• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati: Drejtësia nën urdhrat e politikës, Rama-Veliaj reagime arrogance

21:14 : 10/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Andi Bushati, zërat për përçarje në radhët e Partisë së Lirisë nuk i sheh me vlerë, duke thënë se tashmë është një parti e vogël me vetëm 3 deputetë. Në MCN TV, ai deklaroi se është njëlloj si të flitet për përçarjen e Partisë Republikane të Fatmir Mediut, duke i cilësuar çështje të brendshme të partisë që pak jehonë ka në publik.

“Nëse Ilir Meta ka vënë bast se do e bëjë partinë më të fortë, do e ketë të vështirë pasi LSI ka pasur 20 deputetë. Nuk besoj se ka kuptim se që kur është krijuar kjo parti, është partia personale e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.” – tha Bushati.

Sa i takon votimit të nesërm në parlament të ngritjes së një komisioni të Posaçëm për Dezinformimin, Bushati shprehet se i duket më shumë një zhurmë propagandistike, e ekzagjeruar.

“Është idiotësi tu thuash shqiptarëve sot se vendi ynë, aleat i NATO-s, rrezikohet nga dezinformacioni. Shpesh e kemi bërë si legjendë atë që qeveria thotë Basha është i rusëve, PD financohet nga rusët, pastaj kthehet PD i thotë Ramës shok i Vuçiç, i hap rrugë investimeve ruse në Shqipëri. Sot ka mungesë informacioni për pikëpamjet e Rusisë mbi botën, mbi luftën në Ukrainë. Ne jemi më katolikë se Papa, sa Rusisë i kemi vënë zhurmuesin dhe nga kjo të bëjmë estradë me veten tonë jemi të rrezikuar nga financimet ruse në politikë dhe media, është një budallallëk, Shqipëria rrezikohet nga servilizmi amerikan, jo nga depërtimi i ideve të Kremlinit. Në dijeninë time nuk kam parë njeri me çanta të çojë në ndonjë media ndonjë lajm a televizion me kokore ruse. A kemi parë njeri të flasë në Shqipëri pro Rusisë, në konfliktin me Ukrainën? A kemi parë ndonjë zë në Shqipëri, që nuk do ishte mëkat dhe po të ishte të thoshte ne do dalim nga NATO. Defekti ynë është servilizmi qesharak ndaj Amerikës dhe jo depërtimi i ndonjë ideje ruse. Shpresoj që kjo mos të jetë ndonjë manovër për të shfrytëzuar rrezikun e armikut rus për të ushtruar presion mbi media. Që të ketë rrezik real rus në Shqipëri më duket qesharake.” tha  Bushati.

Duke folur për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, ku u arrestua drejtori i IT në Policinë e Shtetit, mirëpo askush nuk mban përgjegjësi politike për këtë çështje, Bushati ironizoi duke thënë se përgjegjësinë politike njerëzit e kanë mbajtur, pasi Edi Rama ka thënë se është një çështje e vogël.

Lexo edhe:

Mediat raportojnë se Erion Veliaj ka votuar në burg, pas largimit të kamerave

Rama nxjerr pamje çfarë ndodh brenda “komandës” së patronazhistëve/ VIDEO

“Është çështje teknike, nga që nuk e njoh çështjen në themel rezervohem të bëj konkluzione. Në deklaratat politike ka një përsëritje të atij refreni që qeveria dhe kryeministri kanë bërë për të mbrojtur çdokënd në këtë vend. Çështja ka mbi 8 muaj që ka shpërthyer dhe dëshmitari kryesor vetëm tani arrestohet nga policia.” – tha analisti.

Sa i takon skandalit me Bashkinë e Tiranës dhe drejtorët e arrestuar dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama se Veliaj vijon të ketë mbrojtjen politike të tij, Bushati shtoi se është nga ata që mendon se drejtësia është kapur.

“Drejtësia nuk është e kapur me parcela. Unë besoj dhe mbroj tezën se këtu drejtësia është vënë nën urdhrat e politikës dhe nuk ka kuptim të diskutojmë a po i bën Rama drejtësisë presion, a po i bën Veliaj drejtësisë presion. Reagimi i fundit ishte një arrogancë për të thënë që po ju them një gënjeshtër për të larë gojën. Ne vetë vjedhim, vetë shpëlahemi dhe vetë kontrollojmë drejtësinë. Partia Demokratike po harxhon shumë energji te rruga e Salës. Unë mendoj se opozitarizmit i shërbehet më mirë duke protestuar para bashkisë se sa te rruga e shpresës.” tha Bushati.

Etiketa: Andi BushatiarrogancedrejtesiaRamareagimetVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mediat raportojnë se Erion Veliaj ka votuar në burg, pas largimit të kamerave

15:55 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rama nxjerr pamje çfarë ndodh brenda “komandës” së patronazhistëve/ VIDEO

14:21 : 11/05/2025
AKTUALITET

Bylykbashi voton në Durrës: Qytetarët të dalin të votojnë masivisht

11:07 : 11/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

08:45 : 11/05/2025
AKTUALITET

PD Shkodër: I dënuari për vrasje, Arian Zoga po blen vota për kandidatin e Ramës

07:20 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025
Para

Berisha: Rruga për fitoren e PD tashmë është e shtruar

TË GJITHA

Kërkesa e PD për të veçuar votat e diasporës në Greqi, KQZ merr vendimin

01:31 : 12/05/2025

Fillon numërimi edhe në qarkun e Vlorës, ja si është rezultati i kutisë së parë

01:18 : 12/05/2025

Përfundon numërimi i votave në Pustec, fiton PS

01:08 : 12/05/2025

Nis numërimi në Tiranë, PD kryeson në kutinë e parë

01:00 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 22 kutitë e para në gjithë vendin, dalin rezultatet e para

00:43 : 12/05/2025

Numërohet kutia e parë në Berat, kryeson PD

00:35 : 12/05/2025

Numërohen 11 kutitë e para në Korçë, ja rezultati

00:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com