• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë i shqetëson ambasadorët në Tiranë

19:45 : 23/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Armand Shkullaku

Qëndrimi aspak proporcional i disa ambasadorëve, mes batërdisë që ka ndodhur në bashkinë e Tiranës dhe disa tymueseve në dyert e saj, ka ngjallur një reagim të fortë tek ajo pjesë e qytetarëve që refuzojnë dhunën dhe korrupsionin e pushtetit. Reagim që ngërthente brenda dëshpërimin, zhgënjimin, revoltën. Përballë korrupsionit tronditës dhe unikal në Europë, a duhet të ishin ca shishe me benzinë shqetësimi më i madh i ambasadorëve të jashtëzakonshëm e fuqiplotë?

Pavarësisht ndjenjës së përzier që shkakton qëndrimi i ambasadorëve, ai është në vazhdën e shërbimit ndaj pushtetit të Tiranës. E vetmja e veçantë këtë herë kishte të bënte me faktin se ashtuquajtura dhunë ishte aq e papërfillshme sa nuk e justifikonte shkallën e reagimit dhe koordinimit të menjëherëshme të përfaqësive të SHBA, BE e Mbretërisë së Bashkuar. E drejta e protestuesve prevalonte për së largu mbi shqetësimin për “dhunë”. Atëherë pse iu dha kaq rëndësi një ngjarje minore, ndërkohë që korrupsioni në bashki rezulton në shkallë sipërore?

I vetmi shpjegim mund të jetë ai se ambasadorët, të paqtuar në ujërat e ndenjura të Rilindjes, i druhen prishjes së një statuskoje ku vegjetojnë mes burokracisë dhe dolce vita-s në raport me pushtetin e Tiranës. Ata nuk i shqetëson ajo dhunë, që në vendet e tyre as do të mbahej shënim, por ideja se një rritje e protestave mund të krijonte një situatë të re për të cilën as nuk janë dhe as nuk duan të jenë të përgatitur.

Lexo edhe:

BE-ja kërkon pezullimin e rrënimit të shtëpive buzë Ujmanit

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do godasë objektiva strategjikë në Teheran

Të mësuar me një pushtet të gjatë, që garanton stabilitet duke asgjesuar demokracinë, me një opozitë që nuk po shfaq shenja fuqie për ta lëkundur regjimin e Tiranës dhe me një shoqëri civile të tredhur, ambasadorët, ashtu si një pjesë e madhe e shqiptarëve, duket se janë përshtatur me banalitetit e së keqes. Disa nga dembelizmi e disa nga privilegjet, kanë preferuar të mbyllin sytë e veshët ndaj rrënimit të demokracisë në Shqipëri, që po i dërgon qindra mijë shqiptarë në vendet që ata përfaqësojnë. Më keq akoma, po i kthen në avokatë të pushtetit, në një nivel që nuk e kemi hasur kurrë në këto 30 vite.

Pra, kush ka pritur një qëndrim ndryshe nga ai i dënimit të “dhunës”, nuk ka kuptuar se shqetësimi i vërtetë i ambasadorëve është të mos prishet statuskuoja e stabilitetit dhe jo korrupsioni që i nxorri njerëzit para dyerve të bashkisë. A nuk janë të njëjtën që ndonëse vetë BE e kritikoi ligjin special “Fusha”, nuk nxorrën asnjë zë në sinkron me opionion vendas e ndërkombëtar? Janë po këta ambasadorë që u tronditën nga ca vezë mbi muret e bashkisë dhe heshtën për turp kur u shemb teatri kombëtar dhe u dhunuan aktivistët pro tij.

A kanë folur ndonjëherë për gazin lotsjellës mbi qytetarët, kur vetë vendet e tyre e kanë dënuar përdorimin e tij në konventat europiane? A janë dëgjuar qoftë dhe një herë të shqetësohen për kërcënimet ndaj gazetarëve, ndonëse edhe Gjykata e Strasburgut i ka marrë në mbrojte nga pushteti i Edi Ramës? Konformimi i tyre me regjimin e Tiranës ka arritur në atë shkallë sa, kur nuk flasin për ngjarje të tilla flagrante, as mund të imagjinohet të mbajnë qëndrim për censurën e mungesën e transparencës që manifestohet në kronikat e gatshme ku dhe ata vetë shfaqen me lopatë në dorë duke mbjellë ndonjë pemë. Aq më pak për përdorimin e administratës e fondeve publike në fushata elektorale, abuzimin skandaloz me fondet e taksapaguesve europianë si në rastin e rindërtimit apo ndihmës për fermerët. Ambasadorët kanë kohë që e kanë ulur kokën edhe kur Rama iu sulmon SPAK-un apo iu gris marrëveshjet si ajo e 5 qershorit, kur ndryshoi sipas qejfit kodin zgjedhor për të mbajtur me çdo çmim pushtetin.

Qëndrimi i ambasadorëve nuk do të ndryshojë përsa kohë pushteti i Tiranës garanton të ashtuquajturin stabilitet dhe opozita nuk ka forcën për ta krisur atë. Nëse protestuesit do të hynin në bashki apo do ta rrethonin atë duke u ngujuar aty, nëse do të ishin shumë më tepër në numër dhe do nxisnin revoltë kudo ku ka padrejtësi, ambasadorët do të detyroheshin, me dhimbje, ta prishnin rehatinë rilindase. Në vend të dënimit të dhunës, do të flisnin për kompromis, për negociata, për zgjidhje të krizës, për përgjegjësi dypalëshe etj. Deri tani ndihen të sigurtë nën ombrellën e Ramës, se ngjarje të tilla janë larg së ndodhuri dhe bëjnë çmos edhe vetë që t’i largojnë sa më shumë. Prandaj njëzëri u shqetësuan për “dhunën” dhe jo krimin në bashkinë e Tiranës. Ata nuk kanë arsye ta prishin rehatinë, përsa kohë vetë shqiptarët po e kërkojnë atë në vendet e tyre./Lapsi.al

Etiketa: ambasadoreBESHBAShqiperi

Lajme të lidhura

RAJONI

BE-ja kërkon pezullimin e rrënimit të shtëpive buzë Ujmanit

19:01 : 22/07/2026
BOTA

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do godasë objektiva strategjikë në Teheran

17:19 : 22/07/2026
BOTA

SHBA-ja dhe Ukraina arrijnë marrëveshjen e rëndësishme për dronët

15:02 : 22/07/2026
BOTA

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

09:12 : 22/07/2026
AKTUALITET

Nga karburantet te perimet, kush shet më shumë Shqipëria apo Kosova?

22:43 : 21/07/2026
AKTUALITET

Nafta arrin 206 lekë/litër, çmimi në Shqipëri rritet dyfish më shumë se në Europë

21:35 : 21/07/2026
Para

Meta: Dumani, zëdhënës i shëmtuar i Agaçit

TË GJITHA

Specialistja e gjeoshkencës: Shtrëngatat rikthehen të premten

22:24 : 22/07/2026

Nesër dita e 54 e protestës popullore, qytetarët do mblidhen në orën 08:30 para Parlamentit

22:18 : 22/07/2026

Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimi i dyshimtë i kryebashkiakëve të PS

22:03 : 22/07/2026

Franca regjistron mbi 5,700 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit

21:53 : 22/07/2026

Njihuni me emoji-t e reja, të aksesueshme në 2027

21:39 : 22/07/2026

Protestuesi ironizon qeverinë: Disave u ka mbetur këmba në Aruba, disave në tunelin e Belës

21:33 : 22/07/2026

Skandali me KEMP-in, gruas paraplegjike i hiqet pagesa sepse nuk bëri skanerin

21:21 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet