• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Analistët: Kosova dhe Serbia ende nuk janë të gatshme për normalizim të marrëdhënieve

18:22 : 26/06/2024
në RAJONI

Analisti amerikan Daniel Serwer tha të mërkurën në Prishtinë se gjendja aktuale politike do të pamundësojë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ndërsa bëri thirrje të rishqyrtohet politika e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj dialogut ndërmjet të dyja vendeve.

“Nuk pres që diplomatët ta pranojnë, por duhet t’i kthehen një dialogu më praktik, më pak politik. Normalizimi politik është ende i largët. Serbia nuk do të jetë e interesuar të heq dorë nga pretendimet e saj për sovranitet derisa lufta në Ukrainë të përfundojë dhe aneksimet ruse atje të kthehen. Kosova nuk do të jetë e interesuar për formimin e Asociacionit derisa të ketë besim se Serbia e pranon sovranitetin dhe tërësinë e saj tokësore”, tha ai duke nënvizuar se normalizimi politik do të ndodhë kur Prishtina dhe Beogradi të jenë gati për të.

“Beogradi, më duket, nuk është gati për normalizim politik. Nga fundi i vitit të kaluar, presidenti Vuçiç po shprehte shpresën e tij për ndryshimin e kushteve gjeopolitike që do t’i mundësonin Serbisë të rimarrë një pjesë ose të gjithë Kosovën”, tha zoti Serwer.

Ai i bëri këto komente në Prishtinë gjatë debatit me temën “E Ardhmja e Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë për dinamika të reja në proces dhe ndikimi i zgjedhjeve në BE dhe SHBA”, i organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Lexo edhe:

Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

Çfarë ndodh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Kryetarja e Komisionit serb të Helsnikit, Sonja Biserko tha se të gjithë fqinjët e Serbisë janë shumë mosbesuese ndaj synimeve dhe politikave të saj, ndërsa tërhoqi vërejtjen për rëndësinë që ka përfshirja amerikane në procesin e bisedimeve.

“Pa praninë e Shteteve të Bashkuara, dyshoj se do të kishim marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit, e cila tani është sërish në një lloj boshllëku, sepse Beogradi po pret ndryshimin e kontekstit ndërkombëtar, që ndoshta do t’i shkonte për shtati”, tha zonja Biserko duke kundërshtuar mënyrën e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Dhe më duhet të them se argumentet nga pala serbe që gjithmonë pretendojnë se Asociacioni është një përparësi dhe se pa këtë dialogu nuk mund të ecë përpara. Unë gjithmonë do ta kundërshtoja këtë argument, sepse kjo është përçarje etnike e cila u dëshmua se ishte jofunksionale në Bosnje dhe nuk duhet lejuar të ketë një formë të tillë si në Bosnje”, tha ajo.

Ish ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati tha se do të jetë shumë e vështirë të shihet një qëndrim ndryshe nga Serbia kundruall Kosovës në vitet e ardhshme.

“Unë e di se presidenti (Aleksandar) Vuçiç e kupton në mënyrë të përsosur këtë realitet të ri, faktin që rendi global është në çrregullim dhe faktin që ka një sërë fuqish të mesme që po fitojnë hapësirë në këtë realitet të ri. Dhe kjo është mënyra se si ai po përpiqet të lundrojë. Dhe ju e shihni këtë, për fat të keq edhe brenda Bashkimit Evropian. Pra, nuk mendoj se ai ka vullnet, ka besim në këtë proces dhe nuk mendoj se është i nxitur të ecë përpara në këtë proces”, tha ai duke u bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të vazhdojnë bisedimet pasi që sipas tij nuk ka alternativë tjetër.

Analistët thonë se zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit do të jenë përcaktuese për mënyrën se si do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sidoqoftë, ne e dimë ndryshimin midis (Joe) Bidenit dhe (Donald) Trumpit në Ballkan. Biden ka vazhduar, megjithëse ai e ka zhvendosur politikën amerikane në mënyrë më të favorshme ndaj Beogradit, kjo është mjaft e qartë. Ai ende ka mbajtur politikën tradicionale amerikane për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë tokësore të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Dhe unë parashikoj që nëse ai rizgjidhet, do të vazhdojë ta bëjë këtë. Trumpi është krejt ndryshe. Administrata Trump luajti me idenë, negocioi me (Hashim) Thaçin dhe (Aleksandar) Vuçiç për çështjen e ndarjes, në veçanti ndarjen e Kosovës”, tha analisti amerikan Daniel Serwer.

Analistët thanë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të formojnë një grup të përbashkët për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sikurse kishte ndodhur me zbatimin e planit të Ahtissarit, me të cilin u shpall pavarësia e Kosovës./VOA

Etiketa: kosoveSerbi

Lajme të lidhura

BOTA

Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

20:31 : 10/10/2025
RAJONI

Çfarë ndodh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës

17:07 : 10/10/2025
BOTA

Analiza: Dronët për Kosovën hijezojnë “epokën e artë” mes Serbisë dhe Turqisë

16:51 : 10/10/2025
RAJONI

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

12:14 : 10/10/2025
RAJONI

Seanca në Kuvendin e Kosovës/ Kandidatët e Listës Serbe nuk sigurojnë votat për t’u zgjedhur nënkryetar

11:21 : 10/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë, REL: Premtimet në fushata, dikur dhe sot, çfarë ka ndryshuar?

08:28 : 10/10/2025
Para

Policia kontrolle në 18 thertore dhe pulari, mbetjet shtatore depozitohen në gropa, 4 administratorë nën hetim

TË GJITHA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

21:22 : 10/10/2025

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

21:13 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com