• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DETAJET/ Personi që qëlloi me armë në Shkodër është autori i dyshuar i vrasjes së Hekuran Billës

10:06 : 03/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar natën e kaluar në Shkodër, ku një person qëlloi me armë zjarri drejt disa personave të tjerë në afërsi të bustit të Prekë Calit.

Autori i dyshuar është Viktor Marku, i cili është shoqëruar nga Policia e Shkodrës bashkë me të vëllain dhe djalin e xhaxhait.

Nga të shtëna nuk ka patur persona të plagosur, pasi “shënjestrat” janë larguar me shpejtësi duke i shpëtuar plumbave. Policia ka sekuestruar një automjet tip “BMW”, brenda së cilës është gjetur dhe një gëzhojë.

Viktor Marku nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi më herët ai është arrestuar si autori i dyshuar i vrasjes së Hekuran Billës, ngjarje kjo e ndodhur më 11 qershor 2020 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Në lidhje me këtë ngjarje, më 18 Qershor të atij viti u arrestua 26-vjeçari Sebastiano Mali,  i dyshuar nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit. Sebastiano Mali është nipi i Prel Markut, ekzekutuar në Angli vite më parë nga Hekuran Billa.

Lexo edhe:

Skandali korruptiv në Rumani ekspozon skemën e shitjes së armëve që synonte ta mashtronte BE-në

Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Shkodër, familjet në qiell të hapur

Ndërsa tre ditë më pas, u arrestua edhe daja i Sebastian Malit, Viktor Marku, i cili u kap nga policia malazeze në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit. Hekuran Billa dyshohet se u nxorr nga Adiola Lakra, po ashtu e arrestuar në atë kohë si bashkëpunëtore në krim.

Por, të tre emrat e mësipërm u liruan dhe sot vrasja e Hekuran Billës është ende pa autor. Kjo pasi prokurori i çështjes, Petrit Hysi, vendosi të pushonte akuzat për vrasjen e Hekuran Billës për personat e arrestuar, Viktor Marku, nipit të tij Sebastian Mali dhe të dashurës së këtij të fundit, Adiola Lakrën si dhe Gjekson Pusin.

Pas më shumë se një viti hetime, prokurori Hysi thotë se nuk ka prova të mjaftueshme që të vërtetojnë implikimin e tre personave të proceduar në vrasjen e Hekuran Billës.

Vrasja e Hekuran Billës, sipas policisë në atë kohë, ndodhi për shkak të hakmarrjes, pasi Billa në vitin 2006 në Angli ka vrarë vëllanë e Viktor Markut, Prel Markun.

Hekuran Billa qëlloi Prel Markun, 22 vjeç, në kokë në një klub natë në “Park Royal” të Londrës më 14 tetor 2006. Ai u shpall fajtor në Angli për tre akuza për vrasje në tentativë dhe vrasje të Prel Markut, dhe u dënua me burgim të përjetshëm, me një mandat minimal të rekomanduar prej 34 vjet.

Ky vendim u njoh nga gjykatat shqiptare, të cilat vendosën ta dënojnë Billën e deportuar në Shqipëri me 25 vite burgim. Një pjesë të dënimit Billa e vuajti në burgun e Fushë-Krujës, ku më pas mundi të përfitojë lirinë me kusht pas një vendimi të firmosur nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Pas daljes nga burgu Billa lëvizte lirshëm, ç’ka solli dhe nisjen e planeve të kundërshtarëve të tij për ta ekzekutuar.

Etiketa: ArmeHekuran BillaqellonShkoderViktor Marku

Lajme të lidhura

BOTA

Skandali korruptiv në Rumani ekspozon skemën e shitjes së armëve që synonte ta mashtronte BE-në

08:19 : 13/11/2025
AKTUALITET

Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Shkodër, familjet në qiell të hapur

11:59 : 11/11/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, plagoset i moshuari

09:58 : 11/11/2025
AKTUALITET

Përleshje me armë mes bandave shqiptare në Itali, tre të plagosur

21:03 : 10/11/2025
AKTUALITET

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

13:51 : 09/11/2025
AKTUALITET

Makina përplaset me motorin në Shkodër, plagoset një 19-vjeçar

17:33 : 08/11/2025
Para

"Qeveria mblodhi 10 mln euro nga taksa"/ Tabaku: T'u kthehen lekët profesionistëve të lirë

TË GJITHA

Proceset që i “shkurtuan jetën” Gilmando Danit

18:30 : 13/11/2025

Shisnin doza kokaine në qytet, arrestohen 2 persona në Fresk

18:25 : 13/11/2025

Takimi Rama-Meloni/ Paloka: Show mes skandaleve! Marrëveshjet e firmosura dekor

18:08 : 13/11/2025

U helmuan nga ushqimi 2 fëmijë gjermanë humbin jetën në Stamboll, prindërit në gjendje kritike

18:04 : 13/11/2025

Dy policë të dehur përfshihen në një aksident në Kamëz, denoncimi me video: Patrulla i mbrojti

17:46 : 13/11/2025

Luana Vjollca ‘mbytet’ në trëndafila, Elton Tozaj: Ajo po e përndjek Krenarin

17:41 : 13/11/2025

I përfshirë në kartelin meksikan “Sinaloa”, SHBA fut në listë të zezë njeriun e Ramës

17:40 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com