• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e inceneratorëve/ Gjiknuri “spiunon” Ahmetajn në SPAK për të shpëtuar veten

18:05 : 19/06/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Nëse ndokush do të provojë shoqërinë që kanë politikanët me njëri-tjetrin, ka një metodë shumë të thjeshtë-vendosi para një prokurori që heton afera korruptive dhe ajo “shoqëria e ngushtë” shndërrohet në një lloj “lufte për ekzistencë”, ku secili është i gatshëm të shpëtojë veten, duke shqyer shokun.

Një skenë e tillë mund të përfytyrohet në deklarimet që ka dhënë para prokurorëve të SPAK-ut deputeti socialist dhe ish-ministri i fuqishëm i Energjitikës, Damian Gjiknuri, i pyetur për raportet e tij me biznesmenët në kërkim për aferën e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Gjiknuri, ndaj të cilit ekzistojnë dyshime të forta se ka favorizuar ndjeshëm dyshen Zoto-Mërtiri, para prokurorëve të SPAK-ut ka deklaruar se ka pasur me ta njohje tangenciale dhe se është prezantuar nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Në të gjithë atë pjesë të deklarimit të Gjiknurit, të përdorur në aktet e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, ish-numri dy i Partisë Socialiste ka tentuar me gjithçka për t’ia ngecur çdo lloj përgjegjësie Arben Ahmetaj.

Lexo edhe:

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

: Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj dhe ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri

Dikur ish-miq të ngushtë, tashmë Gjiknuri e sheh Ahmetajn vetëm si një trampolinë për të shpëtuar nga përgjegjësia e tij penale.

Më tej, është deklarimi integral i Damian Gjiknurit, dhënë para prokurorëve të SPAK-ut, përsa i përket njohjes së tij me Zoto-Mërtirin, si edhe udhëtimet e tyre së bashku jashtë Shqipëri.

Në çdo rast, Gjiknuri e prezanton veten si një persona që “nuk ka pasur dijeni” dhe se gjithçka rrotullohet rreth Arben Ahmetajt.

Njohja me Zoton e Mërtirin

“Në vitin 2011, u zhvilluan zgjedhjet vendore dhe Partia Socialiste në Gramsh fitoi 9 nga 11 njësi vendore. Unë isha deputet dhe përgjegjës politik për zonën e Gramshit për Partinë Socialiste. Pas vitit 2011, qeveria Berisha decentralizoi njësjellësat.

Pra ujësjellësat kaluan bashkive. Bashkitë ishin aksionere. Filloi një luftë politike në Shqipëri për të marrë administrimin e ujësjellësave. Kisha dëgjuar që në Fier dhe në disa vende të tjera se PS kishte marrë ujësjellësin, pra që këshilltarët e PS kishin vendosur administratorë të tyre dhe kam pyetur ndoshta Ben Ahmetaj, pasi ai merrej me çështjet ekonomike tek PS, kurse unë merresha me pjesën juridike.

Ahmetaj më tha që do të më lidhte me nja dy veta që i njoh dhe që merren me çështjet e ujësjellësave që si të bënin letrat këshilltarët e bashkisë. Këshilltarët e bashkisë emëronin këshillin mbikqyrës të ndërmarrjes së ujësjellësit.

Damian Gjiknuri deklaron se Arben Ahmetaj e ka prezantuar me Zoton dhe Mërtirin

 

Arbeni më dha numrin e Klodjan Zotos, dhe më tha është filani, unë i thash e njoh, më tha edhe për Mërtirin, por që më përpara nuk e kisha njohur. E kam takuar Klodian Zoton, i cili më tha që do më asistonte se çfarë dokumentash duheshin bërë, une e lidha më pas me disa përfaqësues nе Gramsh, dhe ky proces ka zgjatur dy-tre muaj, derisa u bë emërimi i Drejtorit të Ujësjellësit, i cili quhet Tajar Bici….

Me sa kujtoj ka patur një konflikt administrativ në lidhje me regjistrimin e Ujësjellësit në QKR. Pasi mbaroi asistencën në lidhje me çështjen e ujësjellësit, une nuk kam patur marrëdhënie më me të. Marrëdhënia jonë u shkëput për rreth një vit, deri kur fituam zgjedhjet e përgjithshme dhe unë u emërova Ministër i Energjisë dhe Industrisë, në vitin 2013…..

Po ashtu, Gjiknuri ka deklaruar se: “….Nuk më kujtohet kush ma ka prezantuar Mirel Mërtirin, ndoshta Arben Ahmetaj ose Klodian Zoto. Unë, mesa më kujtohet, duhet ta kem takuar nja 2-3 herë Mirel Mërtirin, një herë në Vjenë”.

Udhëtimi në Vjenë: S’di gjë për hotelin

Damian Gjiknuri ka mohuar të dhënat e zbuluara më herët publikisht, se Klodian Zoto i ka paguar një udhëtim dhe qëndrimin në një hotel në Vjenë. Sipas tij, këto punë duhet t’i ketë bërë Arben Ahmetaj, pa dijeninë e tij.

“Kemi qenë në një delegacion për negociatat e CEZ, ishin në Arbitrazh, për zgjidhje me pajtim. Unë në Vjenë kam qëndruar në hotel Ambasador, një natë bashkë me pjesëtarë të tjerë të delegaconit, kurse Arben Ahmetaj ndjenjti në një hotel tjetër.

Arben Ahmetaj më ka thënë nëse desha dhe unë të vija te hoteli ku qëndronte ai, konkertisht të hotel Radisson, pasi ishte më një shok. Unë nuk pranova pasi ndërkohë e kisha dhomën të prenotuar tek hoteli që thashë më lart. Në darkë jemi takuar, kemi dalë dhe kemi pirë ndonjë gotë. Kemi qenë unë, Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri dhe një i huaj.

Më vonë kam mësuar nga të dhënat që janë bërë publike se qenka bërë booking në emrin tim nga Klodian Zoto në hotel Radisson Blue, por ju sqaroj dhe njëherë se Klodian Zoto nuk ka folur me mua ndonjëherë për këtë udhëtim dhe besoj se do ta ketë marrë vesh nga Arben Ahmetaj, i cili ka thënë që të më rezervonte një dhomë mua.

Shpjegimet e Gjiknurit për udhëtimin dhe akomodimin në Vjenë

 

Në këto data për të cilat po pyetem, mesa mbaj mend, Arbeni ka fjetur te Radisson, madje më ka thënë që kishte bërë gati një dhomë edhe për mua, ndërsa unë kam fjetur në një hotel tjetër me delegacionin, hotel Ambasador. Për këtë gjë Ministria disponon edhe dokumentacionin përkatës”.

“Dua të shpjegoj edhe udhëtimin që kam bërë me Arben Ahmetaj dhe Etien Xhafa në shkurt të 2014. Në datën 8 shkurt 2014 kemi mbërritur në Frankfurt për tu akomoduar një natë në hotel Marriot dhe të nesërmen kemi udhëtuar drejt Amerikës.

Duke se ky rast është bërë public në media, unë jam interesuar pranë Ministrisë për të administruar praktikën e udhëtimit.

Në praktikën që gjeta, citohej se të gjitha shpenzimet mbuloheshin nga mInistria e Ekonomisë, ku ministër ishte Ahmetaj. Pra ditën që unë kam fjetur në këtë hotel, nuk kam patur informacion se nga kush është bërë pagesa.

Ka qenë dhe kolegu im Ahmetaj, i cili në dijeni time kishte miqësi me Klodian Zoton e Klodian (Mirel) Mërtirin. Dua të sqaroj se unë nuk kam organizuar asnjëherë udhëtim me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, por mund të ketë ndodhur që kemi udhëtuar të të njëjtën linjë, por nuk ka qenë e planifikuar dhe nuk ka patur lidhje udhëtimi i tyre me mua”.

Gazi i Albpetrolit

Pas njohjes “rastësore”, siç e paraqet Gjiknuri, rrugët e tij zyrtare takohen sërish me Klodian Zoton.

“Po kështu, (Klodian Zoto, shën.red), është interesuar për një fabrikë qelqi , ku dëshironte lëndë djegëse, gaz. Ka ardhur në zyrë bashkë me Mirel Mërtirin dhe një përfaqësues të një kompanie të huaj, a belg, a francez, më duket i firmës St.Gobain, në vitin 2016, dhe kanë kërkuar gaz për shkak se qelqi donte energji.

Gjiknuri jep detaje për tenderin pa garë të gazit të “Albpetrol”, të fituar nga Klodian Zoto

Unë u thashë se nëse doni gaz për fabrikën, duhet të hyni në procedurë tenderi shitje. Albpetroli llogariti çmimet sipas standarteve. Klodiani u fut në garë me një kompani të tij që nuk ia di emrin, u shpall fitues se ka qenë ofertues i vetëm dhe nuk e lidhi kontratën, për shkak se nuk kishte interes. Kaq është historia e gazit në lidhje me Klodian Zoton.

Mesa më kujtohet, kur janë kryer këto procedura, administrator i Albpetrol-it ka qenë Endri Puka. Dua të them se për atë gaz nuk është se shfaqte interes ndokush, pasi edhe sot ai gaz digjet në ajër kot. Në fakt, kur është shprehur interesi nga Klodian Zoto, unë mendova se ishte në interes të Albpetrol, të monetizonte një produkt që e hidhtë dëm…”, është shprehur Damian Gjiknuri para prokurorëve.

Etiketa: aferaAhmetajndosja e inceneratoreveEdi RamagjiknuriHetimetkorrupsionparaqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

Në gjyq për korrupsion me tenderat/ Plarent Ndreca sulmon ILD-në: Ka dështuar si institucion!

19:50 : 05/06/2025
Para

Takimi i parë i eurodeputetëve, merr pjesë dhe Fredi Beleri! Mediat greke zbardhin mbledhjen

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com