• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këlliçi: Dumani t’u kërkojë prokurorëve që inceneratori dhe “5D-ja” të trajtohen si grup kriminal

14:18 : 03/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi i ka bërë edhe një herë tjetër apel SPAK-ut, që të mos vazhdojë më me amnistinë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, por ta çojë para drejtësisë.

Sipas Këlliçit, prej më shumë se 10 muajsh, Veliaj po kallëzohet prej tij dhe nga Partia Demokratike, me prova e fakte të pakontestueshme për inceneratorin “fantazëm”, dosjen “5D” dhe vrasjen e Ardit Gjoklajt.

Teksa foli dhe për vetëflijimin e Pal Trashajt, Këlliçi në një deklaratë nga selia blu tha se SPAK nuk ka kohë të ndjekë hallet e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, pasi është tejet i ngarkuar për të mbuluar vjedhjet flagrante ditën për diell dhe për të amnistuar hajdutin Erion Veliaj.

Ish-deputeti demokrat tha më tej se Altin Dumani ka sot detyrimin ligjor, që siç veproi me dosjen e Sterilizimit, t’i kërkojë prokurorëve Drirtan Prençi dhe Klodian Braho, që dosja e inceneratorit Tiranë dhe mega afera 5D, të trajtohen si Grup i Strukturuar Kriminal.

Sipas tij, Erion Veliaj, përpara se të prishë provat në zyrën e tij në bashki, duhet që menjëherë të shkojë përpara drejtësisë, pasi ai është urdhëruesi dhe përfituesi kryesor i të gjithë korrupsionit galopant që ka ndodhur dhe po ndodh në Bashkinë Tiranë.

Lexo edhe:

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD-së, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetarë,

Ditën e djeshme në dyert e SPAK u shënua një ngjarje e paprecedentë dhe shumë e rëndë. Z. Pal Trashaj, historian dhe aktivist i çështjeve të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, i dha fund jetës, pasi prej disa vitesh kërkonte drejtësi, e cila i’u mohua deri ditën e tij të fundit.

Ky nuk është rasti i parë ku qytetarët shqiptarë kryejnë akte ekstreme në dyert e Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar dëshpërimisht drejtësi.

Spakistët, ose siç shpesh kërkojnë të na i shesin si ‘heronjtë’ e fëmijëve tanë, nuk e vunë ujin në zjarr për një skandal madhor që ka kapluar të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm të ndjerin Pal Trashaj; skandalin e mikrokredive.

SPAK nuk ka kohë të ndjekë hallet e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, pasi është tejet i ngarkuar për të mbuluar vjedhjet flagrante ditën për diell dhe për të amnistuar pronarin faktik të inceneratorit Tiranë, kreun e grupit të strukturuar kriminal 5D, hajdutin Erion Veliaj.

I rikujtojmë dhe njëherë SPAK se Erion Veliaj prej më shumë se 10 muajsh, po kallëzohet nga unë dhe Partia Demokratike, me prova e fakte të pakontestueshme për:

1. Miratimin dhe përfitimin e jashtëligjshëm me kontratën koncensionare për inceneratorin e Tiranës, ku deri më sot kemi depozituar zyrtarisht në SPAK plot 1800 faqe materiale dhe dokumenta autentike në të cilat faktohet roli i Erion Veliajt, që nga miratimi i konçensionit dhe firmosja e kontratës pa aprovimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, e deri tëk urdhërat se cila kullë duhet të paguajë për depozitimin e dherave dhe cila kullë jo. Për të gjitha këto fakte, SPAK ende fle.

2. Skandali korruptiv i padëgjuar kurrë më parë me kompaninë 5D Konstruksion, ku vidheshin 100% fondet publike nga shtabi elektoral i Erion Veliajt në 14 Maj të 2023. Nga hetimet paraprake rezulton se punonjëset e kësaj kompanie, e konsideronin ‘lali Erin’ pronarin faktik të hotelit 50 milionë euro në Durrës. SPAK në këtë dosje, ka kapërcyer çdo imagjinatë të mundshme amnistie dhe ende sot, Nestor Muhametllari administratori i kësaj kompanie, është i lirë dhe asetet e kësaj kompanie nuk u bllokuan kurrë, duke vazhduar tjetërsimin në palë të treta.

3. Vrasja e Ardit Gjoklajt, të cilën nuk e harruam kurrë dhe vetëm para dy muajsh kemi depozituar në SPAK prova të reja, dokumentacion të plotë, se si Erion Veliaj, biznesin e riciklimit e filloi si ministër, sëbashku me të afërmit e drejtorëve të tij dhe e përfundoi si kryetar bashkie, me kompaninë e akuzuar si lavatriçe e pastrimit të parave për organizatën kriminale Ndranghetta. ECO Tirana sot që flasim, ka monopolin e pastrimit në bashkinë Tiranë dhe përfiton 17 milionë euro në vit, me firmën e Erion Veliajt. Ndërkohë që Tirana sot ka ajrin më të ndotur dhe kancerogjen në Europë e ndërkohë uji toksik, rrjedh çdo ditë në rubinetat e kryeqytetasve.

Për të gjitha këto skandale, vjedhje dhe krime kundër qytetarëve të Tiranës, SPAK vijon të heshtë! Sot Altin Dumani gjendet para një sfide publike.

Kur u pyet në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit, ai u justifikua se nuk kishte çfarë të bënte, pasi këto ishin dosje dhe çështje të mbyllura, pasi ishin iniciuar gjatë kohës që ai nuk kishte qenë drejtues i SPAK.

Sot, Altin Dumani ka detyrimin ligjor, siç veproi me dosjen e Sterilizimit, ti kërkojë prokurorëve Prençi dhe Braho, që dosja e inceneratorit Tiranë dhe mega afera 5D, të trajtohen si Grup i Strukturuar Kriminal.

Erion Veliaj, përpara se të prishë provat në zyrën e tij në bashki, duhet që menjëherë të shkojë përpara drejtësisë, pasi ai është urdhëruesi dhe përfituesi kryesor i të gjithë korrupsionit galopant që ka ndodhur dhe po ndodh në Bashkinë Tiranë. Nëse Altin Dumani vijon amnistinë për Erion Veliajn, ta ketë të qartë se hajdutin e Tiranës, nuk do ta amnistojnë kurrë opozita shqiptare, Partia Demokratike dhe qytetarët e Tiranës.

Grupi i Ekspertëve pranë PD po përgatit ndërkohë një kallëzim të ri penal, për korrupsionin dhe vjedhjet e Erion Veliajt në bashkinë Tiranë.

Për këtë arsye, ftoj sërish kryeqytetasit në protestën e 15, demokratë e socialistë, me apo pa parti, të protestojmë sëbashku përpara Bashkisë Tiranë, ditën e premte, datë 5 korrik, ora 11:00.

Largimi i menjëhershëm nga zyra i hajdutit Erion Veliaj, është emergjencë kombëtare dhe shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë Tiranës tone.

Etiketa: 5DALTIN DUMANIBelind KëlliçiErion Veliajinceneratorispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
Para

"Rama do ia faturojë mjekëve katastrofën shëndetësore", Noka jep detaje nga protesta kombëtare

TË GJITHA

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom