Nga Basir Çollaku
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, në një komunmikim informal me gazetarët, të cilin duhet ta përsërisë me shpesh mbase formal me transparencë të shtuar, ka dhënë disa përgjigje e disa heshtje, për ngjarje hetimore me rëndësi sipas interesit mediatik. Dumani, me aq sa mediet përcollën komunikimin e tij me to, nuk shtoi surpriza zhvillimesh, por diku me po, diku me jo, e më tej me ndoshta, hodhi disi ushqim për pula opinionit publik, pavarësisht pritshmërive ndryshe.
Hetim pasuror për Berishën, çështja e kompleksit “Partizani” do të shkojë në gjykatë kur të mbyllet hetimi, për Metën e Kryemadhin nuk flas se janë duke u bërë hetime, për Veliajn kemi folur me atë njoftimin e disa ditëve, për Çarlin e FBI-së së Ramës është një çështje e regjistruar, e po bëhen veprime, nja 7 të kërkuar në hetim janë në Dubai, deklaratat e Ahmetaj në pritje të ekstradimit të mundshëm po vlerësohen, për mikrokreditë vrasëse na vjen keq, si hetojmë ne…
Pyetje pa përgjigje për Ramën?!?
Këshilltari rumun Florian Coldea, gjenerali shërbimeve sekrete i lidhur me kartelin Sinaloa paguhej zyrtarisht si këshilltar i Edi Ramës diku te 7 mijë euro në muaj.
Tashme zbulohet një tjetër këshilltar, gjeorgjiani Zurab Adeishvili, ish-ministër drejtësie dhe ish-kryeprokuror, sot në arrati i dënuar për krime të rënda, si rrëmbim ndaj një politikani të opozitës, torturë ndaj të burgosurve, i kërkuar për ekstradim nga Holanda. Vëllezërit vlonjtaë Hysi, të akuzuar nga media kanadeze dhe meksikane si lidhje me kartelin e kokainës “Sinaloa”, në biznes lojërash fati e hotelerie në Vlorë, ashtu siç kallëzoi Rai Tre në emisionet e tij, ishin këshilluar e ndihmuar nga kryeministri Edi Rama, fakt i pranuar edhe prej tij publikisht.
Gjenerali italian i akuzuar për lidhje me Ndrngheta, por edhe i arrestuar pak vite më parë, ishte raport-bërësi për hashashin e asgjësuar 99 përqind nga qeveria e Edi Ramës. Ndonëse e vërteta e parcelave ishte ndryshe. Njëherësh Lisi ishte president i fondacionit marrës i dhuratës 30 mijë metër katrorë tokë në bregdet në Vlorë, nga trafikanti Artur Shehu, me garancinë e sugjerimin e sekretarit të përgjithshëm të Ramës, ish-avokatin në Itali, Engjëll Agaçi.
Për çështjen e Charles McGonigal, fajtori pranues i akuzave dhe i dënuar në USA, për çështjen ruse dhe shqiptare, sipas pohimeve të z Dumani është regjistruar procedim penal në janar të vitit 2022. Edhe opozita ka bërë dy kallzime e ka dërguar material shtesë. Ka qenë këshilltari i tij Duçka në mjaft episode me kinezë, rusë, rumunë, gjeorgjianë, italianë, gjermanë, anglezë!! Kur po mbushen tre vite, ende i denoncuari kryesor Edi Rama, nuk është thirrur!! As të tjerët, Gjiknuri, Balla, Veliaj. Po hetim pasuror për Olsi Ramën a ka nisur?? Duke qenë person i lidhur me kryeministrin a duhet të vijojë hetim pasuror edhe për Edi Ramën? Po për investimet strategjike të cilat kanë të arrestuar e të pandehur, por janë bërë të tillë me firmën e Edi Ramës? Po për trafikantët e Mafia e cila ka miliarda euro të drogës të investuara në ndërtime në Tiranë e në turizëm, të cilat sërish nuk ngulin asnjë lopatë, pa lejen e Edi Ramës?! Po për kontratat dhjetëramilionë euroshe të Chair e Tony Blair miqtë e Ramës?! Po për koncensionet e Beqes, hetimet e OLAF-it për 150 milionë eurot ndihma për bujqësinë, për inceneratorët e 17 vendimeve në një ditë firmosur edhe nga Rama?!
Pyetje pa përgjigje për Veliajn?
Përgjigja e dhënë disa ditë më parë, e ripërsëritur nga Dumani, nëse SPAK ka kërkuar masë sigurie detyrim paraqitjeje dhe bllokim pasaporte për Erion Veliajn, ishte ajo e vjetra, ku përmendej fakti se “mbrëmë nuk kemi marrë pjesë në asnjë operacion..” Nuk u tha a ka pasur trysni për të mos e arrestuar Erion Veliajn, duke u shpërndarë lajmi për masë më të butë? A ka pasur pronarë mediesh në këto kërkesa të mundshme? Po biznesmeni Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, në hetim pasuror të nisur, sa transferta shumë miliona dollarëshe janë konstatuar dhe nga vijnë? A kanë lidhje me inceneratorët? A mund të ketë masë sigurie për të? Sa ka hetime dhe dyshime për pastrim parashe në bizneset e tij, të bashkëshortes dhe familjarëve të tjerë? A ka pasur një trysni të madhe brenda ose jashtë vendit, për të mos prangosur Erion Veliajn në këto dy javë?
Përse refuzohen sugjerimet e Gjykatës së Posaçme për hetimet e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, madje edhe titullarin si grup i strukturuar kriminal? Përse nuk mundet Gjykata e Posaçme, pasi ajo merr vendimet, jo akuza, të ndërhyjë në këtë kohë procedurale? Përse nuk janë hetuar tenderat elektoralë të Veliajt? As dy milionë pemët e tij të pretenduara të mbjella në Tiranë? AS ECO Tirana, as shembja e Teatrit Kombëtar, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, as dosja e Ndranghetës e ndërtimeve në Tiranë, ku në Itali ka dënime nga antimafia, nga e njëjta dosje? As lëvizjet e tij jashtë vendit nuk ngjajnë të mbikqyrura, udhëtime pa një axhendë zyrtare të deklaruar, por me sajesa e fërgesa, ndoshta lobingjesh të forta?!
Pyetje pa përgjigje për Dubain?
Emiratet mbeten ishuli i pafajësisë, kohës së fituar të të kërkuarve për trafiqe ndërkombëtare droge, vrasje, krime të rënda, duke cunguar hetimet, pamundësuar cilësinë e tyre . Përse nuk thuhet se mungesa e marrëveshjes së ekstradimit prej vitesh është mungesë vullneti e qeverisë? Se Ministria e Drejtësisë siç ka folur Ulsi mania, dërgon një dynja drafte, duke u shtirur sikur e ka seriozisht, se ministri i brendshëm Taulant Balla, viziton Dubain, sikur do të shfaqë siguri për djemtë problematikë? As u përmend fakti se në dosjet e sky-encro ka qeveritarë deputetë, opozitarë, funksionarë drejtësie, nga KPK, KPA, Komisionerë, prokurorë e gjyqtarë të çdo niveli, gazetarë, opinionistë, pronarë mediesh, oficerë madhorë e të mesëm policie, madje dhe emra nga SPAK, të cilët duhet të ishin sot të pandehur?? Përse nuk marrin vendimet e dënimit të drejtësisë në Belgjikë, ku ka me qindra të pandehur shqiptarë të trafikut ndërkombëtarë të kokainës, të cilët kanë investuar miliarda euro në Shqipëri?
Më i fundit vendim u mor me 27 qershor 2024 në Bruksel, Black Eagle. Emrat e mëdhenj dihen. Janë miq ministrash e kryeminsitrash. Të provuar. Apo kështu nisin mjaft procese për shumë emra të bizneseve e të politikës??? Pyetje ka shumë..Përgjigje me sa duket ka shumë pak deri në hiç.. Dumani natyrisht nuk mundet të thotë të gjitha këto të dhëna publikisht. As informalisht jo. Por disa veprime të kryera për një pjesë dërrmuese ngjarjesh, do të ishin përgjigjet e duhura për opinionin madje pa thënë asnjë fjalë. Një drejtësi Ambasadash nuk ka kokërr vlere.
Një drejtësi diplomatësh ngadoqofshin amerikanë apo evropianë, që kanë intersa ekonomike në Shqipëri, nuk i duhet asnjë shqiptari. Edhe kur ata sevdeallosen me kryeminsitrin e shumëkorruptuar. Sepse muzika ndryshon sipas ndryshimeve të ambasadorëve e qeverive të vendeve nga ata vijnë. Kushtetutra është e duhura. Anjë tjetër. Me gjithë omgj-në trullosëse që ajo ka pësuar..