I deleguari politik për Tiranën, njëkohësisht edhe anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka paditur në SPAK kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj për Eco Tirana.
“Sa u nis zyrtarisht. 174 faqe per lidhjet e Ndranghettes me Veliajn dhe landfillin permes Eco Tiranes”, bën me dije Këlliçi.
Këlliçi më tej shtoi se nuk ndalen deri në dërgimin para drejtësisë të Erion Veliajt për këtë skemë kriminale të cilën e cilësoi një vjedhje të padëgjuar dhe e paprecedentë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Ballkan.
Kujtojmë që prej disa ditësh shoqëria civile së bashku me opozitë protestuan përballë Bashkisë së Tiranës ku kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”, ku disa prej drejtorëve të kësaj Bashkie kishin përfituar miliona euro tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”, që sipas SPAK, pronarët “de facto” të saj ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla.
Lexo edhe:
Këlliçi: Depozitojmë në SPAK kallëzim të ri për Veliajn, për lidhjet e tij me ‘Ndraghetën’