• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Shqetësim për shtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore në Shqipëri

21:40 : 28/05/2024
në AKTUALITET, SOCIALE

Numri në rritje i rasteve të dhunës me bazë gjinore bashkoi në Shkodër Aleancën Gjinore për Zhvillim dhe Qendrën për Popullsinë dhe Zhvillimin, në përpjekje për të nxitur autoritetet qendrore dhe loakle t’i kushtojnë më shumë kujdes buxhetit për çeshtjet e barazisë gjinore.

Drejtuesja e Aleancës Gjinore për Zhvillim, Mirela Arqimandriti tha se duke u nisur nga bashkia e Shkodrës po analizohet buxheti i përgjithshëm për çështjet gjinore i të gjitha bashkive, si pjesë e një programi që ka nisur të zbatohet në të gjitha vendet e rajonit.

“Këtë vit, pra viti 2024, sipas buxhetit të qytetarëve dhe Ministrisë së Financave, 9 për qind e buxhetit të shtetit shkon për çështjet e barazisë gjinore. Mendoj se janë 43 programe buxhetore, në nivel ministrie, që mbulojnë çështje të barazisë gjinore. Ne si organizatë jemi duke i kërkuar këto programe dhe çfarë pëfaqësojnë ato për të sjellur një raport më të detajuar në nivel vendi”, thotë ajo.

Megjithë numrin e lartë të programeve që mbulojnë çështjet gjinore, sipas drejtueses së Aleancës Gjinore për Zhvillim, rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen, çka kërkon një analizë më të kujdesshme të zbatimit të këtyre programeve.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë raportuar në polici 1,197 raste të dhunës në familje, ndërsa 627 persona kanë marrë urdhër mbrojtjeje.

Lexo edhe:

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

Ndërsa gjatë vitit 2022-2023 janë afro 11 mijë raste të denoncuara për dhunë në familje, ku 50 për qind e tyre janë shoqëruar me urdhër mbrojtje.

“Ka problematikë të jashtëzakonshme. Një rast i dhunës në familje, ndaj gruas dhe ndaj fëmijëve, është shumë kompleks. Ka problematika nga më të ndryshmet përfshirë problematikat ekonomike, zgjidhjes së banesës, punësimit apo edhe çështje të shëndetit mendor dhe shëndetit në përgjithësi të grave dhe fëmijëve të përfshirë në rastet e dhunës”, thotë zonja Arqimandriti.

Pjesa më e madhe e grave që janë viktima të dhunës në familje kërkojnë ndihmë dhe mbështetje në strukturat bashkiake, të cilat kanë fonde dhe kapacitete të kufizuara për mbështetjen e tyre me ndihmë ekonomike, punësim apo strehim, megjithëse legjislacioni shqiptar parashikon mekanizma mbrojtës dhe programe mbështetjeje për viktimat e dhunës në familje.

Nga 61 bashki që ka vendi, vetëm në 12 prej tyre janë ngritur qendra strehimi për gratë e dhunuara. Sipas drejtueses së Qendrës për Popullsinë dhe Zhvillimin, Elona Gjebrea, është e rëndësishme që bashkitë t’i kushtojnë më shumë vëmendje buxhetit të përgjithshëm për çështje gjinore, duke pasur parasysh rastet në rritje të grave të dhunuara apo trafikuara.

“Pavarësisht se tashmë flasim për koncepte gjinore, modele gjinore, të cilat kuptohen shumë mirë dhe aplikohen, siç është rasti i përfshirjes së këshilltareve bashkiake, kur vjen puna në buxhet ka nevojë për pak më shumë vëmendje. Në fakt, edhe analiza buxhetore nuk është një gjë e lehtë. Bëhet nga ekspertë që janë të trajnuar në këtë fushë. Kështu që, mendoj që me ekspertët e fushës ne do të jemi në gjendje që problematikat e vogla të adresohen ashtu siç duhet”, thotë zonja Gjebrea.

Megjithëse raportimet e policisë dhe të mediave flasin për raste thuajse të përditshme të dhunës me bazë gjinore, sipas ekspertëve, pjesa më e madhe e rasteve nuk raportohen për shkak të mentalitetit, mungesës së mbështetjes dhe perspektivës që ndjejnë gratë e dhunuara./VOA

Etiketa: dhuname bazë gjinoreShkodershqetesim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

11:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025
AKTUALITET

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, kalonte emigrantë ilegalisht në kufi

15:09 : 08/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025
AKTUALITET

Zbulohen 4291 bimë kanabis në Shkodër, e pësojnë 5 kryetarë fshatrash/ PAMJET

09:31 : 06/10/2025
AKTUALITET

Motori përplaset me murin rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit në Shkodër

22:20 : 04/10/2025
Para

Beleri flet nga burgu: U bë grusht shteti që të mos merrja detyrën e kryebashkiakut

TË GJITHA

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

19:20 : 09/10/2025

Fermerët kërkojnë më shumë makineri, 38% e aplikimeve të Skemës Kombëtare për mekanizim

19:11 : 09/10/2025

Hamasi: Armëpushimi shënon fundin e luftës në Gaza

18:57 : 09/10/2025

Frikësohet SERBIA/ Kosova “blindon” qiellin, mijëra dronë kamikazë Skydagger mbërrijnë në Prishtinë

18:38 : 09/10/2025

Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin

18:34 : 09/10/2025

Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Ja pse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

18:25 : 09/10/2025

“Do kërkojmë ekspertim të shëndetit mendor”/ Avokati: Elvis Shkambi hynte e dilte me pistoletë në gjykata

18:11 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com