Nga hetimet e deri më tanishme, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës së krimeve të rënda të konfiskojë 3.2 milionë dollarë dhe rreth 450 mijë euro nga llogaria bankare e Kastriot Ismailaj.
Kjo sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi shtetasi Kastriot Ismailaj ka kryer aktivitet të paligjshëm kriminal me transaksione financiare që shkojnë në miliona euro.
Me anë të njoftimi për shtyp, prokuroria ka hetuar transaksione financiare pa logjikë ekonomike që janë bërë nëpërmjet shoqërive të krijuara dhe administruara nga shtetasi Kastriot Ismailaj, shoqëri të cilat janë fiktive pasi nuk kanë zhvilluar aktivitet ekonomik dhe nuk janë deklaruar në tatime.
Transfertat financiare hyrëse nga jashtë janë kryer gjatë periudhës 2006-2015 në shoqërinë “Adriatic Development Corporation” në vlerën 9,852,839.86 USD dhe 800,000 euro. Nga hetimi i prokurorisë ka rezultuar se nuk gjenden dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e arkëtuara. Gjatë periudhës 2006-2015, për të gjitha transfertat dalëse nga shoqëria Adriatic Development Corporation në drejtim të individëve dhe shoqërive të ndryshme nuk gjenden dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e paguara.
Si dërgues parash, rezulton, ndër të tjera, edhe një kompani me qendër në Zvicër. Paratë e përfituara nga dërguesi i mësipërm në emër të Shoqërisë “Adriatic Development Corporation” Ltd, janë transferuar më pas jashtë vendit. Transferimi është bërë duke e copëzuar shumën në pjesë të ndryshme , ku si përfitues janë kompani dhe shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Përshkrimet në transfertat dalese jane trajtuar si pagesa per studime fizibileteti ne projekte minierash, per sherbime ligjore, per shpenzime zyra, per konsulence, por nuk rezulton të jetë depozituar ndonjë dokument justifikues dhe në mënyrë të veçantë kontrata apo marrëveshje, të cilat lidhin shoqërinë “Adriatic Development Corporation” Ltd me shoqëritë dhe personat në emër të të cilëve transferohen paratë.
Njoftimi i Prokurorisë:
Konkluzionet e Prokurorisë: Të konfiskohen 3.2 milion USD dhe 450 mijë Euro të Kastriot Ismailaj
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e llogarive bankare të të pandehurit Kastriot Ismailaj në vlerë totale 3.2 milionë dollarë dhe rreth 450 mijë euro, pas hetimit pasuror që u zhvillua ndaj tij, në kuadër të ligjit “Antimafia”. Prokuroria ka paraqitur para Gjykatës për Krime të Rënda konkluzionet e saj përfundimtare, në të cilat paraqet në mënyrë të përmbledhur rezultatin e hetimeve dhe të shqyrtimit gjyqësor.
Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin mbi bazën e informacioneve të dërguara nga instuticionet ligjzbatuese dhe akteve të një hetimi të mëparshëm të Prokurorisë së Tiranës. Në bazë të informacionit, kanë rezultuar dyshime se, nëpërmjet shoqërive të krijuara dhe administruara nga shtetasi Kastriot Ismailaj, janё kryer transaksione financiare pa logjikë ekonomike, me burime tё ardhurash tё dyshuara nga aktivitete te paligjshme kriminale. Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të hetimit të këtij proçedimi penal, ka rezultuar se shtetasi Kastriot Ismailaj ёshtё ortak apo administrator i disa shoqёrive tregtare tё regjistruara nё Shqipёri, tё cilat pёrgjithёsisht nuk kanё aktivitet tregtar .
Sipas materialit hetimor, disa nga shoqëritë e të pandehurit janë “Adriatic Development Corporation Ltd”, Shoqëria AIC (Albania Investment Corporation) shpk.; ”Asset”, shpk; Debt International, Advisory – Dega në Shqipëri”; dhe “Vl Marketing Distribution”.
I pandehuri Kastriot Ismailaj është Ortak i Vetëm Themelues i Shoqёrisë “Adriatic Development Corporation Ltd., me vendim të Gjykatës Tiranë dt. 28.12.2006. Shoqëria ka si me Objekt “Këshillimi, dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit dhe prodhimin e mineraleve, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike”. Kjo shoqëri ёshtё fiktive sepse nuk ka zhvilluar aktivitet ekonomik, por nё llogaritё e kёsaj shoqёrie janё kryer transakione financiare qё shkojnё nё miljona Euro.
Nga verifikimi i dokumentacionit, nuk rezulton se ekzistojnë dokumenta mbështetëse që justifikojne transfertat e bëra, hyrëse apo dalëse, nga shoqëria “Adriatik Development Corporation” Ltd., si kontrata, fatura, marrëveshje, etj.
Gjatë periudhës 2006-2015 janë bërë transferta hyrëse nga jashtë në shoqërinë “Adriatic Development Corporation” në vlerën 9,852,839.86 USD dhe 800,000 euro. Nga hetimi ka rezultuar se nuk gjenden dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e arkëtuara. Gjatë periudhës 2006-2015, për të gjitha transfertat dalëse nga shoqeria Adriatic Development Corporation në drejtim të individëve dhe shoqërive të ndryshme nuk gjenden dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e paguara. Si dërgues parash, rezulton, ndër të tjera, edhe një kompani me qendër në Zvicër. Paratë e përfituara nga dërguesi i mësipërm në emër të Shoqërisë “Adriatic Development Corporation” Ltd, janë transferuar më pas jashtë vendit. Transferimi është bërë duke e copëzuar shumën në pjesë të ndryshme , ku si përfitues janë kompani dhe shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Përshkrimet në transfertat dalese jane trajtuar si pagesa per studime fizibileteti ne projekte minierash, per sherbime ligjore, per shpenzime zyra, per konsulence, por nuk rezulton të jetë depozituar ndonjë dokument justifikues dhe në mënyrë të veçantë kontrata apo marrëveshje, të cilat lidhin shoqërinë “Adriatic Development Corporation” Ltd me shoqëritë dhe personat në emër të të cilëve transferohen paratë.
Rezulton gjithashtu se, megjithë transferat e shumta dhe në vlera monetare të konsiderueshme, shoqëria nuk ka kryer deklarimet përkatëse në tatime, duke provuar se ato kanë qenë fiktive.
Shumat, për të cilat Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin, aktualisht janë të sekuestruara fillimisht nga Prokuroria e Tiranës dhe më tej edhe nga Prokuroria për Krime të Rënda. Në momentin e sekuestrimit preventiv të kërkuar nga Prokuroria e Tiranës, gjendja e llogarive bankare në emër të të pandehurit Kastriot Ismailaj është sasia e parave që tashmë kërkohet të konfiskohet.