• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çollaku: Berisha e Noka të ofrojnë projektin e bashkimit të PD, një model mund të jetë fraksioni

16:48 : 11/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka deklaruar se kreu i PD-së, Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithsëm i partisë, FLamur Noka duhet të ofrojnë një projekt për bashkimin e Partisë Demokratike.

Çollaku theksoi në MCN se një formulë mund të jetë fraksioni, ose modeli i partisë autonome brenda PD-së, sikurse e kanë republikanët në SHBA.

“Unë kam deklaruar që kam reaguar dhe kolegia ime ka reaguar. Të gjithë deputetët e grupit tonë janë të PD-së, s’ka lëvizur nga përfaqësimi, përfshirë z.Basha, i vetmi rast që u largua është z. Enkeled Alibeaj. Unë kam bërë një reagim, se si duhet të ishte sjellja jonë jo vetëm si deputet, por edhe si përfaqësues të një strukture njerëzore që deri dje ishte PD-ja zyrtare, dhe në debate unë kam refuzuar propozimet për të krijuar një subjekt tjetër politik, kam refuzuar të braktis PD-në. Nga pikëpamja institucionale s’kemi shkuar askund, mbetemi dhe jemi pjesë e PD, pastaj vlerësimet për situatat mund t’i kemi të ndryshme.

11 qershori është një realitet juridik që krijoi një realitet të ri politik. PD ka qenë e ndarë në dy pjesë, Rithemelimi dhe PD zyrtare. Të dyja palët kanë qenë të strukturuara si parti paralele. Vendimi i 11 qershorit ia njohu legjitimitetin Rithemelimit dhe z.Berisha. Reagimi i parë i Berishës dhe të tjerëve kanë qenë pozitive, ftuan për bashkim, mbyllje të konfliktit. Unë i kam lexuar si vullnet pozitiv, një dorë e shtrirë. Por bashkimi ose bashkëjetesa nëse duam, deklaratat janë thjesht shprehje vullneti, jemi ende larg, s’do të thotë në mënyrë automatike bashkim apo bashkëjetesë.

Bashkimi realizohet jo përmes deklaratave, por duhet të ofrohet një projekt bashkimi i demokratëve. Palës fituese i takon barra të ofrojë një projekt bashkimi. Sot është përgjegjësia e Berishës, Flamurit, të ofrojnë një projekt bashkimi që bën bashkë pjesët që mendojnë ndryshe, ose kundër. Përmes modeleve të një fraksioni, ose me modelin republikan, një parti autonome brenda partisë. Unë e kam bërë publik synimin tim që sapo të kalojë historia e protestës, do t’i kërkoj në mënyrë zyrtare si deputet z.Noka të bëjë publik idetë apo projektet e tyre për një bashkim të demokratëve. Bashkim s’do të thotë nënshtrim dhe të braktisësh mendimet që ke pasur deri dje. Psh. në rastin SPAK ne e mendojmë totalisht kundër. Por kjo s’na pengon që të jemi bashkë në një sigël kundër Edi Ramës”.

Lexo edhe:

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

Çollaku tha se nuk duhet të ketë kritere individësh sa i takon bashkimit, që sipas tij e dëshirojnë 90 për qind e anëtarësisë.

“Këto shprehjet që të vijnë këta, por jo ata, janë sektare, të panevojshme. Janë provokime që bazohen në mentalitet sektar. S’duhet të ketë kritere individësh. Ose do bashkekzistojmë të gjithë, ose s’do bashkekzistojmë. Jam në kontakt me strukturat dhe ka një vullnet, në masën 90 për qind për të realizuar këtë bashkim. Edhe ish-Rithemelimi e kupton se pa bashkim shanset për fitore janë thuajse zero. Por bashkimi s’duhet të jetë një nënshtrim. Duhet të ofrohet një projekt ku të gjithë të respektohen dhe secili të marrë vendin që i takon. Mbas protestës synoj të takohem me z.Noka dhe ta pyes nëse ka një projekt transparent, serioz, që përfshin jo vetëm 10 deputetë, por krejt strukturën njerëzore të ish-PD-së zyrtare. Mbas protestës synoj të takohem me z.Noka dhe ta pyes nëse ka një projekt transparent, serioz, që përfshin jo vetëm 10 deputetë, por krejt strukturën njerëzore të ish-PD-së zyrtare. Të kërkosh parti tjetër për inat të Berishës më duket fundamentalizëm politik. Përballë kemi një përbindësh si Rama, që të ndarë na ha për mëngjes.”

Çollaku tha se sot do ketë në shesh edhe socialistë të shumtë që mendojnë se Rama duhet të largohet. Ai shtoi se shqetësimi më i madh që kanë ndërkombëtarët është që duhet një opozitë më e fortë për të kundërshtuar një qeveri të inkriminuar.

Etiketa: BashkimiFlamur Nokafraksionikreshnik collakuPDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025
AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

15:56 : 06/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Pensionistët shqiptarë më të varfrit në Europë, Rama u bleu votën me 100 euro

14:06 : 06/08/2025
Para

“Nuk ishte penallti”, ish-lojtari i Anglisë: Do tërboheshim po të jepej ndaj nesh!

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com