• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK refuzoi dosjen e Shpëtim Gjikës, Gjykata Vlorë ia rikthen: Vlerësojeni në GJKKO

13:34 : 25/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kur në media u publikua deklarimi i kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, se “gjykata, afërmendsh vendos sipas kërkesave të prokurorisë”, Prokuroria e Posaçme reagoi, duke deklaruar se kjo shprehje është nxjerrë nga konteksti dhe se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion respekton normat proceduriale penale.

Por, një tjetër zhvillim, ku përfshihet ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, dëshmon se SPAK-u e ndjen veten “superior” ndaj prokurorive të tjera të juridiksionit të përgjithshëm, madje edhe “i kontrollon dhe vlerëson” hetimet e tyre.

Një kompetencë që as nuk e ka dhe as nuk mund ta ushtrojë, pavarësisht se Struktura e Posaçme po “fryhet” shumë mediatikisht dhe politikisht.

Prokuroria e Vlorës ka zhvilluar një hetim për dyshimet mbi një ndërtim të paligjshëm në zonën e Rrugës Transballkanike. Një shtetase, Inajete M., pretendon se subjekti ndërtues “Mara” shpk, ka dëmtuar banesën e saj gjatë ndërtimit të një godine shumë-katëshe.

Lexo edhe:

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

Nga hetimet e zhvilluara prej prokurores Erida Visoci, ka rezuluar se leja për këtë ndërtim është dhënë fillimisht në vitin 2011 dhe më tej është ndryshuar (saktësuar sheshi i ndërtimit) në vitin 2014 nga ish-kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika.

Në foto: Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika

Bazuar në veprimet proceduriale, prokurorja ka krijuar dyshimet e arsyeshme se ish-kryebashkiaku Gjika nuk ka respektuar procedurën për nxjerrjen e lejes së ndërtimit, më konkretisht për saktësimin e sheshit të ndertimit, në vendimin e nënshkruar prej tij në vitin 2014.

Bazuar në këto të dhëna, prokurorja e çështjes, në 25 mars 2024, ka regjistruar procedimin penal për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të Shpëtim Gjikës, ndërkohë që po vijohen hetimet për ndërtimin e paligjshëm.

Pasi ka shënuar emrin e Gjikës në regjistrimin e personave nën hetim, Prokuroria e Vlorës ka shpallur mos-kompetencën, duke ia përcjellë rastin e Gjikës, SPAK-ut, si struktura përgjegjëse për hetimin e ish-kryebashkiakëve.

SPAK në rolin e “shefit”

Dhjetë ditë pasi mori materialet nga Vlora, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, me vendimin datë 04.04.2024 ka vendosur mospranimin e akteve dhe ridërgimin e akteve për kompetencë lëndore dhe tokësore sërish në Prokurorinë e Vlorës.

Nga përmbajtja e këtij vendimi, rezulton se nga ana e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme është vlerësuar se mungon lidhja shkak-pasojë për përmbushjen e figures së veprës penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sipas vendimit të mospranimit të akteve, “më së paku provohet se pasoja nuk ka ardhur si rezultat i veprimtarisë administrative të organit të pushtetit vendor, të materializuar me vendimin nr.97/6, datë 29.04.2014 “Për saktësimin e sheshit të ndërtimit”.

Në foto: Argumentat e kreut të SPAK-ut për rikthimin e dosjes së Shpëtim Gjikës në Vlorë

Pra, praktikisht, u rrëzua i gjithë hetimi i zhvilluar nga Prokuroria e Vlorës për këtë rast të Shpëtim Gjikës. Ky zhvillim, pra mos-gjetja e elementëve të veprës penale, nuk përbën ndonjë sakrilegj, pasi ndaj ligji procedurial ka ngarkuar prokurorinë kompetente, në këtë rast SPAK-un, që të vlerësojë çështjen në tërësi.

Por, problemi, të paktën sipas gjykatës së Vlorës, qëndron tek fakti se SPAK-u nuk ka respektuar procedurën, por “ka urdhëruar” Prokurorinë e qytetit bregdetar që të veprojë sipas vlerësimit të tij.

Gjykata e Vlorës kundër SPAK-ut

Pasi u ridërguan aktet në Vlorë, prokurorja e çështjes i mori “copy-paste” argumentat e SPAK-ut dhe iu drejtua Gjykatës për pushimin e hetimeve ndaj ish-kryebashkiakut Shpëtim Gjika, pavarësisht se më herët kishte pasur qëndrim të ndryshëm.

Gjykata e Vlorës, me një vendim të datës 9 maj 2024, vendosi të mos pranojë kërkesën e prokurorisë, duke urdhëruar që dosja t’i kalojë sërish SPAK-ut dhe ky i fundit, si organi kompetent, t’i drejtohet gjykatës së posaçme për pushimin e procedimit penal ndaj Gjikës.

Në foto: Gjykata e Vlorës konstaton se SPAK-u ka shmangur kontrollin e vendimit të saj nga Gjykata e Posaçme

Gjykata e Vlorës ka konstatuar se SPAK-u, “me vendimin për ridërgimin e akteve sërish në prokurorinë lokale të qytetit bregdetar, i ka hequr mundësinë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të vlerësuar nëse përmbushen kushtet dhe kriteret ligjore për të pushuar akuzën ose çështjen penale”.

Duke ritheksuar ligjin procedurial penal, Gjykata Vlorës shprehet se “në hetimin e veprave penale që i referohen subjekteve të posaçme, SPAK paraqet kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq, ose kërkon në gjykatë pushimin e akuzës apo të çështjes penale të veprave penale që janë në kompetencë të saj”.

Në foto: Vendimi i Gjykatës Vlorë për rikthimin e dosjes së Shpëtim Gjikës në SPAK

Kjo për arsyen se, “vlerësimi i kësaj kërkese nuk mund dhe nuk duhet të arrihet nga një gjykatë e një juridiksioni të përgjithshëm, por vetëm nga një gjyqtar i GJKKO, si gjykatë kompetente nga ana lëndore dhe shqyrtimi i çështjes për rrjedhojë juridike, por dhe logjike, në rastin se duhet të kryhet nga Gjyqtari i Seancës Paraprake pranë GJKKO”.

Mbi këto argumenta, Gjykata e Vlorës ka shpallur mos-kompetencën, duke ia ridërguar aktet Prokurorisë së Posaçme, e cila, si rregull, duhet t’ia nënshtrojë vlerësimin e saj të çështjes kontrollit të Gjykatës së Posaçme.

Etiketa: ALTIN DUMANIdosjaGJKKOgjykata e posacmegjykata e vloreshetimiShpëtim Gjikaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025
AKTUALITET

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025
AKTUALITET

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 15 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025
AKTUALITET

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen

11:06 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
Para

Denoncimi i PD-së: Rama vendosë të mos u njohë mësuesve më shumë se 20 vite punë

TË GJITHA

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025

Milani nis bisedimet me Man.United, tenton të huazojë Hojlund

18:03 : 08/08/2025

Video/ Cristiano Ronaldo shënon tre gola në fitoren e Al Nassr

17:54 : 08/08/2025

Radhën e ka kali

17:43 : 08/08/2025

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com