• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çollaku: Pas kongresit, priten “sëmundje” të reja në Partinë Socialiste

16:17 : 27/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari Basir Çollaku, në një reagim në Facebook, shkruan se 28 korriku, e diela e kongresit socialist, nuk do të jetë rehati prag-pushimesh për mazhorancën.

Ai shprehet se parlamenti do të ketë seancë të jashtëzakonshme javën e parë të gushtit dhe shton se socialistët janë porositur të mos hallakaten larg.

“Qeveria ka nevojë të rivotojë emra të ndryshëm. Rama do të bëjë makiazhin qeveri-parti-SPAK.”– shprehet gazetari.

Çollaku thekson se sëmundja e beftë e kryeparlamentares Lindita Nikolla, të cilën e njoftoi në seancën e fundit, përtej shkaqeve mjekësore, ka ende mister të pazbardhur.

Lexo edhe:

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

Ai shprehet se e hëna e pas-kongresit ka vëmendje të përqëndruar absolute në rrëfimin e ish-zëvëndëskryeministrit Arben Ahmetaj ku priten “sëmundje” të reja, më të rënda se covidi në partinë e Edi Ramës.

Gazetari shprehet se kryeminstri Rama, për ta hequr efektin “Ahmetaj”, do të prodhojë ngjarje të forta.

Çollaku thekson më tej se disa ministra të Ramës janë në ankth pasi e dinë se do të gjenden nëpër korridore pas lajmit se kryeministri i ka shkarkuar.

“Ministrat ndryshe do hyjnë e ndryshe do dalin nga Kongresi, ku katër apo pesë prej tyre janë me dije se do marrin lëmosha politike, për ekipet zgjedhore, pas largimeve. Ulsi Mania e Taulant Balla mund të jenë kurbanët e lajmëruar, sepse partnerët nuk kanë heshtur as me dosje as me refuzime. Të tjerë janë në ankth jo krejt pa shkak. Kryepritshmëri është edhe heqja e gradave politike të Tiranës, Erion Veliajt, duke grishur me porosi SPAK për të shkuar te masa arrestit e munguar. Balluku e Gjiknuri mund të jenë rivalë ose konsensualë për post-Veliajn në Parti, apo një Gonxhe hershmërisë së Ramës si përpjekje për bashki.”- shkruan Çollaku.

Postimi i plotë:

Parlamenti do të ketë seancë të jashtëzakonshme javën e parë të gushtit. Deputetët janë porositur të mos hallakaten larg. Qeveria ka nevojë të rivotojë emra të ndryshëm. Rama do të bëjë makiazhin qeveri-parti-SPAK. Do të lëshojë e mbajë. E diela e fundit e korrikut, 28-a, e kongresit socialist, sa elektoral aq edhe vullkanik në tentativë, nuk do të jetë rehati prag-pushimesh për mazhorancën. Sëmundja e beftë e Nikollës, largimi të premten e 26 korrikut, në seancën teorikisht të fundit, përtej shkaqeve mjekësore, ka ende mister të pazbardhur. Disi konfuze, pa asnjë shenjë të mëparshme, ajo shfaqi pamundësi të kryerjes së detyrës si kryeparlamentare për shkaqe shëndeti, por jo mungesë mundësie shërbimi ndaj zgjedhësve. E hëna e pas-kongresit, ka vëmendje të përqëndruar absolute në rrëfimin e ish-zëvëndëskryeministrit Arben Ahmetaj, ku priten “sëmundje” të reja, më të rënda se covidi, në qeveri e Partinë Socialsite. Rama do të kërkojë me çdo kusht të mos mbajë opinionin të mbërthyer te deklarimet e zëvëndësit të tij, të larguar pas një urdhërarresti, për një vepër të bërë nga ata që janë ende në liri, kryesuar nga Rama, Veliaj, Agaçi e të tjerë plot. Pohimet e Ahmetajt si në intervistën e parë, duhej të ishin hetuar kryesisht nga Prokuroria e Posaçme, e cila mund t’i bashkojë intervistat e të gërmojë thellë akuzave që kanë baza reale. Kujtojmë qëndrimet për cannabis, reformën në drejtësi dhe vettingun me sms, kanosjen për jetën, investimet e Eco Park ku familja e Edi Ramës ka firmën e qeveritarit Rama dhe përfitimin e familjes Rama. Shkresat nuk mungojnë. Këtë do të kërkojë ta zhbëjë kryeministri duke prodhuar ngjarje të përafërta të forta për opinionin, por edhe duke turbulluar institucionet tashmë të gjithë të varura. Për ta hequr efektin “Ahmetaj” serial i hapur gjithnjë me telashe serioze Edi Rama do të prodhojë ngjarje të forta. Janë disa ministra në ankth, pasi pa i pyetur askush, ashtu siç ka ndodhur kur janë emëruar, me gjasë do të gjenden nëpër korridore, nga lajm-shakerkimi i Ramës.

Ministrat ndryshe do hyjnë e ndryshe do dalin nga Kongresi, ku katër apo pesë prej tyre janë me dije se do marrin lëmosha politike, për ekipet zgjedhore, pas largimeve. Ulsi Mania e Taulant Balla mund të jenë kurbanët e lajmëruar, sepse partnerët nuk kanë heshtur as me dosje as me refuzime. Të tjerë janë në ankth jo krejt pa shkak. Kryepritshmëri është edhe heqja e gradave politike të Tiranës, Erion Veliajt, duke grishur me porosi SPAK për të shkuar te masa arrestit e munguar. Balluku e Gjiknuri mund të jenë rivalë ose konsensualë për post-Veliajn në Parti, apo një Gonxhe hershmërisë së Ramës si përpjekje për bashki. Do të zëvëndësojë në krye të Kuvendit edhe Nikollën e urdhër-larguar, me ndonjë Spiropal apo Xhaçkë, për t’u dhënë mbrojtje, sepse janë të ekspozuara nga episode hetimesh. Rama po shfaq dhunshëm edhe ndikimin ndaj Prokurorisë e drejtësisë. Nëse do të kishte pavarësi të sistemit të drejtësisë, zgjedhjet e parakohshme, do të ndodhnin brenda vitit. Nëpër burgje ka ministra si Beqja, e zyrtarë të tjerë, të cilët me çfarë mund të thonë, sepse kanë luhatje të rënda nga trysnia e hekurave, mund të mbushin qelitë me kolegë dhe eprorët e tyre.

Etiketa: Basir ÇollakuEdi Ramakongresi i ps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
Para

Zjarr pranë portit të Shëngjinit, rrezikohen rezidencat e pushuesve

TË GJITHA

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom