• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Zgjedhjet në Maqedoni/ Ahmeti ka kërkuar që të mos përsëritet gabimi i vitit 2006

Fushatë e ndezur elektorale në Maqedoninë e Veriut. Replika mes kreut të BDI, Ahmeti e liderit të VMRO-DPMNE, Misckoski. Ahmeti tha, se nuk ka nevojë për zemërim, se ai ka brohoritur “UÇK”, se ajo e shpëtoi Maqedoninë.

08:51 : 30/04/2024
në RAJONI

Qytetarët do të vendosin se kush do të jetë pjesë e Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në tubimet partiake, duke iu përgjigjur kështu deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE, se “është koha që BDI të zëvendësohet me parti që do të punojnë për një siguri dhe të ardhme për të gjithë qytetarët”.

Pasi Hristijan Mickoski e përmendi koalicionin opozitar “Vlen” si partner potencial të VMRO-DPMNE-së në qeverisjen e ardhshme, BDI kujtoi gabimin e vitit 2006 kur në qeveri hyri partia e dytë e shqiptarëve dhe jo fituese. “Opozita nuk duhet të bëjë gabimet që i ka bërë ish-kolegu im në vitin 2006 – partia e atëhershme e ka bërë këtë gabim dhe e ka paguar çmimin e lartë”, ka thënë Ahmeti në Dibër. Në vitin 2006, VMRO-DPMNE formoi një qeveri me PDSH-në, një parti që atëherë fitoi më pak vende se BDI.

“Ne shqiptarët nuk jemi përfaqësues të një pakice, ne jemi përfaqësues legjitimë të shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe tani Fronti përfshin komunitetin rom, turk dhe boshnjak. Populli vendos”, tha Ahmeti në Dibër.

Миckovski: Mos dërgoni emisarë

Lexo edhe:

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

E paprecedentë/ Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

Ali Ahmeti flet në Shkup
Ali AhmetiFotografi: Petr Stojanovski/DW

Mickoski, nga ana tjetër, beson se koha e BDI-së ka kaluar. “BDI si parti politike erdhi në pushtet me një histori të të drejtave të njeriut dhe përfundoi si parti që ankohet për të drejtat e njeriut dhe vjedh si të vetët ashtu edhe të tjerët. Kjo është arsyeja pse në këto zgjedhje duhet thënë atyre – se koha e tyre ka kaluar! Është koha për përgjegjësi”, tha ai në tubimin e mbrëmshëm në Manastir.

Nga aty ai publikisht i ka dërguar mesazh BDI-së – të mos i dërgojnë asnjë emisar apo emisare. “Këto ditë më kanë vërshuar mesazhet që më dërgojnë. Unë kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë – mos më dërgoni nëpër kanale të ndryshme ata emisarët dhe korrierët që thonë – kam menduar të bëj koalicion pas zgjedhjeve. Nuk e di nëse e dini apo jo, por unë nuk jam Kovaçevski, as paraardhësi i tij. Me mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë marrëveshje të tilla në dëm të popullit dhe nën tavolinë”, tha Mickoski për BDI-në.

Ahmeti hedh poshtë pretendimet se ka dërguar emisarë. Ai thotë se në politikë ka hyrë si kryengritës dhe se populli e ka votuar për 22 vjet. “Kam formuar një front me partitë politike shqiptare. Këtë front e kam bërë të pathyeshëm duke përfshirë komunitetet që ju i përbuzni, siç janë komuniteti turk, rom dhe boshnjak. Ne po mundohemi që kjo Kushtetutë, të cilën e bëmë edhe më afër qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të përfshijë komunitetin bullgar, egjiptian, malazez dhe kroat. Marrëveshja e Ohrit dhe ndryshimi i statusit politiko-juridik të shqiptarëve nuk e shkatërroi Maqedoninë”, tha Ahmeti.

Ahmeti: UÇK-ja e shpëtoi Maqedoninë

Hristijan Mickoski me duar të ngritura në shenjë fitoreje
Hristijan MickoskiFotografi: Petr Stojanovski/DW

Mickoski ka kritikuar edhe thirrjet e fundit të Ahmetit në sheshin e Shkupit “UÇK, UÇK…”, ndërsa në të njëjtën kohë BDI flet për Evropën dhe vlerat evropiane. “Ata fshihen pas perdes ‘Evropa’. E derisa kanë gojën plot me Evropë, dhe Kovaçevski i dëgjon me përulësi dhe gjunjëzohet para Ahmetit, ne i dëgjojmë ata në mes të Shkupit duke brohoritur UÇK, UÇK”, kritikoi kryetari i VMRO-DPMNE-së nga tubimi në Manastir.

Për Ahmetin, ajo brohoritje nuk është kontestuese, sepse UÇK-ja e shpëtoi Maqedoninë. Ai theksoi se së bashku duhet të ndërtojmë paqen, stabilitetin, standardet evropiane dhe të luftojmë krimin dhe korrupsionin.

“Ky shtet e ka vendin në Evropë dhe për këtë vend duhet të punojmë bashkë, maqedonas dhe shqiptarë, e të mos kthehemi në të kaluarën dhe të hidhërohemi pse unë i kam brohoritur “UÇK-së”. UÇK-ja është krenaria shqiptare, e UÇK-ja e shpëtoi Maqedoninë”, tha Ahmeti.

Kovaçevski: Kjo nuk është rruga për të shkuar në Evropë

Dimitar Kovacevski me grushtin lart
Dimitar Kovacevski Fotografi: P.Stojanovski /DW

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nga tubimi i mbrëmshëm në Krushevë, u drejtua me thirrjet se në mitingje duhet të jenë edhe flamujtë evropianë. “Nuk mund ta quash veten Fronti Europian dhe të shesësh një ide të së ardhmes në Europë, e të mos kesh një flamur të vetëm europian në mitingje dhe të bërtasësh slogane që na kthejnë më shumë se 20 vjet në të kaluarën, të cilën e kemi varrosur dhe harruar. Të dashur maqedonas, shqiptarë dhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike që jetoni në Maqedoni, jemi bashkë me të gjithë ju dhe ju bëjmë thirrje që të mos na lejoni që brenda natës ta shkatërrojmë bashkëjetesën multietnike për të cilën po punojmë shumë për ta ndërtuar për më shumë se tre dekada. Nuk kemi vend tjetër. Fëmijët tanë kanë lindur këtu, ata duhet ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu”, tha Kovaçevski.

Ai i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së që të ndalojnë përdorimin e parullave që mund të shkaktojnë intolerancë ndëretnike, vetëm për të fituar disa pikë më shumë politike./DW

Etiketa: ali ahmetimaqedoni e veriutzgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
SPORT

E paprecedentë/ Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

16:47 : 03/06/2026
RAJONI

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

14:03 : 01/06/2026
RAJONI

Kosovë/ Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e krizës qeveritare

12:10 : 31/05/2026
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

11:59 : 31/05/2026
AKTUALITET

Financimi i partive/ Berisha: PD-së iu dhanë 700 herë më pak para në zgjedhje! PS ‘mbushi’ xhepat

10:20 : 29/05/2026
Para

Këmbimi valutor 30 prill/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

TË GJITHA

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom