• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SKANDALI/ Veliaj i jep tendera burrit të vartëses së tij, Rama e ka shpallur “strategjik”

11:32 : 03/08/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Vazhdon grabitje e parave publike në Bashkinë e Tiranës përmes tenderave të cilat i fitojnë vetë vartësit e Erion Veliajt përmes familjarëve të tyre.

Ditën e sotme Partia Demokratike ka denoncuar se si kryebashkiaku Erion Veliaj i ka dhënë tendera vartëses së tij, Besjona Dede Mehmetaj, e cila ka mbajtur funksione të ndryshme në Bashkinë e Tiranës në kohën e drejtuanga Veliaj.

Tenderat me firmën e Erion Veliajt i janë dhënë subjektit tregtar “StarTek shpk” në pronësi të Lulëzim Mehmetajt, bashkërtotit të punonjëses së Bashkisë Besjona Dede Mehmetajt.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt: “Këndi i lojërave në Parkun e Liqenit”, me vlerë 708 mijë euro së bashku me shtesën e kontratës të lidhur, të cilat përfshinin edhe trenin për fëmijë që sipas qytetarëve nuk është vendosur në punë ndonjëherë edhe pse u prenë pemë për këtë qëllim.

Po ashtu edhe një tender nga UKT Tiranë me objekt : “Furnizimi me ujë dhe rrjet Kanalizimi për objektin: Rehabilitimi i vendbanimeve të Komunitetit Rome” me vlerë rreth 77 mijë euro lidhur me bashkim operatorësh pjesë e të cilëve ishte edhe kompania ( Star-Tek Shpk).

Lexo edhe:

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

Gjithashtu, me firmën e Erion Veliajt i është dhënë edhe një pronë publike në zbatim të vendimit për përcaktimin e procedurës për negocimin me zhvilluesit privat të cilët kërkojnë të lidhin  marrëveshje sipërmarrje/shkëmbimi me Bashkinë e Tiranës për zhvillimin e pasurive.

Sipas PD-së, Veliaj e ka futur bashkëshortin e vartëses së tij edhe në procesin e rindërtimit, pasi në 23 Tetor 2020 ata lidhën kontratën për tenderin e kufizuar në kuadër të procesit të rindërtimit me objekt : “Ndërtimi i shkollës “Sami Frashëri” me vlerë të kontratës 5.6 mlion euro ose 99.9 % të fondit Limit.

Ndërsa me firmën e kryeministrit Edi Rama,“Startek”shpk e Lulëzim Mehmetajt, bashkëshortit të punonjëses së Veliajt Besjona Dede Mehmetaj është miratuar vendimi 2/3 dt 2.9.2019 dhe mban statusin e investitorit strategjik për projektin e investimit me potencial strategjik “Dhërmi Resort“ në një sipërfaqe totale prej 133.000 m2 në Zonën Kadastrale Nr. 1481, Himarë, vlera e investimit 13.7 milion euro.

Denoncimi nga selia blu u bë nga zëdhënlësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli shoqëruar edhe me dokumentet përkatëse.

Sipas PD-së, qyetarët e kanë kuptuar se kush është Erjon Veliaj dhe si i ka shpërdoruar ai takstat e tyre, por a e ka kuptuar SPAK apo akoma do vijojë me arrestime punonjësish ndërsa nënshkrimi është  i Veliajt.

DEKLARATA E ZEDHENESES SE ANTIKORRUPSIONIT NE PD, GENTA VANGJELI:

Prej 19 javësh opozita proteston në dyert e blinduara të bashkisë Tiranë dhe përballë një kryebashkiaku të veshur me antiplumb.

Dyert e bashkisë do t’ja rrëzojmë për t’i hapur rrugë popullit, ndërsa antiplumbin ta gëzojë si dhuratë nga ata që ka frikë.

Ajo që e shqetëson Partinë Demokratike nuk janë masat mbrojtëse të Veliajt, por përmasat që marrin vjedhjet e tij dhe të bashkëpunëtorëve.

Njollën e tyre nuk e fsheh dot asnjë antiplumb dhe derë e blinduar. Një tjetër vjedhje ka hedhur rrënjë në bashkinë Tiranë.

Bëhet fjalë për punonjësen me funksione të ndryshme në kohë të Erjon Veliajt, Besjona Dede Mehmetaj, që me firmën e Veliajt përfitoi kontrata publike me anë të subjektit tregtar StarTek shpk në pronësi të bashkëshortit të saj Lulëzim Mehmetaj në të cilën ka rezultuar më parë edhe vetë ajo si e punësuar, konkretisht:

Në 8 Shkurt 2016 kontratën për tenderin që i kushtoi qytetarëve 80 ditë protesta me objekt: “Këndi i lojërave në Parkun e Liqenit”, me vlerë 708 mijë euro sëbashku me shtesën e kontratës të lidhur më 04.08.2017; të cilat përfshinin edhe trenin për fëmijë që sipas qytetarëve nuk është vendosur në punë ndonjëherë edhe pse u prenë pemë për këtë qëllim.

Në 5 Shkurt 2018 kontrata me UKT Tiranë me objekt : “Furnizimi me ujë dhe rrjet Kanalizimi për objektin: Rehabilitimi i vendbanimeve të Komunitetit Rome” me vlerë rreth 77 mijë euro lidhur me bashkim operatorësh pjesë e të cilëve ishte edhe kompania ( Star-Tek Shpk).

Në zbatim të VKB VKB 53 dt: 26:4/2018 Për përcaktimin e procedurës për negocimin me zhvilluesit privat të cilët kërkojnë të lidhin  marrëveshje sipërmarrje/shkëmbimi me Bashkinë e Tiranës për zhvillimin e pasurive në pronësi të saj, “Startek”shpk e bashkëshortit të Besjona Dede Mehmetaj  lidhi kontratën si sipërmarrës për një pronë publike me firmën e Erion Veliajt.

Startek”shpk e bashkëshortit ( Lulëzim Mehmetaj )të punonjëses së Veliajt Besjona Dede Mehmetaj është miratuar nga Edi Rama  me anë të vendimit 2/3 dt 2.9.2019 dhe mban statusin e investitorit strategjik për projektin e investimit me potencial strategjik “Dhërmi Resort“ në një sipërfaqe totale prej 133.000 m2 në Zonën Kadastrale Nr. 1481, Himarë, vlera e investimit 13.7 milion euro.

Por qokat nuk mbaruan këtu…

Si mund të mos përfshinte në pazaret e tij Erjon Veliaj bashkëshortin e punonjëses së tij në procesin e rindërtimit …

Prandaj në 23 Tetor 2020 ata lidhën kontratën për tenderin e kufizuar në kuadër të procesit të rindërtimit me objekt : “Ndërtimi i shkollës “Sami Frashëri” me vlerë të kontratës 5.6 mlion euro ose 99.9 % të fondit Limit.

Qyetarët e kanë kuptuar se kush është Erjon Veliaj dhe si i ka shpërdoruar ai takstat e tyre po SPAK a e ka kuptuar apo akoma do vijojë me arrestime punonjësish ndërsa nënshkrimi është  i Veliajt…..

Etiketa: Bashkia e TiranesBesjona Dede MehmetajEdi RamaErion Veliajinvestitor strategjikLulzim MehmetajStartek SHPKtendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025
AKTUALITET

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

09:50 : 28/06/2025
AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
Para

Makina përplas 69-vjeçarin në Vlorë, arratiset shoferi

TË GJITHA

Skandali i mikro-kredive/ Qytetarja fiton gjyqin ndaj Raiffeisen! Si i zhvati banka miliona lekë

13:46 : 28/06/2025

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

13:35 : 28/06/2025

Aksident në Vlorë, plagoset një motoçiklist

13:07 : 28/06/2025

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:03 : 28/06/2025

Shkrumbohen nga zjarri 4 rulota në Tiranë

12:52 : 28/06/2025

Blegtoria në krizë, bie numri i deleve dhe dhive, Ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë

12:47 : 28/06/2025

Zjarr pranë ish sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

12:32 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com