• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Olsi Rama eksponenti kryesor i klanit “Xibraka”, urdhëroi SPAK-un për “koka turku”

20:40 : 28/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në protestën e sotme, ka folur mbi dukementet e publikuara ditën e sotme nga Gazment Bardhi që faktojnë implikimin e Olsi Ramës, vëllai i kryeministrit Edi Rama në laboratorin e drogës në Xibrakë.

Berisha tha se në dosjen hetimore, Olsi Rama dilte një nga njerëzit më kryesorë, në mos më kryesori me Genti Xhixhën, i klanit të kokainës në Xibrakë.

“Ishte Olsi Rama që do nxirrte jashtë kufijve famëziun Genti Xhixha, i cili bashkë me mamanë e tij, Marianthi Xhavara, derdhnin valixhet me euro për Edi Ramën në bashki.” – tha ndër të tjera Berisha.

Lideri demokrat tha se pavarësisht përpjekjeve, Rama dështoi ta ndalonte emisionin dhe sot shqiptarët me dokumente do shohin se pushteti i tyre nisi me drogën dhe do sosë me drogën gjer në përmbysjen e ardhshme.

Berisha tha se arrestimet e sotme nga SPAK janë vetëm për të tërhequr vëmendjen nga ky skandal. Sipas tij, kreu i qeverisë duhet të japë dorëheqjen.

Lexo edhe:

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai? DETAJE nga dosja

Berisha: Edi Rama pasi erdhi në pushtet, vendosi në Shqipëri aleancën më të zezë të pushtetit me krimin, vjedhjen dhe drogën. Sot, shqiptarët panë, por edhe mbarë bota, dosjen hetimore në të cilën Olsi Rama dilte një nga njerëzit më kryesorë, në mos më kryesori me Genti Xhixhën, i klanit të kokainës në Xibrakë. Olsi Rama dilte eksponent kryesor i klanit të Xibrakës që instaloi aty fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan. Ishte Olsi Rama, që për familjen Rama, klanin Rama, do ndërmerrte aksionin më të rëndë të regjistruar ndonjëherë në Shqipëri të përpunimit të kokainës dhe drogave të forta. Ishte Olsi Rama që do sillte kolumbianët e alkimisë së kokainës. Ishte Olsi Rama që do nxirrte jashtë kufijve famëziun Genti Xhixha, i cili bashkë me mamanë e tij, Marianthi Xhavara, derdhnin valixhet me euro për Edi Ramën në bashki. Edi Rama sot mori atë që meritonte.

Një javë më parë, ai në Opinion do t’i shtrembërohej fytyra dhe do nxirrte fjalë që vetëm ai mund të nxjerrë, kur moderatori i rikujtoi akuzën për Olsi Ramën në dosjet e hetimit. Fyeu me fjalët që vetëm ai i ka të vetëm, kryetarin e grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, i cili iu përgjigj fjalë për fjalë: a je burrë, më prit në Opinion javën që vjen, të të faktoj me dokumente zyrtare se cili është Olsi dhe roli i tij. Sonte, pas përpjekjeve që bëri për të dështuar emisionin, ka ngritur në këmbë polici dhe spiunë. Por shqiptarët do e shohin se kush është Edi Rama, se ç’përfaqëson klani Rama, se ç’përfaqëson drejtësia e tij. Shqiptarët me dokumente do shohin se pushteti i tyre nisi me drogën dhe do sosë me drogën gjer në përmbysjen e ardhshme.

I shastisur nga lajmet e drogës, në të cilat dosje hetimore faktonte se njeriu i paidentifikuar, 45-vjeçari me flokë të shkurtra dhe surrat Olsi, ishte vëllai i tij, urdhëroi Dumanin e tij të presë ca koka turku në mënyrë që publiku shqiptar të mos përqendrohen tek Olsi sonte, por të merren me Qaton dhe stër-Qaton. Të dashur miq, fatkeqësitë këtij kombi dhe asnjë kombi tjetër, nuk i vijnë nga poshtë lart, por i vijnë nga lart poshtë. Fatkeqësitë nuk vijnë nga qytetarët, por vijnë nga pushtetarët hajdutë. Nga pushtetarë që vjedhin dhe i shtypin. Kjo është historia.

Mos harroni këtë vit 28 marsin, kur dokumente zyrtare nga sistemi TIMS, nga përgjimet e policisë, nga gjurmimet e policisë, faktuan se Olsi ishte përfaqësuesi i Edi Ramës në aferat e mëdha të drogës në Shqipëri, Ballkan, Europë dhe botë. Mund të thoni ju a e dinte Edi Rama këtë? Miqtë e mi, Edi Rama jo vetëm që e dinte, por prokurorët që e ndrynë çështjen dhe që e lanë, megjithëse dihej se personi i paidentifikuar ishte fiks Olsi Rama, megjithëse dihej pa asnjë kundërshtim, por që e ndanë dhe e mbyllën në një sirtar, njërin e bëri prokuror të përgjithshëm, tjetrin u bë copa për ta bërë kryeprokuror të SPAK. T’i shërbente me çdo kusht se e mbrojtën nga demaskimi përfundimtar si klani më i rrezikshëm i kokainës në Shqipëri. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse Olsi është ushtari i tij. Olsi zbaton vetëm porositë e tij. Kurse Edi Rama është arkitekti, është bajlozi i drogëzimit të Shqipërisë.

Etiketa: Edi RamaOlsi RamaSali BerishaspakTIMSXibraka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025
AKTUALITET

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai? DETAJE nga dosja

15:25 : 11/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Do krijojmë komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal

13:30 : 11/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Nuk ka asnjë bazë ligjore për ndërprerjen e sinjalit të News24

13:10 : 11/08/2025
AKTUALITET

“KAPJA E DREJTËSISË”/ Pse KLP dhe SPAK janë nyja kyçe e rikthimit të shtetit ligjor

11:44 : 11/08/2025
AKTUALITET

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

11:31 : 11/08/2025
Para

VIDEO/ Avioni ushtarak rus rrëzohet në portin e Sevastopolit

TË GJITHA

VIDEO/ Zjarri në Poliçan merr përmasa të frikshme, rrezikohen të digjen fshatrat me radhë

17:02 : 11/08/2025

Burnley, trajneri “frenon” Brojën: Duket mirë, por nuk dua ta rrezikoj

17:02 : 11/08/2025
Screenshot

Zjarr i madh përfshin fshatin Tërbaç të Vlorës, rrezikohen banesat përreth

16:59 : 11/08/2025

Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar

16:49 : 11/08/2025

Te Roma nuk preferohet, Marash Kumbulla mund të rikthehet në Spanjë

16:40 : 11/08/2025

Aksident fatal në Milano: Katër minorenë vjedhin një makinë dhe përplasin për vdekje një grua

16:39 : 11/08/2025

Ç’na tregon memecëria e frikshme për mbylljen e një televizioni

16:34 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com