• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja “5D”/ GJKKO urdhër SPAK: Hetoni titullarin e Bashkisë (pa i përmendur emrin Veliajt)

19:02 : 02/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme duket se vijojnë të kenë kompleks të përmendin emrin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në hetimet që kanë në zhvillim.

Kështu ndodhi më herët me dosjen e inceneratorit të Tiranës dhe e njëjta gjë u përsërit edhe në hetimin e aferës “5D” shpk.

Në 120 faqe vendimi gjyqësor, emri i kryebashkiakut Veliaj nuk përmendet asnjëherë nominalisht, megjithëse e gjithë çështja hetimore është bazuar mbi drejtorët e tij të rëndësishëm dhe, për më tepër, mbi një numër të konsiderueshëm tenderash të zhvilluar drejtëpërdrejtë nga Bashkia Tiranë dhe të fituar në mënyrë abuzive nga “5D” shpk (ish “V.A.S Construction”).

Megjithatë, përtej kompleksit për të përmendur emrin e tij, Gjykata e Posaçme, gjithësesi, ka lënë një shenjë për Prokurorinë, ku i kërkon të hetojë titullarin e Autoritetit Kontraktor.

Lexo edhe:

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

Në vendim nuk përmendet më shumë se cilit Autoritet Kontraktor. Por, duke ndjekur logjikën e vendimit, kuptohet qartësisht se bëhet fjalë për Erion Veliaj.

Në vendim, thuhet konkretisht: “Në raport me faktet dhe rrethanat e mësipërme, gjykata vlerëson se, në vijim të hetimeve, duhet të hetohen dhe vlerësohen edhe përgjegjësitë e mundshme të titullarit të autoritetit kontraktor ose nëpunësit të autorizuar, në lidhje me detyrimet ligjore të tij për të kontrolluar ligjshmërinë e procedurave të prokurimit objekt procedimi, për të vlerësuar nëse ka element të veprës penale”.

Në foto: Pjesë nga vendimi i gjykatës, ku urdhërohet SPAK të hetojë “titullarin e autoritetit kontraktor, Bashkia Tiranë”, Erion Veliaj

Ky paragraf në vendimin e gjykatës paraprihet nga analizimi i elementëve të veprës penale për Taulant Tushen, Enton Punavijan, Julian Zanaj dhe Albano Janku, të cilët kanë qenë personat e ngarkuar për tenderat e zhvilluar nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia e Tiranës, dhe të fituar nga “5D” shpk.

Duke ndjekur rrjedhën logjike të veprime të Prokurorisë dhe vendimit të Gjykatës, kuptohet qartësisht se gjyqtarja e posaçme ka urdhëruar hetimin e Erion Veliajt për aferën “5D” shpk.

Kompeksi para emrit “Erion Veliaj”

Kompania “5D” ka fituar një numër të konsiderueshëm tenderash në 4 institucione (autoritete kontraktore) që lidhen me Bashkinë Tiranë.

Konkretisht, tenderat e fituar nga shoqëria, e cila sipas SPAK-ut, zotërohet faktikisht nga Mariglen Qato dhe Redi Molla, janë zhvilluar nga autoritetet kontraktore: Bashkia Tiranë, Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, Tirana Parking dhe Klubi Sportiv “Tirana”.

SPAK-u, ashtu si edhe Gjykata e Posaçme, janë shumë konkret kur përmendin emrat e titullarëve të tre nga katër autoriteteve kontraktore. Vetëm në një rast bëjnë përjashtim, duke mos i përmendur emrin titullarit të autoritetit kontraktor- atë që drejton Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Më konkretisht, në vendimin e gjykatës për tenderat e Ujësjellësit të Tiranës, thuhet:

“Redi Molla, në cilësinë e autoritetit kontraktor, Ujësjellës-Kanalizime Tiranë…ka lejuar zhvillimin e këtyre procedurave (të fituara nga V.A.S Construction, shën.red), 6 prej të cilave në shkelje të dukshme të përcaktimeve të ligjit për prokurimet publike…”.

Në foto: Pjesa e vendimit të GJKKO për përgjegjësitë e Redi Mollës, si titullar i Autoritetit Kontraktor, Ujësjellësi Tiranë

Lidhur me shkeljet e tenderave të zhvilluar nga autoriteti kontraktor, “Tirana Parking”, në vendimin e gjykatës së posaçme, thuhet:

“Nga tërësia e fakteve dhe rrethanave…rezultojnë se shtetasja Eglantina Zëre, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”…ka kryer veprime të kundërligjshme, që kanë krijuar avantazhe dhe privilegje për bashkimin e operatorëve ‘V.A.S Construction’ dhe ‘Rroku Guest’…në raport me përmbushjen e kritereve kualifikuese…”.

Në foto: Pjesa e vendimit të GJKKO për përgjegjësitë e Eglantina Zëre, si titullar i Autoritetit Kontraktor, “Tirana Parking”

E njëjta gjë përsëritet edhe për shkelje në procedurat e zhvilluara nga Klubi Sportiv “Tirana”, me fitues “5D” shpk.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se:

“Nga tërësia e fakteve dhe rrethanave…rezultojnë se shtetasja Deborah Keçi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”…ka kryer veprime të kundërligjshme, që kanë krijuar avantazhe dhe privilegje për operatorin ‘V.A.S Construction’…në raport me përmbushjen e kritereve kualifikuese…”.

Në foto: Pjesa e vendimit të GJKKO për përgjegjësitë e Deborah Keçi, si titullar i Autoritetit Kontraktor, “Klubi Sportiv Tirana”

Pra, duket qartë se Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme nuk kanë asnjë problem të përmendin emrat e drejtorëve në varësinë e Veliajt.

Por, kur vjen fjala tek Bashkia e Tiranës, dy institucionet mjaftohen me termin “titullar i autoritetit kontraktor, Bashkia Tiranë”, duke luajtur kukafshehti me veten dhe publikun, i cili, megjithatë, e ka shumë të qartë se kush e drejton këtë institucion.

Etiketa: arrestimebashkia tiranedosja 5DdrejtoreErion VeliajGJKKOspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

16:54 : 03/06/2026
Para

Muçollari: ‘5D’, grup i mirëfilltë kriminal. Veliaj duhej të ishte nën arrest

TË GJITHA

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom