• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA dhe BE: Duhet bashkëpunim për të luftuar dezinformimin nga vendet keqdashëse

18:08 : 13/06/2024
në BOTA

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë thanë të enjten se qeveritë e tyre janë të vëmendshme lidhur me dezinformatat nga vendet keqdashëse që kanë për synim të shkatërrojnë demokracitë dhe të drejtat e njeriut ndërsa bënë thirrje për bashkëpunim në ndalimin e tyre.

Këto komente u bënë në hapje të konferencës dyditëshe me temën: “Integriteti i informacionit dhe Inteligjenca Artificiale: Ndikimi në një vit zgjedhjesh globale”, e organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik me seli në Shtetet e Bashkuara.

Përgjatë punimeve u paraqitë edhe një raport ku theksohet se ka rritje të cenueshmërisë ndaj dezinformimit dhe ndikimit të jashtëm në Kosovë, krahasuar me dy vjet më parë. Në raportin e hartuar nga organizata Demokraci Plus për Institutin Kombëtar Demokratik theksohet se dezinformimi është një kërcënim i madh për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hoveneir tha se megjithëse inteligjenca artificiale mund të lehtësojë disa procese zgjedhore te vendet demokratike, ajo po përdoret nga vende keqdashëse për të dëmtuar proceset zgjedhore në vendet demokratike.

Lexo edhe:

Alarm në Michigan, të shtëna me armë në një kishë, raportohet për viktima

Kurti për pezullimin e Dialogut me SHBA-në: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri

“Por ajo që duam të shmangim dhe kemi nevojë për ndihmë kolektive, mendoj se është një qasje me shumë përpjekje, është se si të shmanget përdorimi i kësaj teknologjie për të privuar qytetarët nga aftësia e tyre për të formuar në mënyrë të pavarur opinione, për të marrë vendime të mbështetura në informacione të sakta, për shembull kur shkojnë në votime. Ne jemi të vetëdijshëm se fushatat e dezinformimit janë pjesë e përpjekjeve më të mëdha të aktorëve keqdashës për të dëmtuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut, dhe ne kemi nevojë urgjente për këtë, tha ambasadori Hovenier.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha se bota demokratike është përballë një rreziku që nuk është parë për një kohë të gjatë.

“Dezinformimi paraqet një sfidë të rëndësishme politike dhe të sigurisë, duke paraqitur një rrezik për demokracitë dhe përpjekjet demokratike të vendeve në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i tij shtrihet mbi vendet individualisht, duke ndikuar në sigurinë tonë kolektive dhe rendin e bazuar në rregulla ndërkombëtare. Dezinformimi dobëson institucionet demokratike dhe ulë besimin e qytetarëve ndaj qeverisë, shtetit dhe mediave”, tha ai

Zoti Szunyog tha se ndryshe nga koha e Luftës së Ftohtë kur udhëheqësit autoritarë, popullistë dhe joliberal përpiqeshin të paraqesin një vizion alternativ dhe pozitiv të botës, tani ata po shpenzojnë shumë burime me synimin për dobësimin e demokracisë dhe rendit botëror liberal.

Ekspertët thonë se rreziku më i madh për Kosovën dhe Ballkanin nga dezinformimi është nxitja e përçarjes në shoqëri. Organizatat që merren me luftimin e dezinformatave thonë se Kosova përballet me dezinformata të ndryshme që vijnë nga shtetet mosnjohëse, posaçërisht nga Serbia dhe Rusia.

Rritja e dezinformatave në rajon bëri që në fund të muajit maj, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të themelojnë një mekanizëm të përbashkët bashkërendues për Ballkanin Perëndimor, i cili do të përqendrohet tek lufta kundër manipulimit të informacionit dhe ndërhyrjeve, përfshirë dezinformimin dhe propagandën që vjen nga Rusia dhe Kina./VOA

Etiketa: BEdezinformimSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Alarm në Michigan, të shtëna me armë në një kishë, raportohet për viktima

17:59 : 28/09/2025
RAJONI

Kurti për pezullimin e Dialogut me SHBA-në: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri

17:14 : 28/09/2025
BOTA

Trump: Armëpushimi në Gaza është afër, një “shans i artë” për paqe në Lindjen e Mesme

16:40 : 28/09/2025
BOTA

Lavrov: Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë BE-në apo NATO-n

21:55 : 27/09/2025
BOTA

Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland, autorizon përdorimin e forcës së plotë

20:15 : 27/09/2025
BOTA

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan në protestën për George Floyd

19:03 : 27/09/2025
Para

Hidhet shorti/ Ja EMRAT që iu dërguan Kuvendit për vakancat në KLP dhe KLGJ

TË GJITHA

Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, arsyeja

12:28 : 29/09/2025

Mori ryshfet, dënohet me vdekje ish-ministri i Bujqësisë në Kinë

12:22 : 29/09/2025

Gjekmarkaj ironizon Xhafajn: Kryetar që kontrollon kryetarin

12:16 : 29/09/2025

EMRI/ U përfituan nga krimi, sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro të noteres nga Tirana

12:08 : 29/09/2025

“Lamtumirë nëna ime”/ Pirro Çako reagon për humbjen e sopranos Luiza Çako

11:38 : 29/09/2025

Nis seanca për dosjen “Partizani”, GJKKO nuk lejon mediat ta regjistrojnë të plotë

11:37 : 29/09/2025

EMRAT/ Tentuan të trafikonin një vajzë të mitur në Kosovë, arrestohen 2 të rinj në Morinë

11:24 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com