• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Jam Pjerin Ndreu”/ Si mashtruesit i morën lekët biznesmenit Ylli Ujka, u prezantuan si kryebashkiaku

16:58 : 23/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Lezhë/ Qytetarja sherr për pronën, uzurpuesit e kërcënojnë me certifikatë në dorë

Zjarr në Pllanë të Lezhës, digjet një parcelë me pemë e vreshta rrushi

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i koduar “Imposter”, ku Policia e Lezhës arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim një tjetër, të cilët akuzohen se nëpërmjet mashtrimit duke u prezantuar si zyrtarë vendorë u merrnin para biznesmenëve.

Në pranga u vunë shtetasit Shkëlqim Domi, 35 vjeç dhe Saimir Sallaku 37 vjeç, të dy banues në Shijak. Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Shefik Kurti 63 vjeç, banues në Itali.

Burime për mediat bëjnë me dije se mashtruesit prezantoheshin si kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ndërsa pre e mashtrimit ka rënë biznesmeni Ylli Ujkaj, njëherazi edhe presidenti i ekipit të basketbollit “Besëlidhja”.

Mashtruesit kanë biseduar në aplikacionin “Signal” me biznesmenin Ujka më 14 Korrik, duke u prezantuar si Pjerin Ndreu dhe i kërkuan 15 mijë euro. Biznesmeni pa u menduar dy herë ua ka dhënë 15 mijë euro mashtruesve Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallakut, të cilët kanë bashkëpunuar edhe me Shefik Kurtin.

Më 17 Korrik ata kanë tentuar serish t’i marrin biznesmenit Ylli Ujka një tjetër shume të madhe parash me një tjetër skemë mashtrimi, por kanë dalë zbuluar.

Ndërkohë, Policia e Lezhës po bashkëpunon me atë të Tiranës ku këta shtetas me të njëjtën skemë mashtrimi kanë tentuar t’i marrin një biznesmeni 20 mijë euro.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku, në bashkëpunim me shtetasin Shefik Kurti, më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore. Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë. Në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, vijojnë hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur një Tiranë, ku këta shtetas kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Dy të arrestuarit dhe i shpallur në kërkim akuzohen për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Kjo nuk është hera e parë kur biznesmenët bien pre e mashtrimit, duke u dorëzuar shuma të mëdha parash mashtruesve. Kjo skemë ka ndodhur dhe në shumë raste të tjera me biznesmenë të tjerë, teksa mashtruesit janë prezantuar si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Brendshëm, Taulant Balla apo ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Por dhënia me kaq lehtësi e parave nga ana e biznesmenëbe kur ua kërkojnë deputetët, kryebashkiakët apo ministrat e mazhorancës, ngre dyshime se dhënie të tilla “huadhënie/dhurimi/ndihme” janë aq të shpeshta sa biznesmenët nuk mendohen dy herë as sa të bëjnë një telefonatë verifikuese.

 

Etiketa: 15 mijë eurolezhemashtrimipjerin ndreuSaimir SallakuShefik KurtiShkëlqim DomiSignalYlli Ujka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lezhë/ Qytetarja sherr për pronën, uzurpuesit e kërcënojnë me certifikatë në dorë

21:27 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zjarr në Pllanë të Lezhës, digjet një parcelë me pemë e vreshta rrushi

17:30 : 31/05/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

12:49 : 26/05/2026
AKTUALITET

Zbardhet dinamika e aksidentit në Lezhë, identifikohet viktima

22:53 : 22/05/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Lezhë

21:47 : 22/05/2026
AKTUALITET

Kompanitë e Xhindolit dhe Ujkas me centrale diellore 174 MW në toka publike me qira simbolike

13:25 : 21/05/2026
Para

"E mësova në burg"/ Beleri zgjidhet nënkryetar i Komisionit për Peticionet në PE

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom