7 grupe krimanale të shkatërruara dhe 4 policë pjesë e tyre duke ndihmuar dhe mbështetur me informacion apo marrë rol në strukturat krinale.
Nuk mund të konceptohet më se një hetim i nisur nga prokuroria e posaçme SPAK për krimin e organizuar mos të ketë një efektiv policie.
Në operacionin e fundit të koduar revanshi SPAK arriti të zbardhë rolin e katër punonjësve të polici të cilët nga niveli ekzekutiv ishin shumë të rëndësishëm. Edhe njëhere grupet kriminale treguan se ata janë disa hapa para shtetit i cili gjithmonë premton se do ti luftojë ato dhe në vazhdimësi dështon.
Zbardhja e bisedave nga aplikacioni sky dhe përkthimi i tyre në një dosje hetimore vazhdon të prodhojë lajme jo të mira për mënyrën se si ka funksionuar dhe po funksionon policia e shtetit .
Për ta treguar këtë do të shohim me detaje rolin që kanë patur katër oficerët në episodet ku ata janë të përfshirë dhe rëndësinë e tyre në funksionimin e paligjshmërisë ku janë të përfshirë.
Për herë të parë kemi të faktuar rolin e një drejrori të policisë vendore në kultivimin dhe trafikun e kanabisit. Bëhet fjalë për Henerigert Mitrin i cili në vitin 2020 ka mabjtur detyrën e numrit një të policisë në Lezhë. Një qark i cili asnjëhre nuk ka qënë i lëhtë për shkak të valencës së lartë në kriminalitet dhe interesave të mëdha që përfshihen në këtë zonë.
Mitri kishte si vartës së tij në pozicionin e shefit të trafiqeve në drejtorinë që drejtonte Klodian Shahini. Ky i fundit është personi i cili menaxhon thuajse të gjithë kultivimin e kanabisit në qarkun e Lezhës nga aq biseda të zbardhura në dosjen e SPAK.
Lidhje Klodian Shahinit në disa episode është Elson Reçi dhe të dy kanë lidhje familjare. Reçi e ka të shtrirë aktivitetin e tij kryesisht në zonën e Mirditës dhe polici Shahini ka shërbyer për të verifikuar targa makinash si dhe hyrje dalje të personave të ndryshëm në pikat kufitare duke përdorur systemin TIMS. Elson Reçi sipas SPAK shërbente edhe si ndërmjetës i Klodian Shahinit me persona të tjerë që kultivojnë kanabis me kushtin për ti dhënë informacione në rast se policia zhvillon operacione kundër kultivimin të kanabisit.
Në qershor të vitit 2020 Reçi i kërkon të dhëna për 11 targa makinash për të verifikuar pronësinë e tyre dhe Klodian Shahini e ka kryer këtë detyrë , duke kaluar informacionin tek kushëriri i tij.
Në 15 qershor 2020 Hnerigert Mitri i shkruan vartësit të tij Klodian Shahini duke e pyetur nëse ja kishte dhënë kodin e sky ecc kushos në Mirditë, duke ditur marrdhënien mes të dyve.Mitri ka pranuar ftesën e Elson Reçit dy ditë më vonë.
SPAK sqaron se Elson Reçi i ka dërguar disa fotografi Shahinit disa ditë vonë ku në to shihen parcela me kanabis duke i kërkuar që këto sipërfaqe most ë prekn pasi janë të tijat.
Verifikimi e targave për Elson Reçin ishte një punë rutinë e Shahinit pasi e ka kryer edhe në disa raste të tjera dhe informacioni më pas është dërguar tek persona të tretë nga Reçi, të cilët janë të skeduar në fushën e krimeve kundër jetës.
Elson Reçi është nipi i Kastriot Reçit i vrarë me snajper në fillimi të vitit 2020 në Rrëshen . Për këtë ai akuzonte Preng Gjinin më të cilin familja e tij kishte një konflikt të hershëm. Për këtë person Reçi kërkon të dhna nga sisitemi TIMS të cilat ia sigronte kusheriri i tij polic.
Gjatë verës së 2020 vëmendja e Reçit ishte fokusuar tek kultivimi i kanabisit në malësitë e Mirditës.
“Më datë 01.08.2020, shtetasi Elson Reç komunikon me Klodian Shahinin dhe epyet nëse një ditë më parë ka qënë në Kaçinar dhe më pas ai ndërhyen që bimët narkotike që ka mbjellë një lidhje e Elsonit, Klodiani ta ndihmojë dhe në këmbim të parave për të mos e raportuar.”– Dosja e SPAK
Më pas zhvillohen sërish biseda për një parcel në një zonë tjetër Ungrej ku një miku i elsonit ka disa parcela dhe jep para për të mos i evidentuar koordinatat. Gjithashtu në 10 shtatir është kryer një bisedët tjetër ku Elson Reçi dyshon se është ngritur një dron dhe mund ti zbulojë parcelat.
“E kanë hedh dronin ktu pas shpisë time,sipër , a dihet gjo kush është? Pyte njëherë se kush është se më duket kan pikas një gjë të vogël. A kanë marrë kordinatë? Po ca dreqin është duke ma hedh sipër shpisë tim,se mi trazoj cunat. A ka marrë kordinatë se kam nja 100 rrajë. Po pati marrë ndonjë kordinatë më lajmëro se janë cunat ktu.”– Elson Reçi
Ne biseda mes tyre përmendet sipas SPAK edhe Henerigert Mitri, për të cilin thotë se do ti blejë një telefon.
Klodian Shahini sipas dosjes ka komunkime edhe me të tjerë kultivues të kanabisit në qarkun e Lezhës të cilët dy prej tyre janë të paidentifikuar si dhe Elton e Flamur Zalla.
Shefi i trafiqeve komunikon në datat 5 dhe 6 mja 2020 me dy person të paidentifikuar dhe falsim për një një zonë ku janë mbjellë 5 mijë rreje kanabis, për të cilat ka një sinjalizim nga një spiun në polici. Në biseda përmendet edhe Arben Ndoka I cili vite më parë ka kultivuar drogë në këto zona. Shahini i kërkon dy kultivuesve që të lëvizin bimët nga aty.
“Gjatë rrugës ai i shkruan përsëri 7M ku I thotë se informacioni ka krijuar probleme dhe bimët duhet të hiqen. Në këtë datë ai komunikon edhe me përdorues të tjere të SKY ECC, DB7 lidhur më 5000 rrëjët që i ka ngritur si problem edhe Arben Ndoka.”– Dosja e SPAK
Henerigert Mitri përmend sërish në biseda duke qënë se situate kërkon një zgjidhje por që duket e vështirë.
“Se ma ka pre shkurt i imi, që sbëhet ai mubahet.”– Klodian Shahini
Personat e paidentifikuar bëjnë cfarë është e mundur që të rregullojnë punët madje në komunikime ata flasin se do të zgjidhnin me drejtorin e policisë Lezhë.
“ Me datët 06.05.2020 në mëngjes Klodian Shahini komunikon me DB7 i cili një ditë më parë do mundohej të rregullonte marrëdhëniet me “Ndokt” dhe do të gjente zgjidhje me Henerigert Mitrin. DB7 i tregin se një natë më parë kishte diskutuar me Henerigertin dhe e kanë lënë të mos i shkulë fidanet.”– Dosja e SPAK
Por Shahini i sqaron se vendi duhet pastruar pasi do të ketë kontroll nga Tirana. Sipas tij drejtoria e Lezhës nuk ka lidhje me këtë aksion dhe se bimët duhet djegur pasi nuk mudn të shpëtohen. Mes të dyve gjtihashtu flitet për Arben Ndokën i cili duhet qetësuar pasi e ka bërë problem kultivimin në këtë zonë.
“Isha me Gertin kur të shkruajta, po të them që nësër vijnë të Tiranë.”– Klodian Shahini.
Disa ditë më vonë shefi i trafiqeve flet sërish me përsonin e paidentifikuar 7M ku kërkon se sa gropa ka hapur dhe si po ecën kultivimimi, pasi duhet tja thotë “robit”. Pas kësaj Shahini flet më shefin e tij Henerigert Mitri ku i raporton për atë që ka folur.
Prokuroria është e bindur që dy persona kryesore që duhet të luftonin kultivimin e kanabist në zonë në fakt kanë bërë të kundërtën. Ata kanë mbrojtur dhe informuar personat me të cilët kishin interesa, duke qënë selektiv në luftën kundër këtij fenomone. Ata kanë pasur rolin e tyre në këtë grupe të strukturuara kriminale sipas SPAK.
Drejtori i Policisë së qarkut duket se është personi që jep leje për çdo aktivitet të paligjshëm në zonën që admnistron. Henerigert Mitri përvec kultivimit të kanabisit ka lejuar edhe aktivitete të tjera sic është ai i ushtrimit në mënyrë të paligjshme i lojrave të fatit. Në këtë episos në skenë del emri i biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar në dosjen “metamorfoza”. Sipas dosjes Gjoka zoteronte një lokla në Lezhe ku ushtronte aktivitetin e plaigjshëm në fushëm e lojrave të fatit me dijeninë e drejtorit të policisë së Lezhës ,Heneriger Mitrit.
Por në 31 janar 2020 një aksion i policisë së shtetit ky aktivitet pikaset dhe arrestohet nje person. Pas kësaj mes biznesmenit dhe Mitrit zhvillohen disa biseda mbi fatin e dosjes hetimore për këtë rast. Ndërsa Gjoka bisedon edhe me Oltion Bistrin, ish drejteus i lartë i policisë edhe ky i arrestuar në dosjen “metamorfoza”. Sipas Henerigert Mitri nuk duhet ti kishte dhënë garanci për aktivitetin nëse nuk kishte patur dakordësinë e eprorëve të tij.
“Pa i thënën Gertit shkun ata? Ca thua? Me derë të fshehtë e kishe aty? I hapën problem Gertit? Po si vajtën pa i thënë,drejtor tjetri”.- Oltion Bistri
Kjo është vetëm njëra anë e kësaj marrdhënie pasi drejtori i policisë kërkon nga Gjoka që ta takojë me drejotorin e hipotkës në lezhë pasi për të po zhvillohen hetime.
“Shok si kalove thuja pak atij drejtorit të hipotekës të vijë të më takojë pak ose ndonjë numër cel që ti them të ruhet po thuaj të vijë të më takojë.” – Henerigert Mitri
Disa ditë më vonë Mitri duket i pakënaqur nga drejroi i hipotekës pasi i shkruan Pëllumb Gjokës se shoku nuk i ka thënë faleminderit për punën e mbaruar.
Veprimet e Mitrit thostë spak në dosje cënojnë rëndë integritetin e policisë së shtetit
Mes të dyve diskutohet edhe për shumë 10 mijë euro në muaj për një person me të cilin do ta lidhte Henerigert Mitri.
Korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin ka prekur çdo strukture të policisë. Reparti special RENEA konsiderohet krenaria e policisë së shtetit por as ajo nuk ka mundur të jetë imune ndaj fenomeneve negative duke bërë që elemtë të saj të dalin në këtë dosje të SPAK.
Altin Morina nuk është një emër i panjohur pasi pak muaj më parë u arrestua pasi në maokinën ku udhëtonte iu gjetën më shumë 100 mijë euro.
Disa javë më pas u liru nga qelia dhe në këtë hetim del si lidhja kryesore e Durim Bamit në policinë e shteti. Morina ka pasur rolin e bashkëpunëtorit në rastet e kultivimit të kanabisit nga Durim Bami kryesosht në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës si dhe garantorit që kjo paligjshmeri të kishte mbrojtjen e policisë. SPAK thotë që në këtë episode ka të paidentifikuar një person me nofkën drejtori i cili ka pasur rolin e garantorit të klutivimit kundrejt pagesave.
“Më datë 02.04.2020 në orën 14:15 Durim Bami i thote Altin Morinës që të vijë në darken ga shtëpia se do fiki kamerat në ato momente.Në orën 20:17 Durim Bami komunikon me përdoruesin CL i paidentifikuar të cilit i tregon se sapo kishte ikur drejtori të cilin bahskë më një tjetër i kishte në shtëpi. Gjatë bisedës Durimi tregon se drejtori i kishte thënë që ti jepte gaz dhe se Durimi i kishte kërkuar që ti gjente ca fara.” – Dosja e SPAK
Dy ditë më vonë zhvillohet një tjetër bisedë mes të dyve ku Durim Bami pyet Morinën nëse drejtori kishte folur me shefin e zonës së Durimit për serën që kishin parë mbrëmë dhe ti ktheje përgjigje pasi disa persona duan të vazhdojnë të mbjellin dhe për këtë arsye nuk duhet dërguar policia të kontrollojë serat. Prilli i 2020 ka qënë fushatë mbjellje kanabis pasi flasin disa rrëjë per mbjelljen e mijëra bimëve.
Një tjetrë oficer i RENEA-s I përfshirë këtë radhë në armbëmbjatje pa leje është Adrian Pikli i cili në bashkëpunim me Deivis Bajramajn kanë sigurar armë duke ia shitur grupit te Nuredin Dumanit apo edhe trafikuar jashtë vendit. Madje ata kryejnë edhe modifikimin e armëvë duke i bërë me efikase.
Sollëm këto raste për ilustruar se deri në cfarë niveli ka arritur perfshirja e policisë në kultivimin dhe trafikun e drogës në vend. Në një situatë të tillë ministria e brendshme ka propozuar dy nisam për pastruar policinë e shtetit. E para me procesin e vetingut për të cilin janë ngritur pikëpyetje të mëdha për shkak se nuk ka funksionuar sic duhet. Ndërsa nisma e dytë ka të bëjë me vetdeklarimin që duhet të bëjnë oficerët e policisë nëse kanë përdoruru sky ecc apo telefona të enkriptuar. Deri tani nuk ka asnjë polic që ta kanë konfirmuar këtë. Por dosja e fundit e SPA tregoi të kundërtën dhe përdoruesit e këtyre komunikimesh kanë qënë drejteusit më të lartë të policisë. Prandaj dhe vetpastrimi i policisë duket shumë i largët dhe i vetmi institucion që mund të bëjë pastrimin e saj është SPAK me hetimet që kanë bazë bisedat në “Sky Ecc”.
/ Emisioni “Kronos”