• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Greqia merr masa për të parandaluar zjarret gjatë verës

14:31 : 11/05/2024
në RAJONI

Kur zjarrfikësit shkuan për të shuar një zjarr në një pyll me pisha në ishullin grek të Rodosit korrikun e kaluar, flakët tashmë kishin bërë kërdinë.

Vullnetarët duhej të vepronin shpejt, por bimësia e dendur në të gjithë  pyllin e bëri të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Zjarrfikësi e kishin të pamundur të shuanin flakët të cilët u përhapën  dhe brenda pak ditësh zjarri  kishte përfshirë ishullin mesdhetar, duke detyruar 19,000 njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre përgjatë vitit 2023.

Numri i të zhvendosur përbënte një nga evakuimet më të mëdha  për shkak të një fatkeqësie natyrore në historinë e Greqisë .

Teksa vera po afron  dhe ndryshimi klimatike kanë shkaktuar zjarret gjithnjë e më vdekjeprurëse në të gjithë Evropën Jugore, Greqia ka zhvilluar politika të reja për të parandaluar një skenar të tillë, duke përfshirë vendosjen e një kamioni shtesë zjarrfikës për çdo vatër të re dhe pastrimin e pyjeve.

Lexo edhe:

Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë ‘shkund’ Greqinë, 14-vjeçarja ndërron jetë nga paniku

Moti i keq godet Greqinë, stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

Valët e të nxehtit shkaktuan zjarre në zona të Portugalisë, Francës, Spanjës dhe Italisë vitin e kaluar dhe shkaktuan dhjetëra viktima.

Situata është veçanërisht e rëndë në Greqi, e cila sapo ka regjistruar dimrin e saj më të ngrohtë në histori, duke krijuar kushte ideale për zjarret që kërcënojnë të korrat, shtëpitë dhe  që pritet të prekë rëndë sektorin e turizmit.

Gushtin e kaluar, një zjarr në rajonin verior të Evros shkatërroi një zonë më të madhe se qyteti i New York dhe  shkaktoi të paktën 20 viktima zjarri më vdekjeprurës evropian i vitit 2023. Zjarret këtë vit kanë filluar më herët se sa pritej, duke përfshirë një vatër të re zjarri që kishte gjatë muajit  mars në një zonë malore normalisht i mbuluar nga bora.

Vetë ministri për Krizat Klimatike dhe Mbrojtjen Civile Vassilis Kikilias thotë për gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters se do të jetë një verë e vështirë.

Vassilis Kikilias, Ministër për Krizat Klimatike: Do të kemi një sezon shumë të vështirë zjarresh. Po ndodh një krizë klimatike, mendoj se të gjithë po i shohin se ndryshimet e motit janë ekstreme, kishim një dimër shumë të thatë, në thelb vapa dhe vjeshta zgjatën deri në dhjetor. Kemi pasur pak shi dhe borë.

Greqia  po bën progres për të luftuar zjarret, duke përfshirë trajnimin e zjarrfikësve.

Rreth 700 roje pyjesh u punësuan këtë vit. Autoritet greke kanë pastruar 12,000 hektarë pyje që nga viti 2022 dhe 7,000 hektarë të tjerë do të përfundojnë deri në fund të majit.

Vassilis Kikilias, Ministër për Krizat Klimatike: Ne punësuam 700 të tjerë këtë vit dhe kemi 16 njësi zjarrfikësish të cilët janë të shpërndarë nëpër ishujt tanë dhe Greqinë kontinentale. Ata do të jenë më afër çdo situate dhe do të jenë më të shpejtë dhe do të japin një  ndihmë të menjëhershme. Zjarrfikësit tanë të cilët janë të arsimuar, të trajnuar dhe do të  shuajnë zjarret do të  na ndihmojmë që ta përballojmë situata të tilla më mirë dhe më shpejt.

Megjithatë, pavarsisht masave të marra pritet që efektet e krizës klimatike të jenë të pranishme.

Vassilis Kikilias, Ministër për Krizat Klimatike: Ne do të kemi një betejë të madhe këtë vit, kemi bërë shumë për parandalimin dhe trajtimin e situatave te tilla, por po e përsëris, po punojmë drejt uljes së ndikimit dhe pasojave të këtij fenomeni.

Sipas një plani prej 2.1 miliardë euro Greqia ka përfunduar tenderët për më shumë se 1,000 zjarrfikës dhe shtatë avionë DHC-515 dhe ka në plan të instalojë sensorë për të zbuluar tymin.

Ekspertët shqetësohen se nuk do të mjaftojë. Pyjet e pastruara përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të rreth 7.5 milionë hektarëve të pyjeve greke. Disa nga kamionët dhe avionët e tenderuar nuk do të dorëzohen me vite.

Shumë ekspertë thonë se duhet të shpenzohen  më shumë para për të krijuar një ekip  specialistësh për zjarret, të cilët mund të hartojnë hartat e rrezikut dhe të analizojnë se si zjarret ka gjasa të përhapen.

Ata rekomandojnë përqafimin e metodave të shuarjes së zjarrit të përdorura në pjesë të tjera të botës.

Evropa në përgjithësi  po përballet gjithnjë e më shumë me  valë të të nxehtit shumë intensive sa trupi i njeriut nuk mund t’i përballojë, pasi ndryshimet klimatike vazhdojnë të rrisin temperaturat.

Rritjen e temperaturave e konfirmojnë edhe shkencëtarët.

Carlo Buontempo, shkencëtar: Viti  siç e dini, në rang global ka qenë jashtëzakonisht i pazakontë, veçanërisht kur krahasohet me klimën e disa dekadave, shekujve apo edhe mijëvjeçarëve të fundit. Pra, disa nga ngjarjet e vitit 2023  kanë befasuar komunitetin shkencor për shkak të  intensitetit  , shpejtësinë, shtrirjen dhe kohëzgjatjen e tyre.

Valët ekstreme të të nxehtit shkaktojnë  rreziqe të veçanta shëndetësore për punëtorët në natyrë, të moshuarit dhe  ata që  vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti.

BE-së u  ka kërkoi qeverive muajin e kaluar të përgatisin sistemet e kujdesit shëndetësor për ndryshimet klimatike dhe bëri thirrje për rregulla të BE-së për të mbrojtur punëtorët e jashtëm nga nxehtësia ekstreme.

Përveç problemeve në shëndet krizat klimatike kanë patur efekt edhe në ekonomi.

Carlo Buontempo, shkencëtar: Qindra mijëra njerëz u prekën nga ngjarjet ekstreme klimatike në vitin 2023, të cilat kanë qenë përgjegjëse për humbje të mëdha në ekonomi, të vlerësuara të paktën në dhjetëra miliarda euro. Fatkeqësisht, këto shifra nuk ka gjasa të bëhen më të vogla, të paktën në të ardhmen e afërt.

Viti i kaluar ishte më i nxehti në botë që nga fillimi i regjistrimeve. Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë.

Emetimet e gazeve serrë ishin shkaku më i madh i nxehtësisë së jashtëzakonshme të vitit të kaluar sipas shkencëtarëve por edhe  fenomeni natyror El Nino  ka luajtur gjithashtu një rol.

Etiketa: Greqimasazjarre

Lajme të lidhura

BOTA

Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë ‘shkund’ Greqinë, 14-vjeçarja ndërron jetë nga paniku

08:09 : 03/06/2025
RAJONI

Moti i keq godet Greqinë, stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

15:41 : 30/05/2025
Screenshot
AKTUALITET

“Edhe shqiptar, edhe grek”: Filmi eksploron përvojën e shqiptarëve të “Gjeneratës B” në Greqi

12:11 : 30/05/2025
AKTUALITET

Vranë notaren greke, dalin para gjykatës 3 shqiptarët: Donim vetëm ta grabisnim, por bëri rezistence

12:09 : 30/05/2025
BOTA

Kanada/ Mbi 20 mijë banorë evakuohen për shkak të zjarreve

20:04 : 29/05/2025
BOTA

Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit

19:11 : 28/05/2025
Para

Instituti i Shëndetit Publik: Rëndësia e vitaminës D në organizëm

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com