• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama në Greqi, Berisha: Një miting donkishotesk me frymën e luftës së ftohtë në Athinë

14:52 : 13/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha, përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka komentuar takimin që mbajti ditën e djeshme kryeministri Edi Rama me emigrantë shqiptarë në Athinë. Berisha e konsideroi takimin një miting donkishotesk, me frymë si luftë e ftohtë ndaj Greqisë.

Berisha tha se Rama sapo erdhi në pushtet shpalli me krenari doktrinën e njohur të zero problemeve me fqinjët, doktrinë që e aplikojnë diktatorët të cilët për pushtetin e tyre nuk pyesin për interesa kombëtare.

Lideri i opozitës shprehet se “mitingu 1 milonësh, përdorimi i klisheve të vjetra hoxhiste, diplomacia e megafonit për zgjidhjen e problemeve me fqinjin janë që të gjitha në kundërshtim me interesin tonë kombëtar të marrëdhënieve të mira me fqinjët tanë, në dëm të interesave të 1 milionë shqiptarëve në Greqi dhe në funksion strikt të interesave mafioze të pushtetit të Edi Ramës dhe klanit të tij, janë akte që meritojnë dhe duhet dënuar me forcën më të madhe”.

Reagimi i plotë:

Lexo edhe:

Shehaj: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth

Portret i Dom Vlashit, “një prift” që nuk i pëlqen Edi Ramës

Nga zero probleme me fqinjët, në Luftë të Ftohtë si Enveri!

Një miting donkishotesk me frymën e luftës së ftohtë në Athinë.

Të dashur miq, Edi Rama që sapo erdhi në pushtet shpalli me krenari doktrinën e njohur të zero problemeve me fqinjët, doktrinë që e aplikojnë diktatorët të cilët për pushtetin e tyre nuk pyesin për interesa kombëtare është sot sherrmbjellësi kryesor në rajon. Kështu ai pas shpalljes së luftës së ftohtë Kosovës dhe shkatërrimit të marrëdhënieve me Kosovën, përçarjes së shqiptarëve dhe angazhimit në fushatën elektorale të njërës palë në Maqedoninë e Veriut, kulmoi dje me mitingun donkishotesk në Athinë.

Tani do ndalemi tek ky i fundit, pse Donkishotesk?

Së pari duke shfrytëzuar standartet e lirisë të vendit fqinj, organizoi një miting në tërësi me punonjës të administratës së tij të llojit të luftës së ftohtë në Athinë. Mitingu që u kushtoi taksapagueseve shqiptarë mbi 1 milionë euro nuk u organizua nga organizatat e emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj, nuk u përshëndet nga asnjë përfaqësues i ndoshta 1 milionë emigrantëve shqiptarë në atë vend, por u organizua nga Kryeministria dhe Ambasada e Shqipërisë në Athinë dhe në vend të përfaqësuesve të emigrantëve Rama por edhe mitingu u përshëndet nga Eliza e Skëderbuçit dhe ylli i bixhozit të Parisë.

Së dyti, në fjalën e tij Rama nuk shtroi as edhe një problem aktual që kanë apo mund të kenë emigrantët në Greqi si leje qendrimi, pashaportizime, legalizime, shkollim në gjuhën e nënës etj. probleme që ekzistojnë pothuaj në çdo vend tjetër. Kjo sepse ata nuk ishin ftuar aty për tu mbështetur në të drejtat që ju takojnë, mbasi për Ramën siç u shpreh 10 ditë më parë në Berlin, emigrantët janë thjesht mish i freskët. Emigrantët dje ishin ftuar aty si plaçkë për Belerin që e mundi Ramën në Himarë, në Shqipëri dhe ai e mban të burgosur politik për interesa të tij mafioze.

Së treti, fjala e Edi Ramës dje ishte një lloj replike e ngjashme mjerane me fjalimet e Enver Hoxhës, i cili dikur me marrëzinë e tij i kërcënonte grekët: “Kujdes nga ne, se ne jemi stërnipat e Bubullimës dhe Kollokotronit”, të cilët pavarësisht nga origjina janë heronj të Kombit Grekë dhe që kurrë nuk kanë hedhur një fishek për Shqipërinë apo shqiptarët. Edi Rama dje në të njëjtin kontekst përmendi Laskarinën, por ndryshe nga Enveri harroi Kollokotronin.

Po në funksion të luftës së ftohtë, ai dje zgjodhi diplomacinë e megafonit dhe evokoi në fjalën e tij çështje që në 10 vite pushtet apo dhe në tërë jetën e tij nuk i ka shqiptuar kurrë. Për herë të parë në jetën e tij e dëgjuam të përdorë fjalët çam, fjalën fshesë, ligji i luftës, shërbëtorë të afendikojt, racist apo prona të shqiptarëve në Greqi me qëllimin e vetëm për të justifikuar burgosjen politike të Belerit për interesa mafioze të tij në brigjet e Jonit.

Si përfundim mund të themi: pavarësisht nga problemet që kanë trashëguar Shqipëria dhe Greqia në të shkuarën, gjatë 33 viteve të fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë mbizotëruar nga mbështetje e Greqisë ndaj Shqipërisë në rrugën e saj të ndërtimit të demokracisë, tregut të lirë dhe integrimin Euroatlantik. Nuk ka dyshim se emigrantët shqiptar me punën, mundin, djersën dhe mendjen e tyre kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në jetën ekonomike-sociale të Greqisë. Po kështu në mënyrë të pamohueshme që nga koha e dyndjeve të para të shqiptarëve të paftuar si refugjat në këtë vend deri sot gjendja e tyre në Greqi në rrafshin ekonomik, social dhe të gjithanshëm ka njohur përmirësime thelbësore dhe sigurisht meritojnë dhe të tjera. Por ato nuk arrihen kurrë me mitingje donkishoteske as dhe përpjekje për shfrytëzimin e tyre në funksion të interesave obskure.

Por mitingu 1 milonësh, përdorimi i klisheve të vjetra hoxhiste, diplomacia e megafonit për zgjidhjen e problemeve me fqinjin janë që të gjitha në kundërshtim me interesin tonë kombëtar të marrëdhënieve të mira me fqinjët tanë, në dëm të interesave të 1 milionë shqiptarëve në Greqi dhe në funksion strikt të interesave mafioze të pushtetit të Edi Ramës dhe klanit të tij, janë akte që meritojnë dhe duhet dënuar me forcën më të madhe.

Etiketa: Edi RamaGreqiaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shehaj: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth

18:28 : 15/07/2025
AKTUALITET

Portret i Dom Vlashit, “një prift” që nuk i pëlqen Edi Ramës

18:11 : 15/07/2025
AKTUALITET

Opozita: të ikë Kryeministri!

15:20 : 15/07/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Berisha: Balluku dhe 3 ministra të tjerë përdorën fondet e bujqësisë për të blerë vota

14:14 : 15/07/2025
AKTUALITET

Përplasje në Konsipol, Rama – Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët

13:28 : 15/07/2025
AKTUALITET

Shembjet në Theth/ Tabaku: Konflikti është pasojë direkte e “Paketës së Maleve” (VIDEO)

12:49 : 15/07/2025
Para

Ky është efektivi i ‘Shqiponjave’ që u vra me armë zjarri në Fier

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 16 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 15/07/2025

U dëbua nga Shqipëria/ Ish-ambasadori i Iranit në Tiranë orkestroi rrëmbimin agjentit të FBI-së

22:59 : 15/07/2025

Lamtumirë Champions! Egnatia tregon limitet e futbollit shqiptar, turpërohet 5-0 në Islandë

22:57 : 15/07/2025

Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

22:56 : 15/07/2025

EMRI/ Tentoi t’i ikte Policisë pasi kishte kanabis, vdes në aksident 23-vjeçari shqiptar në Itali

22:50 : 15/07/2025

Shkëndija e Tetovës eliminon kampionët e Uellsit, arrin raundin e dytë të Champions-it

22:46 : 15/07/2025

Champions/ Drita arriti kualifikimin historik, në turin e dytë i pret Copenhagen

22:32 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com