• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vritet nga sulmi me raketë në rezidencën e tij në Iran lideri kryesor i Hamasit

08:38 : 31/07/2024
në BOTA

Ismail Haniyeh, një nga liderët kryesorë të Hamasit, është vrarë së bashku me një truprojat e tij në rezidencën e tij private në Teheran.

Lajmi është konfirmuar nga Garda Revolucionare e Iranit, e cila tha se heton sulmin, teksa sipas saj, 62 vjeçari ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian, më 30 korrik.

Po ashtu, edhe grupi i Hamasait ka njoftuar vdekjen e Ismail Haniyeh, ku thotë se ai u vra në “një sulm të pabesë sionist në rezidencën e tij në Teheran”, teksa për këtë ngjarje fajëson Izraelin.

“Lëvizja e Rezistencës Islamike Hamas vajton për popullin tonë të madh palestinez, për kombin arab dhe islamik dhe për të gjithë njerëzit e lirë të botës”, thuhet në deklaratë.

“Vrasja e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Iran përfaqëson një përshkallëzim serioz që nuk do të arrijë objektivat e tij,” tha zyrtari i fraksionit islamik Sami Abu Zuhri, i cituar nga mediat izraelite.

Lexo edhe:

“Robin Hudi izraelit”/ Misteret e beduinit të armatosur nga Izraeli për të luftuar Hamasin

Izraeli bombardon Bejrutin jugor në prag të festës së Kurban Bajramit

Ndërkohë, mediat saudite raportojnë se 62-vjeçari u vra pas një sulmi nga ajri me raketë që goditi rezidencën rreth orës lokale 02:00.

Ushtria izraelite mori përgjegjësinë për sulmin në një ndërtesë në jug të Bejrutit si përgjigje ndaj masakrës së Majdal Shams, ku një raketë e lëshuar nga Libani vrau 12 fëmijë. Por, për vrasjen e liderit të Hamasit, Izraeli ende nuk ka reaguar. Vdekja e Haniyeh vjen disa orë pasi Izraeli tha se vrau një komandant të lartë të Hezbollahut, Hassan Nasralla,  në një sulm në kryeqytetin libanez Bejrut.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbad, menjëherë dënoi vrasjen, duke e cilësuar “akt qyqar dhe zhvillim të rrezikshëm”, sipas agjencisë shtetërore palestineze të lajmeve, WAFA.

Disa shtete kanë dënuar sulmin. Rusia e ka quajtur “vrasje të papranueshme politike”, ndërkaq Turqia ka paralajmëruar se vrasja e liderit politik të Hamasit do të zgjasë luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Vrasja e Ismail Haniyeh vjen në një kohë të vështirë për Lindjen e Mesme, me përshkallëzimin e konfrontimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut që kërcënon të zgjerohet në një luftë më të gjerë rajonale dhe ndërsa Hamasi lufton kundër ushtrisë izraelite në Gaza.

Irani po mban një takim urgjent të Këshillit të tij të Lartë të Sigurisë Kombëtare në rezidencën e liderit suprem Ali Khamenei, për të vendosur për strategjinë e Iranit si reagim ndaj vdekjes së Haniyeh, një aleat i ngushtë i Teheranit.

Vrasja e Haniyeh konsiderohet një goditje e rëndësishme për grupin militant palestinez, duke eliminuar një figurë kyçe që drejtoi grupin ndërsa jetonte jashtë shtetit.

Ndërkohë në prill, sulmet ajrore izraelite vranë tre nga djemtë e Haniyeh dhe katër nga nipërit e tij, sipas Hamasit.

Si udhëheqës politik i Hamasit, ai ishte një bashkëbisedues kyç me ndërmjetësit ndërkombëtarë gjatë bisedimeve të bllokuara të pengjeve dhe armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, pas sulmit të grupit në Izrael më 7 tetor.

Haniyeh lindi në një kamp refugjatësh pranë qytetit të Gazës dhe iu bashkua Hamasit në fund të viteve 1980 gjatë Intifadës së Parë, ose kryengritjes. Prindërit e tij ishin refugjatë të dëbuar nga Askalan, i cili më vonë u bë i njohur si qyteti izraelit Ashkelon. Ai u burgos disa herë në Izrael për pjesëmarrjen e tij në kryengritje, përpara se të deportohej dhe të kthehej në Gaza – ku ai u ngjit në mënyrë të qëndrueshme në rangun e Hamasit në dekadën e ardhshme.

Haniyeh u emërua pjesë e një “udhëheqjeje kolektive” të fshehtë në vitin 2004 pas vdekjes së dy liderëve të mëparshëm të Hamasit, Sheikh Ahmed Yassin dhe Abdel Aziz Rantisi, të cilët u vranë në sulmet izraelite vetëm disa javë. Në vitin 2017 ai ishte bërë shefi politik i grupit dhe u emërua një “terrorist global i caktuar posaçërisht” nga Shtetet e Bashkuara menjëherë pas kësaj.

Ky vendim erdhi gjatë një periudhe tensioni mes Uashingtonit dhe palestinezëve për shkak të vendimit për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, vendim i marrë nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump.

Pavarësisht nga ky emërtim – dhe ndryshe nga udhëheqja ushtarake e Hamasit – Haniyeh udhëtoi në mbarë botën, duke u takuar me figura botërore si kreu politik i organizatës. Ai u fotografua duke u takuar me Presidentin iranian Masoud Pezeshkian në Teheran të martën.

Etiketa: HamasiIsmail HaniyehIzraelilideriraketëvritet

Lajme të lidhura

BOTA

“Robin Hudi izraelit”/ Misteret e beduinit të armatosur nga Izraeli për të luftuar Hamasin

15:49 : 06/06/2025
BOTA

Izraeli bombardon Bejrutin jugor në prag të festës së Kurban Bajramit

22:02 : 05/06/2025
BOTA

Izraeli pranon se ka armatosur milicinë e lidhur me ISIS-in për të luftuar Hamasin

20:08 : 05/06/2025
BOTA

Nis epoka e armëve me lazer, Izraeli dhe Rusia i përdorën ato për të rrëzuar dronë

18:48 : 05/06/2025
BOTA

Franca tronditet nga vrasja e berberit tunizian, policia: Krim racist anti-mysliman

09:28 : 05/06/2025
AKTUALITET

Tragjike! Vritet nga rrufeja një burrë në Ersekë

19:05 : 04/06/2025
Para

Intervista e Ahmetajt, si dëshmi e tredhjes së SPAK-ut

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com