• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ti duhet të duartrokasësh

11:35 : 18/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ti duhet të duartrokasësh SPAK-un. Ai është zemra e Reformës në Drejtësi, që u bë vetëm për ty!

Ti duhet të duartrokasësh SPAK-un, se po nxjerr nga jeta politike Sali Berishën, atë “non grata-n”, atë përgjegjësin për Piramidat, për “21 janarin”, për “korrupsionin madhor”, makar edhe për “vrasjen e Kenedit”, atë që mbi 500 mijë vota qytetarësh po e mbajnë në politikë dhe e kanë zgjedhur si drejtues të opozitës.

Ti duhet të duartrokasësh SPAK-un, se po tenton të nxjerrë nga jeta politike Ilir Metën, atë të “bllokut 700 mijë euro”, atë që “kundërshtoi i pari Reformën në Drejtësi”, atë që “vodhi Thesarin e Krrabës”, makar, edhe “thesarin e piratëve të Karaibeve”, atë që e mbajnë si numri dy të opozitës mbi 100 mijë vota qytetarësh.

Lexo edhe:

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

Ti duhet të duartrokasësh SPAK-un, se po rregullon disa statistika për raportet ndërkombëtare me Shqipërinë.

Ti duhet ta duartrokasësh SPAK-un, se, kemi thënë, ai do ta na integrojë në Bashkimin Europian.

Ti duhet ta duartrokasësh SPAK-un, se po mundohet me mish e me shpirt që të bëjë më të mirën për popullin, t’i japë “liderit global” të drejtën e mbretërimit në këtë cep të botës.

*
Ti nuk duhet ta kritikosh SPAK-un, edhe pse arreston Lefter Kokën, por nuk guxon të hetojë kryeministrin Edi Rama për “firmat fap e fap” në aferën e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit.

Ti nuk duhet ta kritikosh SPAK-un, edhe pse kërkon arrestimin e Arben Ahmetaj, por nuk guxon as t’i përmend emrin kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Ti nuk duhet ta kritikosh SPAK-un, edhe pse arreston Berishën për ish-kompleksin “Partizani”, por nuk guxon të përmendë emrin dhe rolin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, sot kryeministrit të vendit, Edi Rama, në atë çështje.

Ti nuk duhet të kritikosh SPAK-un, pse nuk ka guxim të hetojë “ligjet me porosi” të Edi Ramës.

Ti nuk duhet të kritikosh SPAK-un, pse nuk ka guxim të hetojë Ramën për “investitorët strategjikë”.

Ti nuk duhet të kritikosh SPAK-un, pse nuk ka guxim të verifikojë rolin e kryeministrit Edi Rama në aferën e “McGonigalit” amerikan.

Ti nuk duhet ta kritikosh SPAK-un, edhe pse arreston të gjithë drejtorët e Bashkisë së Tiranës, por Erion Veliaj quhet vetëm “titullari i autoritetit kontraktor”.

Ti nuk duhet ta kritikosh SPAK-un, edhe pse arreston të gjithë zyrtarucët e koncesionit të inceneratorit të Tiranës, por nuk guxon të prek Veliajn, që i ka dhënë udhë me firmë të paligjshme kësaj skeme gjigande korruptive.

Ti nuk duhet të kritikosh SPAK-un, edhe pse nuk merr guximin të hetojë Veliajn për shndërrimin e Tiranës në një lavatriçe të stërmadhe për pastrimin e parave në ndërtim.

Ti nuk duhet ta kritikosh SPAK-un, edhe kur dhjetra milionat e eurove të përdorura për rrugët kanë përfunduar kushedi se ku dhe nuk ka guxim të hedhë sytë njëherë nga veprimet e Belinda Ballukut.

Ti nuk duhet ta kritikosh SPAK-un, edhe kur nuk pati guxim për të hetuar skemën korruptive të vjedhjes së votave në Dibër, ku ishin përfshirë e gjithë klani qeveritar.

*
Ti nuk duhet të kritikosh, madje duhet të duartrokasësh Reformën në Drejtësi, edhe pse kupola e institucioneve të reja u mbush me “rilindas” dhe “sahan-lëpirës” të Ramës.

Ti nuk duhet të kritikosh, madje duhet të duartrokasësh Reformën në Drejtësi, edhe pse gjyqet e tua mund të zgjasin me vite të tëra dhe të drejtën mund ta marrësh në jetën e amëshuar.

Ti nuk duhet të kritikosh, madje duhet të duartrokasësh Reformën në Drejtësi, pasi ajo hoqi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, por po mbushet me aktivistët e fondacionit “Qemal Stafa”, të Edi Ramës.

Ti nuk duhet të kritikosh, madje duhet të duartrokasësh Reformën në Drejtësi, edhe pse ti apo një afërmi yt mund të shkojë në burg për një dritare pa leje dhe “mjeshtrat” që rrinë pranë Ramës e Veliajt konsiderohen si “biznesmenë të suksesshëm” kur ndërtojnë kullë pa leje mbi kullë e nuk u hyn asnjë gjemb në këmbë.

*
Nëse për një moment, sado të vogël, të kalon, në mendjen tënde idea e çartur për të kritikuar SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi, për të kërkuar standard normal drejtësie, mbaj në vëmendje se:

Ti nuk dëshiron avenirin europian të Shqipërisë.

Ti del kundër interesave të administratës së “partnerit tonë strategjik”.

Ti je i shitur me rubla ruse dhe, si individ, bëhesh menjëherë subjekt i atij Komisionit për Dezinformim. (A thua se Donald Trump dhe gjysma e amerikanëve që nuk e duan politikën e “administratës” janë të shitur me rubla?)

Pra, ti duhet vetëm të duartrokasësh, është një veprim fizik që të bën mirë për shëndetin.

Etiketa: ALTIN DUMANIdrejtesiaEdi RamaErion Veliajreforma ne drejtesispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi

14:06 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
Para

Lëvizte me armë me vete në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom