• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Maqedonia e Veriut mban sot zgjedhjet presidenciale, 7 kandidatë në garë, pritet një raund i dytë

07:57 : 24/04/2024
në RAJONI

ytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkurën kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e shtetit.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, të cilët duhet të zgjedhin mes shtatë kandidatëve për president të Maqedonisë së Veriut.

Në garë janë presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i cili është propozuar nga koalicioni për “Ardhmëri Evropiane”, që udhëhiqet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM).

Opozita maqedonase, që udhëhiqet nga VMRO DPMNE-ja, në zgjedhje merr pjesë me Gordana Siljanovska Davkovën, e cila garoi edhe në zgjedhjet e vitit 2019.

Partitë shqiptare garojnë me dy kandidatë. Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garon me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme. Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, merr pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

Pjesë e garës zgjedhore janë edhe Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i qarkut të Karposhit në Shkup, dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”.

Sipas dispozitave ligjore, në rundin e parë është thuajse e pamundur që të zgjidhet presidenti, pasi një kandidat/e duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të të regjistruarve në listën zgjedhore, apo gjysmën e votave të mbi 1.8 milion votuesve.

Në rundin e dytë kalojnë dy kandidatët me më së shumti vota, ndërsa fitues zgjidhet kandidati që fiton mbi 50 për qind të votave, me kusht që në zgjedhje të dalin mbi 40 për qind e elektoratit.

Në të gjitha zgjedhjet presidenciale të deritanishme është siguruar censusi prej të paktën 40 për qind. Fushata elektorale ka zgjatur 20 ditë dhe është përcjellë me akuza të shumta mes kandidatëve.

Rezultatet e para pritet të publikohen pas mbylljes së kutive të votimit në orën 19.00. Ato, sikurse edhe në ciklet e kaluara zgjedhore, fillimisht do të publikohen nga shtabet e kandidatëve ndërsa KSHZ-ja do t’i publikojë më së voni deri nga mesnata e 24 prillit.

Nga KSHZ-ja kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, për të dëshmuar, siç kanë thënë, se Maqedonia e Veriut mund të organizojë zgjedhje sipas standardeve evropiane.

Në këtë drejtim kandidatët për president kanë nënshkruar edhe një kod për zgjedhje të drejta dhe demokratike, dhe për përmbajtje nga etiketimet dhe gjuha e urrejtjes. Temat që kanë dominuar fushatën kryesisht kishin të bënin me integrimet evropiane, ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjendjen në gjyqësor dhe ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut dhe rajon.

Këto zgjedhje njëherësh vlerësohen si shumë të rëndësishme për partitë politike, pasi rezultati që do të arrijnë do të jetë test për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahem më 8 maj, së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri më tani ka akredituar 342 vëzhgues vendas, 517 vëzhgues të huaj dhe ndërkombëtarë, 51 përkthyes dhe 32 gazetarë të huaj. Nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria e Maqedonisë së Veriut, gjithashtu, do të mbikëqyrin mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. MPB-ja nuk ka bërë të ditur numrin e policëve të angazhuar në qendrat e votimit, por nga ky dikaster më herët kanë thënë se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rrjedhës së procesit në pjesën perëndimore të vendit./REL

Etiketa: maqedoni e veriutpresidencialeraund i dytëzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

13:54 : 08/10/2025
AKTUALITET

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025
AKTUALITET

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

18:36 : 07/10/2025
AKTUALITET

A do të regjistrohet PD për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

13:05 : 07/10/2025
AKTUALITET

Celibashi raporton për zgjedhjet/ PS propozim të ri për Reformën Zgjedhore: S’ka më arsye të grumbullohen në KZAZ

13:03 : 07/10/2025
BOTA

Carney takon Trumpin në kërkim të ‘marrëveshjes më të mirë për Kanadanë’

12:52 : 07/10/2025
Para

Euro mbetet në "greminë", bie edhe dollari/ Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

TË GJITHA

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025

Ekspertët e fluturimeve zbulojnë pse nuk duhet të uleni kurrë në fund të një avioni

18:10 : 08/10/2025

Jul Deda reagon pas kandidaturës së Flor Binajt për Bashkinë e Tiranës: Kur doja të kandidoja, nuk më latë

18:07 : 08/10/2025

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

17:58 : 08/10/2025

Pse CEO i ri i ONE Albania duhet të dalë jashtë hijes së Veliajt

17:46 : 08/10/2025

Dronët kamikazë “Skydagger” arrijnë në Kosovë, Kurti: Ndërtojmë një ushtri me zhvillimet e reja teknologjike

17:37 : 08/10/2025

Me 23 mijë euro cash dhe dokumente false, 6 persona ndalohen në aeroportin e Rinasit

17:31 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com