• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot pritet miratimi i “Amnistisë”/ Falen edhe të korruptuarit, me përjashtim të politikanëve

08:32 : 04/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Palët politike duket se kanë gjetur dakordësinë “Për Dhënien e Amnistisë Penale”, projekt-ligj i cili pritet të miratohet këtë të enjte në Kuvend.

“Drita jeshile” u dha ditën e djeshme pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili propozoi disa ndryshime të versionit fillestar në Kuvend, të cilat u pranuan nga mazhoranca dhe u përshëndetën nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Pika e parë e propozimit lidhej me ndryshimin e datës, ku falja të bëhet edhe për të dënuarit, nisjes së hetimeve apo kryerjes së veprës penale deri më 31 Mars. Po ashtu, PD propozoi që të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale të gjithë personat e gjykuar apo hetuar për vepra penale të kryera gjatë protestave.

Pika më e diskutueshme lidhet me ndryshimet në nenin 5, ku përfshihen edhe subjekte të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Amendamenti i grupit parlamentar të PD-së përjashton nga përfitimi një grup funksionesh kushtetuese, të tillë si presidenti, kryeministri, ministra, zëvendësministra,  deputetë dhe funksionarë të tjerë të lartë të drejtësisë e të ngjashme, por lejon uljen e dënimit për një seri veprash penale në kompetencë të GJKKO-së për zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë, gjyqtarë, prokurorë apo persona fizikë të dënuar për korrupsion, abuzim me tenderat dhe të ngjashme.

Ky ndryshim në projektligj u jep ulje me 1 vit e gjysëm burg të dënuarve burra nga Gjykata e Posaçme dhe me 2 vit e gjysëm burg të dënuarve gra dhe të mitur nga e njëjta gjykatë, me kushtin që ata të mos mbajnë apo të mos kenë pasur kur kanë kryer veprën penale funksionet përjashtuese.

Lexo edhe:

Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me llogari bankare plot, kryeson Arkend Balla me 2.3 miliardë lekë

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi  

  • Neni 244, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
  • Neni 245, Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
  • Neni 245/1, Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
  • Neni 257/a, Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…
  • Neni 258, Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
  • Neni 259, Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
  • Neni 259/a, Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,
  • Neni 260, Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
  • Neni 312, Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
  • Neni 319 Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.

Ndërkohë, në seancën e sotme plenare do të futen në rend dite për votim 5 ligjet e seancës së 7 marsit, votimi i të cilave u anulua nga Sekretariati i Etikës pas kërkesës së Rithemelimit se nuk pati kuorum për votimin e ligjeve. Ndër këto 5 ligje, përfshihet edhe ai për zgjatjen me 1 vit të afatiti për ligjet për investimet strategjike, çështje të cilën opozita e ka kontestuar shumë.

Gjithashtu, në seancën e sotme plenare deputetja Ina Zhupa ka kërkuar një interpelancë me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro për ligjin për zonat e mbrojtura, i cili hap rrugë betonizimit dhe shkatërrimit të këtyre zonave.

Etiketa: amnistia penalekuvendmiratimpolitikanettë korruptuaritzyrtarët e lartë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me llogari bankare plot, kryeson Arkend Balla me 2.3 miliardë lekë

20:20 : 12/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
RAJONI

Dështon seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:02 : 05/06/2025
AKTUALITET

Nis me debat seanca plenare në Kuvend

10:19 : 05/06/2025
AKTUALITET

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet/ Axhenda

08:36 : 05/06/2025
BOTA

VIDEO/ Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Kuvendit

19:31 : 04/06/2025
Para

“75 vjetori i Aleancës së sigurisë dhe vlerave Euroatlantike (NATO)”

TË GJITHA

Ekonomia e krimit

12:43 : 15/06/2025

E rëndë/ U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

12:21 : 15/06/2025

Izraeli mesazh për qytetarët iranianë: Largohuni nga zonat që kemi në objektiv

12:11 : 15/06/2025

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

11:56 : 15/06/2025

VIDEO/ Autori i disa vjedhjeve, arrestohet hajduti serial në Tiranë

11:50 : 15/06/2025

“Magazinierët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike”/ PD: Vetëm SPAK s’i sheh

11:36 : 15/06/2025

Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe ua ndalon hyrjen për 5 vjet

11:24 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com