• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këlliçi: Javën tjetër, protesta e radhës! Nuk tërhiqemi pa larguar kryehajdutin

17:39 : 11/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

“Javën tjetër shihemi në protestën e rradhës. Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun dhe kryehajdutin e Tiranës, pronarin faktik të inceneratorit dhe të organizatës 5D, Erion Veliajn”

Kështu shprehet anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në një reagim pas protestës së sotme të opozitës para Bashkisë së Tiranës ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës miliona euro “5D”.

Këlliçi i drejtohet Veliajt se duhet të reflektojë, jo nga zyra e tij, por nga një vend tjetër, ku do të ketë kohë me bollëk të mendohet dhe të lexojë Kuranin e Biblën, dhe ku do të kuptojë se çfarë i dallon njerëzit e mirë e të ndershëm nga ata që vjedhin dhe mashtrojnë.

Sipas Këlliçit, në emër të veprave publike, janë shkatërruar banesa në disa zona të Tiranës, për të krijuar troje të lira për projektet e kompanisë së drejtorëve të korruptuar dhe biznesve të oborrit të bashkisë.

Ai shton më tej se Mariglen Qato dhe Erion Veliaj nuk panë 7 katet pa leje që po ndërtoheshin para Bashkisë së Tiranës, teksa sipas tij, qyteti, si pasojë e këtij menaxhimi prej Qatosh, po rëndohet nga muaji në muaj në një xhungël të pabanueshme.

Lexo edhe:

Rama përbuz qytetarët: “Korbat” dhe “sorrat” të protestojnë deri në 2029, s’dorëhiqem!

Protesta popullore dhe pushimet, fluks i lartë makinash në doganën e Morinës

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit

Dje ishte festa e Fiter Bajramit dhe kryetari i bashkisë bëri atë që ka bërë më mirë gjatë gjithë kësaj kohe. Veshi përparësen e vet të preferuar dhe u shërbeu njerëzve në nevojë çorbën e hipokrizisë së tij. Ai tha madje se Muaji i Ramazanit për të kishte qenë një kohë reflektimi, për gabimet e vogla që ishin bërë, ndërsa kishte bërë mijëra punë të mëdha…

Po Erion Veliaj, ti duhet të reflektosh, por jo nga zyra ku ke firmosur, jo si pasojë e gabimeve, por si pasojë e planeve të paramenduara për të zhvatur qindra miliona euro nga taksat e atyre që sot i mëshiron me një garuzhde supë. Ti duhet të reflektosh nga një vend tjetër, ku do të kesh kohë më bollëk të mendohesh dhe të lexosh Kuranin e Biblën, dhe ku do të kuptosh se çfarë i dallon njerëzit e mirë e të ndershëm nga ata që vjedhin dhe mashtrojnë.

Pak ditë më parë i dolët në mbrojtje drejtorëve të kompanisë së famshme 5D. Madje ishe krenar për punët e mira që kishin bëra ata. Në fakt puna e mirë që ka bërë Maringlen Qato ka qenë të prishë shtëpitë e banorëve dhe ti hedhë ata në rrugë pa asnjë bonus dhe asnjë alternativë strehimi. Në emër të veprave publike, janë shkatërruar banesa tek Myslym Keta, tek 5 Maji, në Kombinat, tek Astiri, për të krijuar troje të lira për projektet e kompanisë së drejtorëve të korruptuar dhe biznesve të oborrit të bashkisë.

Këtu përballë bashkisë është një kullë. Ka 7 kate pa leje. As Qato dhe Veliaj nuk e kanë parë. Por nëse një fshatar në Zall Bastar apo Baldushk, ndërron tjegullat e thyera të çatisë apo do të ndreqë kasollen e lopës, Qato dhe të gjithë qatot e bandës së bashkisë, do ti ndjekin këmba këmbës derisa ti fusin në burg, ose të paguajnë haraçin tek banda.

Ndërsa qyteti, si pasojë e këtij menaxhimi prej Qatosh, po rëndohet nga muaji në muaj në një xhungël të pabanueshme. Përtej sheshit Skënderbej dhe bulevardit, Tirana është një qytet i pa jetueshëm. Pa parqe, pa hapësira publike, pa teatër, pa cirk, pa mjedise argëtimi dhe edukimi për fëmijë. Gjithçka është në shërbim të betonit.

Ndërsa zyra e propagandës nxjerr nga arkivi foto të vjetra të qytetit dhe ua shpërndan medieve të huaja për të shoqëruar shkrimet e paguara që tregojnë se Tirana është qyteti që po shpërthen nga zhvillimi…

Kjo hipokrizi, kjo vjedhje, kjo tallje me Tiranën duhet të marrë fund një orë e më parë. Falenderoj përzemërsisht qytetarët e Tiranës që dolën sot në protestën e thërritur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Opozita.

Falenderoj Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për qëndresën e tyre epike 7 vjeçare dhe për faktin që banditët e strehuar në bashki, kanë nisur ti kallëzojnë në SPAK që para 3 vitesh, më janar të vitit 2021, kur kallëzuan vjedhjen përmes Tirana DC.

Javën tjetër shihemi në protestën e rradhës. Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun dhe kryehajdutin e Tiranës, pronarin faktik të inceneratorit dhe të organizatës 5D, Erion Veliajn.

Etiketa: 5DaferaBelind KëlliçiprotestaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama përbuz qytetarët: “Korbat” dhe “sorrat” të protestojnë deri në 2029, s’dorëhiqem!

13:45 : 26/07/2026
AKTUALITET

Protesta popullore dhe pushimet, fluks i lartë makinash në doganën e Morinës

11:26 : 26/07/2026
AKTUALITET

Rama i “Besës” dhe “besprerët” në administratë!

19:42 : 24/07/2026
AKTUALITET

Rama sulmon sërish protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm pulat dhe vezët e tyre

13:04 : 24/07/2026
AKTUALITET

“Le Monde”: Gjenerata Z në Shqipëri e zemëruar me qeverinë e korruptuar

11:39 : 24/07/2026
AKTUALITET

Qori shpjegon pse qeveria Rama po i përgjigjet protestuesve me “tërheqje zvarrë”

22:27 : 23/07/2026
Para

Tabaku: Qeveria ka dështuar në konkurrencë me rajonin, të fundit, më të varfërit!

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

21:29 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş