• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja “5D” për Mariglen Qaton/ PD: Veliaj po e mban peng prokurorin me kërcënimin e Mërtirit

17:05 : 27/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar ditën e sotme se kompania “5D KONSTRUKSION”, e zotëruar nga familjarët e  Mariglen Qatos, ish-drejtorit të ujësjellësit Tiranë dhe aktualisht drejtorit të IKMT, ka përfituar miliona euro fonde publike dhe disa leje ndërtimi me vetë firmën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi u shpreh se gjatë hetimeve të SPAK, të cilat drejtohen nga prokurori Klodian Braho, sipas infomacioneve që disponojnë gazetarët e kronikës , janë sekuestruar disa telefona, pajisje kompjuterike dhe kontrata të cilat kanë hapur kutinë e pandorës.

Ish-deputeti demokrat tha më tej se nga këto sekuestrime flitet se është zbardhur skema sesi këta vartës të Veliajt kanë vjedhur fondet publike si dhe është zbuluar aplikacioni privat i komunikimit mes tyre dhe janë zbuluar udhëtimet me chartera të tyre nga vëndet fqinje.

Por, Këlliçi theksoi se sot, një vit pas dorëzimit të padisë në SPAK, nuk kemi asnjë të arrestuar. Sipas tij, duket se Veliaj po e mban peng prokurorin Klodian Braho përmes kërcënimit me anë të Mirel Mërtirit, që e akuzoi si të lidhur me krimin, që të mos prekë në asnjë formë një tjetër skemë të jashtëligjshme korrupsioni të krijuar në Bashkië e Tiranës.

Këlliçi i bëri thirrje SPAK-ut që të veprojë dhe të vejë përgjegjësit përpara drejtësisë dhe të mos e lërë këtë dosje më që të pluroset.

Lexo edhe:

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

Bushka, presion dëshmitares së “Ajolës” në zyrën e Avokates së Popullit, Ballanca: S’di gjë

LEXO EDHE: Udhëtoi me kriminelë? SPAK duhet të na bindë për pastërtinë e prokurorit Klodian Braho

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, BELIND KËLLIÇI

Të nderuar qytetarë,

U bënë sot 334 ditë nga regjistrimi i kallëzimit penal që kam depozituar në SPAK ndaj kompanisë famoze 5D KONSTRUKSION.

Kompania e vartësve të pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, ku truri është drejtori i korruptuar i Bashkisë Tiranë, Maringlen Qato.

Kompania 5D KONSTRUKSION ka përfituar miliona euro fonde publike dhe disa leje ndërtimi me vetë firmën e Erion Veliajt.

Gjatë hetimeve të cilat po drejtohen nga prokurori Klodian Braho, sipas infomacioneve që disponojnë gazetarët e kronikës dhe të bëra publike në media, janë sekuestruar disa telefona, pajisje kompjuterike dhe kontrata të cilat kanë hapur kutinë e pandorës.

Nga këto sekuestrime flitet se është zbardhur skema sesi këta vartës të Erion Veliajt kanë vjedhur fondet publike si dhe është zbuluar aplikacioni privat i komunikimit mes tyre dhe janë zbuluar udhëtimet me chartera të tyre nga vëndet fqinje.

Sot që flasim, pothuaj një vit më pas, nuk kemi ende asnjë të arrestuar apo asete të sekuestruara, duke i lejuar këta shtetas të vazhdojnë të pacënuar bizneset e tyre, madje duke përfituar dhe një leje të re ndërtimi, fill pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

Pyetja që lind natyrshëm është se përse prokurori special Klodian Braho, që e nisi këtë hetim pas denoncimit dhe kallëzimit tonë, sot nuk po vepron më?

Mbase përgjigjen do ta gjejmë tek kallëzimi penal që Mirel Mërtiri bëri kundër këtij prokurori, duke e akuzuar atë si të lidhur me krimin e organizuar në vend.

Pra sot, pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, mesa duket mban peng përmes kërcënimit me anë të Mirel Mërtirit këtë prokuror, që të mos prekë në asnjë formë një tjetër skemë të jashtëligjshme korrupsioni të krijuar në Bashkië e Tiranës.

Personalisht kam qenë i pari që kam dalë nga kjo foltore në mbrojtje të këtij prokurori në momentin që u shantazhua publikisht nga banda e Inceneratorit të Tiranës, por sot i bëj thirrje publike të mos pluhrosi më dosjen e kompanisë 5D dhe të dërgojë menjëherë përpara drejtësisë vartësit e korruptuar të Erion Veliajt në Bashkinë Tiranë, sëbashku me këtë të fundit, i cili e ka kthyer sot institucionin e bashkisë në monumentin më të madh të korrupsionit në vend.

Vetëm një drejtësi pa regji, është zgjidhja e vetme për korrupsionin galopant në të cilin lundron sot vendi ynë.

Vetëm një drejtësi e cila nuk ka dy standarde e nuk burgos pa asnjë provë apo akuzë Kryetarin e Opozitës, por çon përpara drejtësisë bazuar mbi fakte dhe dokumenta të pakontestueshme hajdutët në qeveri e bashki, është ilaçi i duhur për këtë situatë kritike me shpërdorimin dhe vjedhjen e fondeve publike në vend.

Ju faleminderit.

Etiketa: 5D KonstruksionBelind KëlliçiErion VeliajHetimetkercenimiKlodian BrahoMariglen Qatomirel mertirispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025
AKTUALITET

Bushka, presion dëshmitares së “Ajolës” në zyrën e Avokates së Popullit, Ballanca: S’di gjë

17:11 : 27/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

16:04 : 27/07/2025
AKTUALITET

Si ra alibia e 115 mijë eurove që u gjetën në kasaforën e Ajola Xoxës

14:54 : 27/07/2025
AKTUALITET

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

14:07 : 27/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Goditja e grupit të trafikut të drogës, ja kush është biznesmeni i shpallur në kërkim

11:00 : 27/07/2025
Para

40 milionë plus 2 lojtarë, PSG ka gati super ofertën për yllin e La Liga-s

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com