• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeministri grek shpreson që të betohet në Strasburg. Presion edhe RMV

22:34 : 20/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Në një intervistë për radion ‘Realnews’ i pyetur për Shqipërinë dhe çështjen Beleri kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është përgjigjur se dëshira e tij është që Fredi Beleri të shkojë të bëjë betimin në Strasburg më 16 korrik dhe padyshim të marrë pjesë në votimin për Presidentin e ardhshëm të Komisionit Evropian, sepse çdo votë ka rëndësi.

Ne jemi në pritje të një vendimi përfundimtar të gjykatës ka thënë Mistoatkis duke shtuar se në çdo rast, Beleri do të jetë i lirë në shtator.

Ndërkohë kreu i qeverisë greke ka folur me një gjuhë të ashpër për udhëheqjen e Maqedoniës së Veriut.

“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu” -ka thënë Mitsotakis . “Kryeministri i Maqedonisë së Veriut që nga momenti kur merr detyrën do të gjendet në një pozitë shumë të pakëndshme nëse këmbëngul në këtë retorikë, kur takohemi në NATO, në kuadër të Samitit për 75 vjetorin e Aleancës”.

“Sigurisht që do ta ngre këtë çështje atje dhe mendoj se do të kem shumë aleatë në këtë përpjekje»- ka theksuar kryeministri grek. “Shkupi duhet të kuptojë se nuk mund të luajë me Athinën në një çështje të tillë. Sepse nëse vendi do të kishte kërkuar një emër të dyfishtë, kjo çështje do të ishte mbyllur shumë vite më parë” -ka thënë ai.

Lexo edhe:

“Fermë” kanabisi në Maliq/ Arrestohen 2 financuesit, 2 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)

Policia greke i gjen një pensionisti mbi 170 armë, 15.500 fishekë dhe barut

“Shkupi iu bashkua NATO-s pikërisht përmes një marrëveshjeje, me problemet e saj, e cila megjithatë siguroi një emër mbi të gjitha. Dhe nëse kjo vihet në pikëpyetje, atëherë Maqedonia e Veriut duhet ta dijë se do të ketë probleme të mëdha, jo vetëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Greqinë, por edhe në marrëdhëniet e saj brenda NATO-s dhe me Bashkimin Evropian, nga i cili pret në një moment të bëhet anëtar”- ka paralajmëruar Mitsotakis.

Ndërkohë kreu i VMRO-DPMNE-së Kristijan Mickoski ka dhënë përgjigjen e tij kërcënimeve të Athinës duke u shprehur se është i gatshëm që në Samitin e ardhshëm të NATO-s, të përballet me kryeministrin grek, por edhe me politikanët e BE-së për çështjen e emrit.

“Më intereson të ndërtojmë ura dhe jo t’i shembim ato. Nëse në Evropë ekzistojnë-dhe nuk besoj që ekzistojnë- politikanë evropianë që prezantohen si modernë dhe bashkëkohorë në shekullin 21,ndlrsa brenda tyre kanë motive talibaneze dhe duan ta rrezikojnë të drejtën e njeriut që është e mbrojtur me shumë konventa ndërkombëtare, atëherë unë jam i gatshëm me ato njerëz të shkëmbej argumente dhe të debatoj. Nuk ka asnjë dilemë -ka thënë ai.

Etiketa: beleriGreqikryeministrilirohet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Fermë” kanabisi në Maliq/ Arrestohen 2 financuesit, 2 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)

14:04 : 02/08/2025
RAJONI

Policia greke i gjen një pensionisti mbi 170 armë, 15.500 fishekë dhe barut

15:58 : 01/08/2025
AKTUALITET

Sherr mes shqiptarëve dhe grekëve në një lokal në Athinë, 3 të plagosur dhe 2 të arrestuar

09:21 : 30/07/2025
AKTUALITET

Bankers si inceneratori dhe roli i Belindës

10:11 : 28/07/2025
AKTUALITET

Grekët “vajtojnë” për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm

09:59 : 28/07/2025
RAJONI

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025
Para

Mirlind Daku reagon pas hetimit nga UEFA: Ndjesë nëse kam fyer dikë!

TË GJITHA

Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan me 2 fëmijët

20:07 : 02/08/2025

Analiza e REL: Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

19:50 : 02/08/2025

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

19:27 : 02/08/2025

Thyen xhamat e Bashkisë, i riu kundër lirimit të hapësirave publike në Korçë

19:17 : 02/08/2025

Aksident në Korçë, një i plagosur

19:03 : 02/08/2025

Shkelet sërish afati, prej 3 vitesh Muzeu Arkeologjik në Durrës i mbyllur

18:54 : 02/08/2025

Kjo është drejtoresha e shkollës që u plagos nga djali i saj në Maqellarë

18:37 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com