• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i mikrokredive në duart e SPAK, kërkohet hetimi i zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë

23:28 : 29/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për skandalin e mikrokredive dhe çështjen ia ka kaluar për hetim Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Hoxha deklaroi në emisionin “Top Story” se ka me dhjetra denoncime të qytetarëve të cilët kanë humbur edhe banesat e tyre për mosshlyerjen e kësteve, edhe pse kanë marrë shuma të vogla kredi. Ajo deklaroi më tej se Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar SPAK-ut hetime të zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë për mosveprimet e tyre.

“Zhvillimi më i bujshëm i javës së kaluar, lidhet me një hetim që besoj se nëse ecet me ritmet e duhura për moshpalljen e kompetencës nga Prokuroria e Tiranës për një çështje që ka përfshirë Bankën e Shqipërisë dhe i ka kërkuar hetime SPAK. Për një nga skandelet që Prokuroria e Tiranës e ka konsideruar që nuk është kompetente në lidhje me mikrokreditë. Ka me dhjetra denoncime të qytetarëve, të cilët janë përfshirë dhe janë viktimizuar nga skemat e mikrokredive duke marrë shuma të vogla edhe në fund ata kanë humbur edhe shtëpitë. Prokuroria e Tiranës kërkon që të hetohen zyrtarët e lartë të Bankës së Shqipërisë për mosvprim, përse nuk kanë ndërhyrë për të vendosur rregulla në tregun e kredive dhe i ka kaluar SPAK-ut. Kjo është një çështje shumë e madhe sepse ka zyrtarë të Bankës që kërkohen hetime.” – tha Anila Hoxha.

Në Shqipëri, aktualisht, një numër operatorësh të prezantuar si “mikrokredit” kanë lulëzuar falë injorancës së përgjithshme të qytetarëve mbi problemet financiare, por edhe mungesës deri në nivel të papërgjegjshmërisë, të veprimeve paralajmëruese dhe parandaluese nga ana e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe më gjerësisht, të autoritetit shtetëror.

Këto zyra që në Shqipëri janë prezantuar me termin e rrejshëm “mikrokredi” kanë natyrë zhvatëse dhe shënjestrim me marketing agresiv të qytetarëve më të pambrojtur nëpër zonat më të varfra e periferike të një vendi. Këto zyra japin kredi për shqiptarët naivë apo ata të gjendur në vështirësi me normë interesi mbi 100% në vit.

Lexo edhe:

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

Kredi me norma të tilla interesi detyrimisht do të dështojnë të paguhen nga një pjesë thelbësore e huamarrësve. Dhe rrjeti ligjor shqiptar sot, në vend që të mbrojë huamarrësit, duket se është vënë në dispozicion të fajdexhinjve.

Sipas ekspertëve, kjo skemë nisi të aplikohet kryesisht pas vitit 2014, periudhë kur ekonomia globale hyri në një stanjacion ekonomik dhe kriza e likujditetit u bë gjithmonë e më pranishme, duke prekur bizneset dhe kreditë individuale. Kjo krizë u shfrytëzua me sukses edhe në Shqipëri, ku filluan të lindnin dhjetëra kompani. Këto kompani, pasi blinin kreditë e këqija nga bankat e nivelit të dytë, filluan ti mbledhnin ato duke shkelur rëndë të drejtat e këtyre kreditorëve. Situata arriti deri aty sa atyre u vendosej gjoba, duke shkuar në masën e 30 për qind.

Ky operacion duhej të kishte mblidhur kreditë e këqija nga kreditorë të mëdhenj, por në fakt përfundoi si një aksion për të grabitur të pamundurit, sidomos kreditorët e vegjël. Nismëtari i këtij operacioni ishte ish-zv. kryeministri i kohës, Arben Ahmetaj. Ai e pa si zgjidhje për problemet e borxhit që kreditorët kishin ndaj bankave, shitjen e këtyre kredive të cilat u konsideruan të këqija te institucione të licensuara për të mbledhur këto borxhe. Pas aprovimit të këtij megaoperacioni për pastrimin e kredive të këqija, në Shqipëri, brenda një periudhe të shkurtër, u shfaqën dhjetra institucione tagrambledhëse.

Nga “Micro Credit” te “Final”/ Si institucionet e mikrokredisë mashtruan qytetarët dhe u shitën banesat

Banka e Shqipërisë mbron abuzimet skandaloze të Micro Credit Albania

Micro Credit Albania/ Mashtrim i madh me kreditë e këqija

Etiketa: Anila HoxhaBanka e ShqiperisehetimimikrokredivemoskompetencëProkuroria e Tiranësskandalispakzyrtare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025
AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Para

VOA: Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

TË GJITHA

U ekstradua nga Dubai në Shqipëri/ Avokati: Clevio Serbianos i rrezikohet jeta në burg

15:10 : 10/10/2025

Çmimi Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

15:07 : 10/10/2025

Nisin punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi

14:58 : 10/10/2025

EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Itali, 10 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Përgjimet, kodet dhe skema

14:54 : 10/10/2025

U sulmua 2 muaj më parë, ndërron jetë babai i Genard Hajdinit (FOTO)

14:53 : 10/10/2025

“Onkologjiku, pasqyra e dështimit të qeverisë”, Spahia: Mocion me debat në Kuvend për ilaçet e skaduara

14:44 : 10/10/2025

Zgjedhjet e pezulluara në Tiranë, Manastirliu vijon fushatën

14:40 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com