• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mikrokreditë/ Minutat fatale të Pal Trashaj te oborri i SPAK, dëshmon roja i Gardës

20:04 : 06/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmet e Dites

Nga Boldnews.al

“Pal Trashaj doli nga pika e informacionit, në hyrje të SPAK-ut, shumë i acaruar, duke bërtitur me zë të lartë. Unë dhe kolegu im, Fatmir K., iu afruam dhe e pyetëm nëse kishte nevojë për ndihmë, por na tha se nuk kishte nevojë…”.

Këto ishin momentet, pak para se njëri nga mijëra viktimat e skemës gjigante mashtruese të mikro-kredive, historiani 63-vjeçar, Pal Trashaj, të pinte helmin fostoksinë, në kangjellat e godinës së Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Dëshmia është dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore të Komisariatit nr.3, nga Lavdrim H, oficeri i rojes i Gardës së Republikës, i planizuar në hyrjen e SPAK-ut.

Ishte ora 12.00 e mesditës së të martës, 2 Korrik 2024. Pal Trashaj nga Lezha, një prej mijëra viktimave të skemës mashtruese të mikro-kredive, kërkonte një takim me drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani.

Lexo edhe:

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

Për shumë arsye, ky takim nuk u arrit. Pal Trashaj del nga godina e SPAK-ut dhe, pas disa të bërtiturave në shenjë revolte, ulet pranë kangjellave rrethues të oborrit të godinës, në anën e djathtë.

“..E pashë që nga goja nxori disa kokrra, të ngjashme me mentet dhe më tej i hodhi në tokë..”, vijon dëshminë e tij oficeri i Gardës, që ishte personi i parë që kontaktoi me Pal Trashajn, pasi ai futi në trupin e vetë helmin e rrezikshëm.

Ishte një veprim i shpejtë, duket i mirëmenduar nga Pal Trashaj dhe që nuk i dha mundësi asnjë personi që ishte aty pranë, përfshirë edhe gazetarët që ndjekin veprimtarinë e SPAK-ut, për ta parandaluar aktin ekstrem.

Për disa minuta Trashaj qëndroi i mbështetur në hekurat e godinës së qelqtë të Prokurorisë së Posaçme, ndoshta si një formë e fundit e revoltës ndaj asaj që ai konsideronte si mos-veprim të institucioneve shtetërore dhe të drejtësisë për “skemën mashtruese të mikro-kredisë”.

Pamjet e medias treguan se ai hipi me këmbët e tij në ambulancën që erdhi ta merrte, megjithëse me shumë vështirësi. Disa orë më vonë, në 7 të mëngjesit të datës 3 shtator 2024, organizmi i 63-vjeçarit Pal Trashaj nuk e përballoi efektin e fortë të fostokskinës dhe ndërroi jetë në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë (QSUT)

Pal Trashaj ishte një intelektual dhe aktivist i njohur në qytetin e Lezhës. Ai ishte organizuar dhe pjesëmarrës në shumë aktivitete kulturore e historike, që shërbenin për të promovuar qytetin e tij të lindjes, por edhe të të gjithë Shqipërisë.

Vite më parë, Trashaj kishte marrë kredi në një bankë të nivelit të dytë. Kur i kishin mbetur pa shlyer edhe rreth 75 mijë lekë të reja, historiani dhe intelektuali lezhjan ishte gjendur në vështirësi financiare për të paguar këstet e fundit.

Në këtë moment, hyn në lojë “babëzia” e kompanive të mikro-kredive, të cilat blejnë kreditë e këqija nga bankat e nivelit të dytë, përfshirë edhe atë të Pal Trashaj.

Mekanizmi abuziv nis funksionin dhe detyrimi i Pal Trashaj, nga 75 mijë lekë të reja, kapërcen në mbi 450 mijë lekë të reja. Ky detyrim i ri i vendos litarin në fyt.

Në pamundësi për të paguar këtë borxh të fryrë, ai dhe familja e tij përballen me veprime përmbarimore, me bllokim të llogarive bankare dhe të apartamentit ku jetonte.

Në vitin 2022, kishte dorëzuar një kallëzim penal pranë SPAK-ut, me shpresën se do të kryheshin hetime për atë grup zyrash e përmbaruesish, të cilët kishin nisur të vepronin me format e “grupit të strukturuar kriminal”.

Kallëzimi i Pal Trashaj nuk u mor në konsideratë nga Prokuroria e Posaçme, e cila ia kaloi për kompetencë prokurorisë së Lezhës.

Deri në korrik të këtij viti, Pal Trashaj duket se ka parë që e drejta e tij nuk po vihej në vend. Kërkoi takim me drejtuesin e SPAK-ut, por nuk mundi të takohej.

Prokuroria e Posaçme thotë zyrtarisht se u ngarkua një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit, por Pal Trashaj u largua pa marrë sqarime dhe u ul tek kangjellat e oborrit të godinës, ku ndërmori edhe aktin fatal.

Tashmë, oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariatit 3 po përgatisin materialin për t’ia përcjellë Prokurorisë së Tiranës për të vlerësuar rastin e vetëvrasjes së 63-vjeçarit, Pal Trashaj.

Etiketa: gardapunonjesispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr leje për të vizituar nënën e sëmurë

11:39 : 07/08/2025
AKTUALITET

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

21:35 : 06/08/2025
AKTUALITET

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO vendos më 8 gusht për Ilir Metën

14:40 : 06/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon tjetër video: Vëzhguesit e PS kontrollojnë çdo votues në qendrat e votimit në Fier

13:19 : 06/08/2025
Para

Holandë-Turqi, publikohen formacionet zyrtare

TË GJITHA

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

11:55 : 08/08/2025

Trafik i rënduar në Muriqan, udhëtarët presin në temperatura mbi 40 gradë

11:49 : 08/08/2025

U nis nga Shkupi, avioni përplaset me zogjtë, bën ulje emergjente

11:43 : 08/08/2025

U zhduk nga hoteli në Dhërmi, gjendet pas 5 ditësh i riu nga Tirana

11:34 : 08/08/2025

EMRI/ Furnizonte kriminelët në Shkodër, arrestohet trafikanti i armëve në Tiranë

11:33 : 08/08/2025

Zjarri në Finiq, rrezikohen banesat në Leshnicë

11:17 : 08/08/2025

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen

11:06 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com