• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Shehi i bindur për fitore ndaj Skënderbeut, trajneri durrsak: Nuk luajmë për barazimin

19:07 : 16/05/2024
në SPORT

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, është shfaqur sot para mediave për konferencën para ndeshjes gjysmëfinale të “Final 4” ndaj Skënderbeut.

Sfida që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 20:00.

Një ditë para kësaj sfide mjaft të rëndësishme, trajneri durrsak ka treguar gjendjen e ekipit si dhe vlerëson Skënderbeun maksimalisht.

Shehi ndër të tjera tha se Partizani futet në fushë për fitore dhe jo barazimin që gjithsesi do t’i kualifikonte të kuqtë.

“Është e vërtetë që nis një fazë e re, por fazë shumë e shkurtër prej 10 ditësh dhe vetëm dy ndeshje, të cilat vendosin shumë. Pas 36 javësh jemi munduar të freskonim pak skuadrën me disa minuta më pak në ndeshjen e fundit që në këtë periudhë të riaftësojmë dhe afrojmë me grupin Taipin e Carën që i janë bashkëngjitur pjesës tjetër të skuadrës. Skuadra është e plotë dhe e përqendruar për takimin e nesërm.

Lexo edhe:

Orges Shehi nuk i trembet Serbisë: Lojtarët të zhvishen nga emocionet, fitojmë ne

Rikthim i bujshëm te Partizani, Skuka firmos për tre vite

Kemi edhe një seancë të fundit stërvitore sot dhe aty do të vendosim përfundimisht se kush do ta nisë nga fillimi e kush jo. Pas seancës së sotme do e vendosim, edhe pse e kemi një ide. Pas saj do të vendoset 100%.

Me të gjitha skuadrat vijmë pas një përballje prej 4 herësh se kështu është formati. Me disa ke një bilanc pozitiv, me disa je aty-aty, apo me disa të tjera bilanci është negativ. Unë mendoj se në këtë fazë, cilado skuadër që futet, mund të ketë pretendimet e veta, çka e vështirëson shkallën e vlerësimit dhe përqendrimit, se një ndeshje është, nuk ka tjetër. Dhe në kuadrin e kësaj, ne do ta vlerësojmë Skënderbeun si skuadër që është renditur e katërta, ka objektivat e veta dhe është skuadër që do të kërkojmë ta mundim për të shkuar në finale.

Barazimi? Kur futesh në ndeshje të tillë, e shoh si ndeshje Kupe, me formatin e viteve më përpara, kur ke marrë rezultat të mirë në ndeshjen e parë në fushën e ekipit kundërshtar dhe kur kthehesh në shtëpinë tënde ke dy rezultate. Mendoj se nuk është se na favorizon shumë, por duhet ta kemi si pikë orientimi për të mos e humbur përqendrimin, që të mos e mendojmë në asnjë sekondë që kemi dy rezultate dhe kjo na ul pastaj dozën e përqendrimit, vlerësimit dhe motivimit se në futboll gjithçka ndodh dhe nuk ia lëmë asnjëherë asaj që edhe me barazim kalojmë.

Se për çfarë luan Skënderbeu, nuk më takon mua të flas, të ketë objektivat e veta dhe bëjë çfarë të dojë. Objektivi ynë i vetëm është që me 26 maj të shkojmë në finale.

Formulën e dinim që në fillim, mendoj se Partizani ka zhvilluar sezonin e dytë të mirë dhe mbi mesatare dhe shumë të mirë. Pse e them këtë? Sepse nëse vitin e kaluar e mbylli kampionatin me 67 pikë, këtë vit e mbyll me 64 pavarësisht se çfarë formule është. Dhe kjo tregon vazhdimësi, një qëndrueshmëri të skuadrës dhe mentalitet të mirë. Mendoj se në Shqipëri, nga eksperienca që kam unë, shumë pak skuadra mund ta bëjnë këtë, që të kenë një vazhdimësi dhe të mbyllin kampionatet vitin mbrapa me të njëjtën kuotë pikësh. Kjo tregon mentalitet dhe vazhdimësi, duhet të ngulmojmë për këtë pasi është shumë e rëndësishme në ngulitjen e mentalitetit dhe atë që duam ne, që skuadra jonë të jetë gjithmonë në majë të renditjes”, tha ndër të tjera Shehi.

 

Etiketa: final fourOrges ShehiPartizaniSkenderbeu

Lajme të lidhura

SPORT

Orges Shehi nuk i trembet Serbisë: Lojtarët të zhvishen nga emocionet, fitojmë ne

21:10 : 05/06/2025
SPORT

Rikthim i bujshëm te Partizani, Skuka firmos për tre vite

15:30 : 05/06/2025
SPORT

Sulmuesi titullar heziton të rinovojë me Partizanin, pritet largimi

19:37 : 04/06/2025
SPORT

Lamtumira e radhës te Partizani, titullari konfirmon largimin

13:43 : 01/06/2025
SPORT

ZYRTARE/ Partizani i beson të rinjve, firmos me dy talentet e akademisë

21:02 : 31/05/2025
SPORT

Partizani “peshkon” ish-talentin e Milanit, sulmuesi pranë firmës me të kuqtë

12:29 : 31/05/2025
Para

Afera e inceneratorëve/ Tomorri: Vendimi i marsit 2022, arsye pse SPAK duhet të marrë në pyetje Ramën

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com