• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nderi i përballjes”/ Kuvendi vendos sipas humorit të Ramës për interpelancat

18:57 : 09/07/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetarja e Kuvendit ka refuzuar shumicën e kërkesave të deputetëve të opozitës për interpelancë me kryeministrin që nga marsi 2023 – një praktikë kjo që sipas ekspertëve zhbën një nga mekanizmat ligjorë llogaridhënës.

Në mars 2023, pasi tentoi të shmangte për disa javë një interpelancë për përfshirjen e tij në çështjen “McGonigal”, kryeministri Edi Rama u shfaq qejfprishur në seancë plenare pas një tjetër kërkese të opozitës për “mocion me debat” mbi të njëjtën temë.

“Shani, shpifni, protestoni sa të doni, por nderin e përballjes me mua duke rrokanisur konkën e miletit s’keni për ta patur më si deri më sot”, tha ai gjatë fjalës së tij, duke paralajmëruar atë që do të ndodhte më pas, refuzimin e shumicë së kërkesave për interpelancë.

Rama ka preferuar që refuzimin e tij ta njoftojë nëpërmjet platformës ‘X’, ndërkohë që parlamenti ka ndjekur procedurën e përcaktuar nga rregullorja për vendimmarrjen nga kryetarja e Kuvendit.

Vetëm gjatë sesionit të fundit parlamentar kryeministri Edi Rama është thirrur në interpelancë pesë herë, katër nga të cilat i ka refuzuar. Mes kërkesave për interpelancë të refuzuara përfshihet ajo mbi akuzat ndaj vëllait të tij Olsi Rama për lidhje me grupin kriminal “Xibraka”, marrëveshja me kryeministren italiane Meloni për kampin e refugjatëve në Lezhë, tenderët sekretë të qeverisë dhe përfitimi i tyre nga familjarë të kryeministrit, si dhe emërimi si këshilltar i një ish-agjenti të shërbimeve sekrete rumune – i cili akuzohet për lidhje me trafikun e drogës në shtetin e tij.

Lexo edhe:

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

“Putini merr 80% të votave”/ Berisha: Kjo është farsë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje!

Dy kërkesat e para u rrëzuan nga mazhoranca pasi Rama i cilësoi në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit në rrjetet sociale. Kërkesa për ‘tenderët sekretë’ u rrëzua për dorëzim jashtë afateve ligjore, ndërsa kërkesa për këshilltarin rumun u hodh poshtë me argumentin se cenonte dinjitetin e kryeministrit.

“Ky nen jo pa qëllim ka kufizuar qëllimin e interpelancës sepse realizimi i saj është një debat politik brenda rolit kushtetues monitorues të Kuvendit për çështje kushtetuese të Këshillit të Ministrave në zbatim të etikës parlamentare dhe të realizohen në respekt të dinjitetit njerëzor dhe reputacionit të institucioneve…”, tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke lajmëruar refuzimin e kërkesës.

Por, kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi, si kërkues i interpelancës e akuzoi Nikollën dhe mazhorancën se po shkelnin rregulloren dhe Kushtetutën me refuzimin e tyre.

“Kryeministri në bazë të kushtetutës është i detyruar t’i përgjigjet kërkesave për interpelancë”, tha ai, duke shtuar se çështja për të cilën ishte thirrur lidhej drejtpërdrejt me ushtrimin e detyrës së tij kushtetuese.

“Grupi i PD ka të drejtë t’i kërkojë llogari sesi është njohur me këtë element që përveçse pjesë e shërbimeve sekretet të huaja rezulton dhe pjesë e një trafiku ndërkombëtar droge,” sqaroi Bardhi. “Për çfarë janë përdorur taksat e shqiptarëve për të paguar këtë këshilltar të huaj?”, pyeti ai.

E pyetur nga BIRN për arsyet dhe dispozitat ligjore ku ishte bazuar për mospranimin e kërkesës së Bardhit, kabineti i kryetares së Kuvendit referoi nenin përkatës të rregullores ku përcaktohet se objekti i kërkesës për interpelancë duhet të lidhjet me aspekte të rëndësishme të veprimtarisë së Këshillit të Ministrave.

“Njohja dhe emërimi i një këshilltari nuk është një aspekt i rëndësishëm i veprimtarisë së Këshillit të Ministrave, ajo është një përgjegjësi ekskluzive e Kryeministrit, ushtrimi i të cilës e ndihmon Kryeministrin në ushtrimin e përgjegjësive të tij kushtetuese”, tha kabineti i kryetares Nikolla në përgjigjen me shkrim.

Ndërsa pyetjes nëse refuzimi i interpelancave po i hiqte opozitës një mekanizëm për kontrollin e qeverisjes, Nikolla u përgjigj se ishte opozita që po e përdorte atë për “retorikë politike”.

Sipas ekspertëve ligjorë ka një abuzim nga të dyja palët me këtë procedurë parlamentare duke rrezikuar zhbërjen e këtij mekanizmi kontrollues të rëndësishëm.

Kristaq Kume, drejtor i Aleancës Qytetare për Zhvillim Demokratik, i tha BIRN se ky mekanizëm i shërben efektivitetit të punës se Kuvendit, kontrollit dhe balancimit të pushteteve.

Në këtë kontekst, sipas tij, procedurat e parashikuara në rregulloren e Kuvendit janë të qarta, shteruese dhe nuk lënë vend për të diskutuar se kush ka të drejtë të kërkojë interpelancë dhe kush ka detyrën t’i përgjigjet kërkesës për interpelancë.

“Ndaj dhe kërkesa për to nuk duhet të kundërshtohet dhe as nuk duhet të jetë shprehje e sjelljes që mund të përmblidhet me fjalët ‘unë jam, unë di, unë bëj’”, theksoi ai.

Sipas Kumes të dyja palët kanë kontribuar në prishjen e këtij mekanizmi, pasi siç argumenton ai: “në qëndrimin refraktar të mazhorancës ndaj kërkesave për interpelancë ka ‘kontributin’ e saj edhe vetë opozita”.

“Ne kërkesat e saj në jo pak raste dukshëm dallohen synimet politike që kërkon të arrijë, të cilat sjellin shmangie nga funksioni thelbësor që duhet të realizohet nëpërmjet një interpelance,” tha Kume.

“Për pasojë Kuvendi nuk arrin të përdor në mënyrë efektive një mekanizëm shumë të rëndësishëm, i cili në veçanti në rastet kur mazhoranca qeverisëse i ka numrat e nevojshme për të qeverisur, duhet me patjetër të jetë funksional dhe efektiv”, përfundoi ai./BIRN

Etiketa: humoriinterpelancatkryetarja e KuvenditopozitaRamarefuzon

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

22:15 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Putini merr 80% të votave”/ Berisha: Kjo është farsë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje!

21:54 : 22/05/2025
AKTUALITET

Kuvendi rinis punimet, seanca plenare më 29 maj

14:44 : 22/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Po të mos ishte antimafia italiane, “Visi i Pojës” do ishte duke pirë verë me Edi Ramën

13:19 : 22/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje opozitës: Koha për analizë! Bosët e drogës i dhanë fitoren Ramës në zgjedhje

10:01 : 22/05/2025
AKTUALITET

Miratohet VKM, qeveria zgjat qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri

21:32 : 21/05/2025
Para

Osmani takon Blinken: Aleanca me SHBA-të, një gurthemel për stabilitetin global

TË GJITHA

Nadir Çausholli ortak në hotelin 10-katësh “Rock of Kavaja” me Visin e Pojës

23:19 : 22/05/2025

Horoskopi, e premte, 23 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 22/05/2025

Pse u dha 8 mandate të sigurta aleatëve? Berisha: I morën mbi bazën e rezultateve të viteve të fundit

22:59 : 22/05/2025

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

22:51 : 22/05/2025

SPAK hap garën për Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

22:50 : 22/05/2025

150 milionë euro janë gati! Detajet e reja për klubin më pranë Florian Wirtz

22:48 : 22/05/2025

A do e marrë mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Më pëlqen apo jo, ligji zbatohet!

22:47 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com