• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti: Turizmi s’është ilaçi i përgjithshëm, të zhbllokohen avantazhet konkurruese

09:43 : 18/06/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Rritja e kontributit të turizmit padyshim që është një lajm i mirë për gjithë ekonominë, por ky i fundit nuk është ilaçi i përgjithshëm që rregullon gjithçka.

Të paktën kështu vlerëson një raport i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara (UNECE) duke nënvizuar se aktivizimi i potencialit të brendshëm duhet parë me vëmendje sa i takon politikave.

Ky raport vlerëson se duhet të zhbllokohen avantazhet potenciale dhe konkurruese që nisin nga përmirësimi i qeverisjes e deri tek tërheqja dhe mbajtja e talenteve apo investimet në infrastrukturë.

“Vlen të përmendet se si politikat që drejtojnë vendndodhjen e kapaciteteve prodhuese dhe vendosin investimet lokale, vendet e punës, produktivitetin dhe të ardhurat kanë evoluar.

Ndërsa politikat kombëtare rishpërndarëse ishin norma në periudhën e pasluftës, paradigma aktuale thekson rëndësinë e potencialit endogjen dhe asetet specifike për lokalitetin.

Lexo edhe:

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

Për të zhbllokuar këto avantazhe potenciale dhe konkurruese, politikat theksojnë nevojën për përmirësim të qeverisjes, parashikimit të burimeve, trajnimit, rikualifikimit, tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve, mbështetjen e bizneseve lokale dhe atyre start-up , dhe investime në infrastrukturë” thuhet në dokument.

Raporti vlerëson se inovacioni rajonal karakterizohet fuqishëm në këto politika. Sipas dokumentit, një nga strategjitë kryesore për një qasje të bazuar në vend është “Strategjia e Specializimit Inteligjent (S3) (S3 Albania, n.d.), e mbrojtur jo vetëm nga BE-ja, por edhe nga donatorë të huaj për Shqipërinë.

“Kjo strategji përfshin identifikimin e zonave strategjike për ndërhyrje të bazuara si në analizën e potencialit të ekonomisë dhe një proces sipërmarrës zbulimi që përfshin palë të ndryshme. Ajo ka një pamje të gjerë të inovacionit, duke përfshirë qasjet e drejtuara nga teknologjia dhe synon krijimin e “rajoneve konkurruese” thuhet në raport.

Pikërisht në këtë analizë del në pah edhe vlerësimi se turizmi nuk mund të zgjidhë gjithçka pavarësisht ecurisë pozitive dhe kjo ka të bëjë edhe me faktin që sektori nuk është siç duhet i lidhur me zinxhirët e furnizimit.

“Megjithatë, efektiviteti i këtyre mekanizmave në shumë bashki dhe qarqe urbane në Shqipëri, veçanërisht ata që tashmë janë në disavantazh, është i kufizuar, për shkak të madhësisë dhe kapacitetit të tyre të vogël.

Ndërsa turizmi, përfshirë agroturizmin, është promovuar si burimi kyç endogjen në Shqipëri, nuk ka gjasa të jetë një ilaç i përgjithshëm në mbarë vendin.

Programet e zhvillimit të turizmit kanë tërhequr shumë investime, përfshirë donatorët, sektori ka zinxhirë të kufizuar furnizimi, efekte shumëzuese dhe komponentë inovativë krahasuar me industritë me vlerë të lartë të shtuar dhe sektorëve prodhues” thuhet në raport./Monitor

Etiketa: avantazhetkonkurruesenuk eshte ilaciraportitë zhbllokohenturizmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

08:37 : 26/10/2025
BOTA

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025
AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti i ODIHR/ Lutfi Dervishi: Në PS nuk thanë gjysmë fjale, presim nga Diella

20:45 : 23/10/2025
Para

Analiza e REL/ Pse Putin po viziton Korenë e Veriut pas 24 vitesh?

TË GJITHA

Bushati: Po nuk u arratis, SPAK do e diskreditojë Ballukun me vibratorë, tanga dhe dashnorët

22:36 : 27/10/2025

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, qytetarët në panik

22:29 : 27/10/2025

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

22:06 : 27/10/2025

Metani raporton në Kuvend: Gjyqet zgjasin me vite, sistemi i drejtësisë në kolaps nga mungesa e gjyqtarëve

22:05 : 27/10/2025

Aksident tragjik në Krujë, 20-vjeçari përplas me automjet për vdekje një këmbësor

21:54 : 27/10/2025

“Balluku nën hetim për tenderin e Llogarasë”, Lala: Takimi në Turqi përfshin edhe Ramën

21:39 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com