• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kosto e komunikimit për shqiptarët u rrit vitin e kaluar

08:25 : 27/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Kosto e shërbimeve të komunikimit për shqiptarët u rrit vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU), të cituara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), treguesit e nivelit të shpenzimeve në raport me të ardhurat për frymë për katër nga pesë shportat e ITU-së për aksesin dhe përdorimin shërbimeve të rrjetit fiks dhe celular për Shqipërinë rezultojnë me rritje në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022. Ato janë gjithashtu në nivel më të lartë se mesatarja botërore për vitin 2023.

Për shembull, shporta celulare me konsum mujor të ulët (70 minuta+20 SMS + 500 MB) në Shqipëri vitin e kaluar kushtonte sa 1.59% e të ardhurave mujore bruto për frymë, nga 1.45% që kishte qenë një vit më parë. Mesatarja botërore e këtij treguesi është sa 1.35% e të ardhurave bruto për frymë.

Ndërsa shporta celulare me konsum mujor të lartë (140 minuta+70 SMS + 2 GB) vitin e kaluar kushtonte sa 2.07% e të ardhurave mujore bruto për frymë, nga 1.45% që kishte qenë një vit më parë. Mesatarja botërore e këtij treguesi është sa 2% e të ardhurave bruto për frymë.

Sipas AKEP, gjatë vitit 2023, është vënë re se dy operatorët celularë kanë bërë ndryshime në tarifa ose sasitë e njësive (minuta, SMS apo GB) të përfshira në paketat e përdorura nga ITU për krahasim. Këto ndryshime kanë rezultuar ndër të tjera në zvogëlimin e njësive (minuta, SMS apo MB) të përfshira në paketat me parapagim 30 ditore me çmim 600 Lek të prezantuar në periudhën e pandemisë Covid-19 në vitin 2021 nga operatorët celularë, dhe të përdorura nga ITU në periudhën 2021-2022 si referencë për shportat celulare me konsum të ulët.

Lexo edhe:

Shkolla pa nxënës, 47 mijë më pak në 9 vite

Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin

Megjithatë, AKEP vëren se shportat e ITU përmbajnë sasitë minimale të njësive të komunikimit apo dhe shpejtësinë minimale për akses broabdand fiks (256 kbps), ndërsa paketat e operatorëve që ofrohen në treg dhe përdoren nga ITU për llogaritjen e shpenzimeve mund të ndryshojnë ndër vite sipas politikave të operatorëve dhe ato zakonisht të përmbajnë më shumë

njësi komunikimi /shpejtësi më të lartë sesa vlerat minimale referencë të shportave përkatëse.

Objektivi i përballueshmërisë Komisionit Broadband të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm të Internetit kërkon që në vitin 2025 shpenzimet për akses broadbnd të mos jenë më shumë se 2% e të ardhurave bruto për frymë. Pavarësisht rritjes në vitin 2023, AKEP vëren se shpenzimet për të pesë shportat TIK të ITU janë brenda ose pranë kufirit të 2%.

Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri është rikthyer tashmë në të njëjtën strukturë të vitit 2008, me vetëm dy operatorë në treg. Hyrja në treg e operatorit të tretë Eagle Mobile (Albtelecom) dhe më pas të operatorit të katërt, Plus Communication, solli rritje të konkurrencës dhe ulje të ndjeshme të tarifave të komunikimit. Por, këta dy operatorë nuk arritën asnjëherë të ishin fitimprurës.

Në vitet e fundit, edhe dy operatorët më të mëdhenj celularë kanë raportuar një performancë zhgënjyese. Këto rezultate mund të shpjegohen me rënien e të ardhurave nga terminimi, nevoja e larta për investime, shpenzimet e konsiderueshme të amortizimit, etj. Në këto kushet, operatorët po shtrenjtojnë çmimet, në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e llogarive të tyre. / MONITOR

Etiketa: celularkostoKosto e komunikimitqeveriaShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkolla pa nxënës, 47 mijë më pak në 9 vite

20:47 : 08/09/2025
BOTA

Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin

19:10 : 08/09/2025
AKTUALITET

Ndeshja Shqipëri-Letoni/ Policia publikon planin e masave, rrugët që do bllokohen

16:14 : 08/09/2025
AKTUALITET

Kriza e arsimit, kriza e kombit!

12:38 : 08/09/2025
AKTUALITET

Përgjimet/ Krimi i organizuar në Shqipëri: Besëprerja, intrigat dhe vra*jet mes shokëve!

20:48 : 07/09/2025
RAJONI

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

12:31 : 07/09/2025
Para

Sulmet ruse në Kharkiv, rritet numri i viktimave

TË GJITHA

Aksident me vdekje në Vlorë

11:46 : 09/09/2025

Krahu i djathtë i Ibrahim Licit, kush është Barush Bregu i shpallur në kërkim pasi ndihmoi Ragip Gilën

11:42 : 09/09/2025

Çfarë pasojash mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në?

11:27 : 09/09/2025

Vrasja në Shkodër/ PAMJET e arrestimit të autorit, policia shpall në kërkim dy bashkëpunëtorët

11:21 : 09/09/2025

E zuri korenti, humb jetën 16-vjeçarja në Lezhë

11:09 : 09/09/2025

EMRI/ Aksidenti në Librazhd, ndërron jetë tek Spitali i Traumës 30-vjeçari

11:05 : 09/09/2025

Ergys Verdho i hekurudhave, drejtori i Ramës që transferoi mln Euro korrupsioni drejt Europës

11:03 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com