• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Propaganda/ Treni vjen me zgjedhjet, si gënjeu Veliaj dhe Balluku për hekurudhën

22:18 : 23/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Hekurudha Tiranë- Durrës nuk përfundoi as këtë pranverë, duke shkelur një tjetër afat.

Linja e trenit elektrik që do të lidhë Tiranën me Durrësin pritet të inagurohet në prag të zgjedhjeve në 2025. Verifikimet tregojnë se në terren vijon puna për të përfunduar 30% të projektit.

Nga kantieri i punimeve për hekurudhën Tiranë-Durrës pranverën e shkuar, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, premtoi se linja e trenit elektrik mes dy qyteteve do të përfundonte në mars të këtij viti.

‘”Mezi pres, që në më pak se një vit nga sot, ne të kemi dorëzuar këtë dhe të fillojë ambicia për punë të tjera…’, deklaroi Veliaj, në krah të ministres së infrastrukturës Belinda Balluku. Edhe Balluku përforcoi të njëjtin afat përfundimi për linjën hekurudhore Tiranë – Durrës.

“Në mars 2024 kantieri duhet të dorëzohet”- theksoi Balluku.

Lexo edhe:

I moshuari nga protesta: Saliu dhe deputetët e opozitës të ngujohen në Parlament!

Protesta hyn në ditën e 53-të, qytetarët rikthehen në shesh me të njëjtat kërkesa

Koha tregoi se angazhimi për të përfunduar linjën hekurudhore mes Tiranës dhe Durrësit këtë vit nuk u përmbush. Hekurudha vijon të jetë kantier, pasi ende nuk është arritur të përfundohet 30% e volumit të punimeve.

Vonesat në këtë projekt sipas Hekurudhës Shqiptare lidhen me pesë elementë:

  1. Elektrifikimi i linjës hekurdhore
  2. Ndërtimi i godinave të stacioneve hekurudhore dhe urave hekurudhore
  3. Ndërtimi i segmentit hekurudhor në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit (TIA).
  4. Zgjatimi i linjës prej 4 km nga PTT në drejtim të Bulevardit “Zogu i Parë”
  5. Shpronësimet

Parashikimet e reja tregojnë se linja hekurudhore Tiranë-Durrës do të përfundojë marsin e vitit të ardhshëm.

‘Linja hekurudhore “Durrës -Tiranë” së bashku me segmentet hekurudhore përkatëse (Domje – Rinas), përfundon brënda tremujorit të parë të vitit 2025.’, pohon zyrtarisht për Faktoje, Hekurudha Shqiptare.

Kjo nënkupton se inagurimi i veprës që shënjon rijetëzimin e hekurudhës shqiptare do të ndodhë pak para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Verifikim

Mëngjesin e 22 majit, në dalje të Tiranës pranë mbikalimit të Rinasit, po punohej për shtrimin e shinave të reja në gjumën ekzistuese.

Paralelisht puna vijonte edhe për ndërtimin e urave të reja.

Paralelisht puna vijonte edhe për ndërtimin e urave të reja.

Pranë zonës së njohur si ura e Limuthit, punimet për mbikalimin e linjës hekurudhore ishin thuajse në përfundim.

“Ka nisur faza e dytë e projektit në tenderimin e stacioneve hekurudhore, ndërkohë kanë përfunduar tetë urat e nevojshme të këtij projekti hekurudhor.”, sqaron Hekurudha Shqiptare.

Edhe pika e fundit e linjës hekurudhore, stacioni i Durrësit vijonte të ishte kantier. Punonjësit po hiqnin shinat e vjetra për t’i hapur rrugën shtrimit të shinave të reja.

Punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës kanë filluar në nëntor të vitit 2021, kohë kur nisi zhvendosja e shinave të vjetra. Kompania që po zbaton këtë projekt është INC spa, e cila u shpall fituese në vitin 2020, me një ofertë 69.7 milionë euro. Projekti është bashkëfinancuar me një grant të Bashkimit Europian dhe kredi të butë nga BERZH.

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës do të kalojë mbi linjën e vjetër ndërkohë që projekti parashikon edhe shtesën nga kryeqyteti në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar, një linjë e re.

Po ashtu, veç pesë stacioneve ekzistuese, do të shtohen edhe tre stacione të reja përgjatë aksit të ri nga Domje në Rinas.

Transporti hekurudhor në shifra

Në Shqipëri, gjatësia e rrjetit hekurudhor llogaritet 253 km. Në shfrytëzim janë vetëm katër linja hekurudhore:

  • Kufi – Gjorm 93 km,
  • Durrës – Elbasan 76 km,
  • Rrogozhinë – Fier 49 km
  • Fier – Vlorë 35 km.

Vetëm 873 pasagjerë kanë zgjedhur si mjeti udhëtimi transportin hekurudhor nga janari në mars. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka një rënie pasagjerësh me 47.4%.

Rënia e numrit të pasagjerëve përmes rrjetit hekurudhor është drastike në dekadën e fundit.

Nga 329 mijë pasagjerë në 2013, vitin e shkuar gjithsej kanë zgjedhur të udhëtojnë me tren, vetëm 7300 persona.

Përfundim

Nisur nga verifikimi i kryer dhe informacionet e mbledhura, deklaratat mbi afatin e përfundimit të linjës hekurudhorë Tiranë-Durrës do t’i kategorizojmë të pavërteta./ Nga Esmeralda Topi / Faktoje.al

 

Etiketa: 2025afatetballukuEdi RamafaktojehekurudhakorrupsionpropagandaqeveriaVeliajZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I moshuari nga protesta: Saliu dhe deputetët e opozitës të ngujohen në Parlament!

19:57 : 22/07/2026
AKTUALITET

Protesta hyn në ditën e 53-të, qytetarët rikthehen në shesh me të njëjtat kërkesa

19:42 : 22/07/2026
AKTUALITET

Projektet e dyshimta Rama-Kushner/ Mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

16:31 : 22/07/2026
FOTO: Benet Beci dhe Evis Berberi, ish-drejtor i ARRSH-së
AKTUALITET

Korrupsion dhe pastrim parash/ Si u amnistua Benet Beci me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera!

16:27 : 22/07/2026
AKTUALITET

Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

14:17 : 22/07/2026
AKTUALITET

“Fushatë kundër protestës”/ Berisha: Rama ka mobilizuar patronazhistët për sulme online

14:05 : 22/07/2026
Para

Raporti i Dumanit në Komisionin e Ligjeve, Abilekaj: Gjysma e deputetëve në konflikt interesi

TË GJITHA

Identifikohen dy viktimat e aksidentit te TEG-u /Emrat

20:39 : 22/07/2026

Digjen grumbujt me plehra në Fushë Krujë/ Sazan Guri: Qytetarët po thithin helm me 7 metale të rënda

20:35 : 22/07/2026

Privatizimet me skemë të re, përgjysmohen afatet dhe rikthehet e drejta e parablerjes për ish-pronarët

20:25 : 22/07/2026

Kompensimi 10% i TVSH, aplikojnë mbi 1 mijë fermerë për 3,5 mln euro

20:11 : 22/07/2026

I moshuari nga protesta: Saliu dhe deputetët e opozitës të ngujohen në Parlament!

19:57 : 22/07/2026

Sherr me leva mes dy shoferëve pranë Ministrisë së Brendshme

19:49 : 22/07/2026

Protesta hyn në ditën e 53-të, qytetarët rikthehen në shesh me të njëjtat kërkesa

19:42 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet