• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

ERE heq pezullimin, rinovon licencën e ‘ECO Elb’ për inceneratorin e Elbasanit

08:28 : 03/05/2024
në AKTUALITET

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka rinovuar licencën e shoqërisë “ECO- ELB” sh.a., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali i përpunimit të mbetjeve urbane, Qarku Elbasan, me kapacitet të instaluar 2850 kW, me afat deri më 27.03.2025.

Pak muaj më parë ky institucion pezulloi këtë procedurë duke kërkuar nga kompania publike që ka në përdorim inceneratorin e Elbasanit të depozitonte kontratën e qirasë me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Eco -Elb ka nënshkruar një kontratë qiraje me këtë agjenci për një periudhë një vjeçare që më pas e ka depozituar në ERE diçka që edhe ka hapur rrugën për licencimin.

“Me e-mailin e datës 29.01.2024 dhe shkresën e protokolluar në ERE me nr. 645/3 prot., datë 04.04.2024, shoqëria ka depozituar në ERE Kontratën e Qirasë nr. 1111 prot., datë 28.03.2024, nënshkruar mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (në cilësinë e qiradhënësit) dhe shoqërisë “ECO – ELB” sh.a. (në cilësinë e qiramarrësit) me afat nga 28.03.2024 deri më 27.03.2025. Po ashtu, shoqëria ka bërë me dije se turbina nuk ka qenë dhe vazhdon të mos jetë në gjendje pune.

Me depozitimin e kontratës së qirasë si më sipër rezulton se nuk ekziston më kushti pezullues i vendimit të nr. 309/2023, e në të tilla rrethana vlerësohet të vijohet me heqjen e këtij pezullimi dhe marrjen e vendimit përfundimtar në lidhje me rinovimin e licencës së shoqërisë “ECO-ELB” sh.a. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali i përpunimit të mbetjeve urbane, Qarku Elbasan, me kapacitet te instaluar 2850 kw” thuhet në vendim.

Lexo edhe:

Erëra dhe dallgë të forta në bregdetin e Vlorës, autoritetet apel për kujdes të shtuar

Reshje intensive dhe erë e fortë pasditen e sotme dhe gjatë të dielës

Enti sanksionon gjithashtu se edhe pse afati i licencave është 30 vjeçar, për shkak se kontrata e qirasë është 1 vjeçare, ky është edhe afati për licencimin.

“ERE, në zbatim të nenit 38 të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, dhe nenit 5 të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin, njohjen dhe heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”, lëshon një licencë për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike deri në 30 vjet, por afati i kontratës së qirasë të nënshkruar ndërmjet Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (në cilësinë e qiradhënësit) dhe shoqërisë “ECO – ELB” sh.a. (në cilësinë e qiramarrësit) ka afat vlefshmërie deri më 27.03.2025. Në këto rrethana ERE kushtëzohet nga ky afat përsa i përket afatit të vlefshmërisë që do të ketë ky rinovim licence, pra deri më 27.03.2025” nënvizon ERE.

Eco Elb është kompani e krijuar në 18.11.2021 dhe ka në objekt të aktivitetit “Grumbullimi, rehabilitimi dhe përpunimi i mbetjeve të ndryshme, organike, të ngurta, të gjelbërta,..etj, në territorin administrativ të të gjithë bashkive të Qarkut Elbasan. Trajtimi i mbetjeve me djegie (incenerator).

Kompania trashëgoi inceneratorin e Elbasanit të ndërtuar nga Albtech Energy e cila kishte një kontratë të dorëzimit me çelësa në dorë të impiantit të djegies së mbetjeve në Elbasan.

Në dhjetor 2021 inceneratori i Elbasanit kaloi nën sekuestro teksa janë dhënë dënime për një sërë personash të lidhura me këtë projekt .Aksionerë të ECO Elb aktualisht janë Bashkia Cërrik me 8 për qind, Gramsh me 8 për qind. Elbasan 52 për qind, Peqin 8 për qind, Belsh 8 për qind, Librazhd 8 për qind./ MONITOR

Etiketa: Enti Rregullator i EnergjisëereinceneratoriMonitor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Erëra dhe dallgë të forta në bregdetin e Vlorës, autoritetet apel për kujdes të shtuar

11:36 : 13/02/2026
AKTUALITET

Reshje intensive dhe erë e fortë pasditen e sotme dhe gjatë të dielës

15:48 : 24/01/2026
AKTUALITET

Kriza e mbeturinave në Tiranë në pikë kritike, DW: Projekti i inceneratorit i dështuar

18:44 : 07/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria nën ujë dhe erë: Përmbytje, dëme dhe pasiguri, ndërhyrjet e bashkive të vonuara

16:29 : 30/08/2025
AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Elbasanit/ Kaja: Zjarri ra vetë, por situata është kritike! Ka tejkalim të kapaciteteve

18:25 : 29/07/2025
Para

“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit po kërcënohet nga politika

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom