Rreth 2 orë ka zgjatur protesta e shoqërisë civile e mbështetur nga deputetë të opozitës të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliajt pas aferës “5D” ku 5 drejtorë të tij përfunduan në pranga pas akuzave të SPAK për vjedhjet e miliona eurove të taksapaguesve të Tiranës.
Fillimisht protesta para Bashkisë së Tiranës nisi e qetë dhe më pas situata është përshkallëzuar. Pas molotovit të hedhur në drejtim të Bashkisë së Tiranës, protestuesit janë përleshur me policinë pasi po tentojnë të futen brenda bashkisë së Tiranës.
Siç mund të shihni nga pamjet, efektivët bashkiakë janë zëvendësuar nga skafandrat e policisë të cilët qëllojnë protestuesit me shkopinj gome.
Mes protestuesve bie në sy deputetë të opozitës të cilët janë shtyrë dhe dhunuar nga forcat e policisë.
Fillimisht janë hequr hekurat e vendosur si barrierë, ndërsa protestuesit më pas janë përleshur me policinë e Veliajt.
Këshilltarët bashkiakë të opozitës kanë kërkuar që të futen brenda bashkisë por policia e Veliajt nuk i ka lejuar të ushtrojnë detyrën e tyre.
- Pamjet e përplasjes mes policisë dhe protestuesve:
Kujtojmë që edhe këtë herë, qytetarët fillimisht goditën institucionin me mollë.
Më pas situata u tensionua ku protestuesit kanë hedhur koktejl molotov para derës së Bashkisë së Tiranës. Nga plasjet, ka marrë flakë dera e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që policët e Veliajt të shumtë në numër me fikse zjarri kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Gjithashtu portestuesit kanë hedhur bojë të zezë në drejtimin të godijnës që administrohet nga Veliaj kurse “patronazhistët” sipër institucionit kanë fotografuar qytetarët për t’i arrestuar dhe t’i mbyllur gojën.
-
- Ky është momenti kur qytetarët e revoltuar hedhin molotov drejt bashkisë së Tiranës
Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.
Gjithashtu portestuesit kanë hedhur bojë të zezë në drejtimin të godinës që administrohet nga Veliaj kurse “patronazhistët” sipër institucionit kanë fotografuar qytetarët për t’i arrestuar dhe t’i mbyllur gojën.
Shoqëria civile së bashku me opozitë protestuan përballë Bashkisë së Tiranës ku kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”, ku disa prej drejtorëve të kësaj Bashkie kishin përfituar miliona euro tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”, që sipas SPAK, pronarët “de facto” të saj ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla.
Siç mund të shihni në pamjet më poshtë i gjithë institucioni nën udhëzimin e Erion Veliaj është rrethuar dhe blinduar nga dhjetëra policë bashkiakë.
-
-
- Teliti: Nuk jemi të varfër, por të vjedhur
-
Këshilltari për Cështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti në fjalën e tij është shprehur se institucioni është mbyllur sot, kur duhet të ishte në punë për të dëgjuar hallet dhe problemet e qytetarëve.
Ai theksoi se qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, nuk janë të varfër, por janë të vjedhur.
Teliti: “Të rrethuar për të tretën herë nga policia. I kanë vendosur zinxhirin derës, ka mbyllur bashkinë e cila është e qytetarëve dhe jo atij. Bashkia duhet të jetë e hapur në ditë punë, sot është e mbyllur. Eshte e mbyllur për t’i dhënë përgjigje halleve të qytetarëve, por për një gjë është e hapur, është e hapur për aferat korruptive. Janë të mbyllur për ju, por të hapur ndaj vjedhjes. Janë të mbyllur për bizneset, por të hapur për të mbledhur taksa dhe për të vendosur gjoba. Janë të mbyllur ndaj njerëzve të thjeshtë, por të hapur për të bërë afera me inceneratorë dhe 5D. Jemi të vjedhur, nuk jemi të varfër. Këta Tiranën nuk e duan, e duan për ta vjedhur, për të bërë tendera e për të ndërtuar kulla dhe nuk i shohin aferat që bëjnë ata që hajnë fiq pas tyre”
-
-
- Këlliçi – SPAK: Më 25 prill e ke Veliajn në Holandë, tek kompania mëmë e inceneratorit
-
Belind Këlliçi, koordinator politik i PD në Tiranë, në protestën para bashkisë së kryeqytetit, tha se Veliaj është kryehajduti i gjithë Shqipërisë.
Nga protesta, Këlliçi njofton SPAK-un se më datë 25 prill, Veliaj po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt, është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazmë të Tiranës, dhe do të mbarojë punët e lëna përgjysmë.
“Dua ta nis me një falënderim për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që ka thirrur këtë protestë të tretë kundër kryehajdutit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, që ka një emër dhe quhet Erion Veliaj! Njeriu, që nga ky shesh sot, i jap një njoftim SPAK-ut: më datë 25 prill, ky individ po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt, është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sepse ky individ, si pronar faktit i inceneratorit të Tiranës, ka lënë punë pa kryer që do t’i mbyllë më datë 25 prill”– tha Këlliçi.