Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Burrel.
Autoritetet policore raportojnë se një 62-vjeçar, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë makina është përplasur me murin anësor të rrugës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Ish parku”.
Drejtuesi i automjetit është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Viktima është shtetasi me inicialet M.B., banues në Burrel.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.