• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alibeaj: Partia e Berishës ka nevojë vetëm për ‘shërbëtorë’, unë nuk e bëj dot

18:14 : 20/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka komentuar situatën e opozitës pasi ditën e sotme njoftoi largimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD.

Alibeaj u shpreh se ndarja mes demokratëve nuk ka qenë për vulën dhe logon e PD, por ka qenë parimore lidhur me aspekte si qëndrimi ndaj konceptit non-grata, por edhe ndaj drejtësisë së re.

Sipas tij brenda PD ka pasur gjithnjë dy rryma, një më e moderuar dhe një rrymë antikomuniste që e kishte vuajtur regjimin e mëparshëm.

Ai shtoi se mes këtyre rrymave nuk ka pasur kurrë një raport të mirë, pasi ka pasur ndarje për çështje ideologjike si prona, të përndjekurit politikë, etj.

Sakaq, ai theksoi se në partinë e Sali Berishës ka nevojë “vetëm për shërbëtorë”, gjë që ai u shpreh se nuk e bën dot.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

“Ndarja jonë nuk ka qenë për logon apo vulën. Ndarja ka qenë parimore, për moralin politik që përdor karshi konceptit non-grata. Ka qenë për shkak të përgjegjësisë që duhet të mbajnë përfaqësuesit më të lartë politik ndaj fenomeneve si korrupsioni apo krimi i organizuar. Ndarja do jetë mesa duket për qëndrimet tona ndaj drejtësisë së re.

PD siç lindi ka pasur brenda saj dy rryma. Atë të moderuar dhe atë antikomuniste që kishte vuajtur realisht regjimin. Kanë bashkëjetuar në letargji, kanë gjetur mënyrën për të ecur, por nuk kanë pasur kurrë raport të mirë. Çështje si prona, respektimi i të përndjekurve, dhe një sërë çështjesh identitare nuk kanë qenë të qarta. Nuk ishte qartësisht një parti e djathtë. Ishte një aliazh rrymash, individësh e interesash që nuk i qëndron dot kohës. Ajo që ka ndodhur sot është edhe për shkak të kësaj bashkëjetese.

Nuk ka pasur një bosht ideologjik vlerash konservatore për të cilat ti nuk bën kompromis. Unë mbaj përgjegjësi, e kam mbajtur logon e PD në disa pozicione. Për këdo është e udhës të pyetet, po ti? Kushdo duhet të mbajë përgjegjësi. Shpesh pyes veten, në postin e ministrit apo deputetit, një njeri vlerësohet mbi qëndrimet. Deri në 2013 kur ishte ende Berisha kryetar, isha deputet dhe kam pasur që atëherë, ndarja ime me partinë e Berishës ishte që në 2013-ën. Kur PD që ishte në qeveri emëroi në GJK njerëz që gjatë diktaturës ishin gjyqtarë apo prokurorë, bëra ndarjen e madhe. Pyetja që kam për këdo është cili duhet të ishte qëndrimi që dikush duhet të mbante.
Është e udhës që një individ në politikë të shohë me qëndrimin e vetë, me veprimtarinë e vetë, e ka nderuar qeverisjen e PD apo ia ka nxirë faqen. Unë besoj se për sa kohë isha ministër i Drejtësisë nuk u përfola kurrë për korrupsion, shkelje ligji apo cenim të interesave të shqiptarëve. Për këtë ndihem mirë me thënë të drejtën.

Me kalimin e kohës, nuk është më partia që unë besoja. Është shndërruar, ka halle të mëdha individuale të një personi. E udhës është që të mbajmë qëndrimin e ndershëm.

Partia e Sali Berishës konsiderohet si oborr, ka vend vetëm për shërbëtorë. Unë nuk mund të jem shërbëtor. Shqiptarët nuk kanë nevojë për shërbëtorë që t’i bëjnë amin mbretit të radhës. Kam respektin maksimal për secilin që mendon ndryshe nga unë, kjo është arsyeja e zgjedhjes sime. Të mos bëj luftën me shpinëmarrje, por e dua luftën ballë për ballë. Pse të mos e lëmë në respektin e vetë dhe distancën e vetë Sali Berishën dhe partinë e vetë, të përballet me qytetarët. Për mua është e shkuar dhe nuk është ofertë”, tha Alibeaj për News24.

Etiketa: alibeajBerishaopozitapartiaPDvulazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Albanian Digital Solution, miniera e floririt të Ramës! U krijua vetëm për të vjedhur

12:36 : 02/06/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale/ PD kërkon ministren e Shëndetësisë në Komision, Shalsi si ‘lider’: S’do e thërrasim

12:24 : 02/06/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale për transgjinorët, Kalaja-Ramës dhe deputetëve të PS: Provojeni te fëmijët tuaj

19:03 : 01/06/2026
Para

VIDEO/ Rrëmujë në zonën e Danimarkës, Kane nuk fal dhe kalon në avantazh Anglinë

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom