• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bardhi dhe Gjekmarkaj takojnë Michael Roth: Autoritarizmi i qeverisë konstatohet në të gjitha format

18:28 : 15/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i PD-së, Gazment Bardhi dhe nën kryetari i Kuvendit dhe nën kryetar i PD, Agron Gjekmarkaj,  kanë zhvilluar një takim në Bundestag me Kryetarin e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë Z. Michael Roth.

Në një postim në Facebook, Bardhi thekson se autoritarizmi i qeverisë së Edi Ramës, cënimi i standarteve minimale për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe mungesa e progresit për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR përmes Reformës Zgjedhore, e bëjnë të ngjashme situatën në Shqipëri, me atë në Serbi apo Gjeorgji.

Për këtë arsye, Bardhi ka theksuar në takim se kjo bën të nevojshme që Shqipëria të garantojë balancën mes pushteteve, të përmbyll menjëherë Reformën Zgjedhore dhe të garantojë që zgjedhjet e ardhshme të mbahen me rregulla të barabarta loje të dakordësuara mes të gjitha palëve.

Më herët, Bardhi dhe Gjekmarkaj janë takuar me Kryetarin dhe Nënkryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri- Gjermani në Bundestag z.Josip Juratoviç dhe z.Tomas Haker.

Lexo edhe:

“Partnerët tuaj Çela e Troplinët, keni dhunuar zgjedhjet”/ Bardhi përplaset me Spiropalin dhe Ballën

Zvarritja e Spiropalit dhe roli i dyshimtë i Gaz Bardhit/ Si shpëtoi mandati i Vullnet Sinajt

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Në Bundestag gjatë takimit me Kryetarin e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë Z. Michael Roth, një njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor dhe mik i Shqipërisë, bashkëndamë besimin e plotë se integrimi europian i Shqipërisë është rruga e vetme që siguron të ardhmen e qytetarëve shqiptar. Procesi i integrimi europian duhet të jetë i vërtetë, të pasqyrohet në akte e veprime konkrete dhe jo thjesht në letër. Nga ky proces shqiptarët duhet të përfitojnë një qeverisje të drejtë, të ndershme dhe në shërbim të tyre. 

Sëbashku me Nënkryetarin e PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Agron Gjekmarkaj, ritheksuam se për opozitën avancimi i Shqipërisë në rrugën euopiane duhet të shoqërohet me forcimin e mekanizmave që garantojnë qeverisjen e mirë, zgjedhje të lira e të ndershme, shtetin ligjor dhe luftën pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Integrimi europian i Shqipërisë është vonuar 11 vjet nga keqqeverisja e Edi Ramës, mungesa e reformave serioze shtetëformuese dhe shndërrimi i korrupsionit në model qeverisës. Shqipëria bëhet europiane jo me letra, por me vepra!

Autoritarizmi i Qeverisë që konstatohet në të gjitha format, duke nisur nga ngushtimi i hapësirës institucionale të opozitës dhe deri tek tentativa për të kontrolluar të gjitha pushtetet, përfshirë median, shkojnë në të kundërt me aspiratën e qytetarëve shqiptar për Shqipërinë europiane dhe me vlerat demokratike që duhet të pasqyrojë një vend kandidat për anëtar të Bashkimit Europian.

Autoritarizmi, cënimi i standarteve minimale për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe mungesa e progresit për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR përmes Reformës Zgjedhore, e bëjnë të ngjashme situatën në Shqipëri, me atë në Serbi apo Gjeorgji. Kjo bën të nevojshme që Shqipëria garantojë balancën mes pushteteve, të përmbyll menjëherë Reformën Zgjedhore dhe të garantojë që zgjedhjet e ardhshme të mbahen me rregulla të barabarta loje të dakordësuara mes të gjitha palëve.

Nga ana tjetër, në takimin me Kryetarin dhe Nënkryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri- Gjermani në Bundestag z.Josip Juratoviç dhe z.Tomas Haker, i shpreha mirënjohjen e thellë për rolin që Bundestagu ka patur ndër vite në progresin e demokracisë në Shqipëri dhe ripërsërita nevojën për më shumë vëmendje, si dhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve tona. Gjermania, ka qenë dhe mbetet, një partner kyç në rrugën europiane të Shqipërisë.

Etiketa: Agron Gjekmarkajgazment bardhiMichael Roth

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Partnerët tuaj Çela e Troplinët, keni dhunuar zgjedhjet”/ Bardhi përplaset me Spiropalin dhe Ballën

11:18 : 29/05/2025
AKTUALITET

Zvarritja e Spiropalit dhe roli i dyshimtë i Gaz Bardhit/ Si shpëtoi mandati i Vullnet Sinajt

11:50 : 28/05/2025
AKTUALITET

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në Lezhë, surprizohet nga Elda Hoti gjatë numërimit të votave

17:01 : 17/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i Bardhit: Balluku përmes Portit të Durrësit, lehtësoi trafikun e drogës në Europë

17:32 : 10/05/2025
AKTUALITET

Bardhi denoncon me emra: Ceno Klosi, Darli Hoxha dhe Lul Morina po tentojnë të blejnë vota në Fier

18:55 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës, nuk e meriton respektin!

21:52 : 07/05/2025
Para

Përfundon pa sukses takimi Kosovë – Serbi për përdorimin e dinarit

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com