmi flagrant se sa e kontrolluar është në Shqipëri nga Edi Gjipea lufta kundër korrupsionit në raste ku vetë ai haptas apo fshetas është personalisht i përfshirë.

Por këto akte dëshmojnë se sa të pashpresë janë qytetarët shqiptarë në paditë e tyre kundër qeverisë për shkeljen e të drejtave të tyre civile dhe penale në një sistem gjyqësor fiktiv që kontrollohet me dorë të hekurt nga Edvin Gjipea.

Por këto akte dëshmojnë gjithashtu fytyrën e vërtetë dhe produktet monstruoze të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Partia Demokratike si parti e lirive dhe të drejtave të njeriut garanton shqiptarët se rivendosja e shtetit ligjor dhe kushtetutshmërisë në vend, janë objektivat më madhore të saj.

Etiketa: Edi RamaGjykata KushtetueseheshtjakushtetutaPresidentiSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025
Para

Milan nuk “heq dorë” nga Fofana, gati oferta për Monaco-n

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com